Tiranë, 28 janar 2026 – Telefonat inteligjentë janë hapësira jonë më intime, por shpesh i përdorim në vendet më pak private. Në autobus, në ashensor, ndërsa presim në radhë, bota jonë digjitale është e ekspozuar ndaj të gjithëve. Ndërsa telefonat bëhen gjithnjë e më të personalizuar sipas zakoneve dhe preferencave tona, shqetësimi për privatësinë vetëm sa rritet.
Duke pasur parasysh këtë, Samsung së shpejti do të prezantojë një nivel të ri privatësie, që mbron telefonin tuaj nga shikimet kureshtare, kudo që të ndodheni. Tani mund të shfletoni mesazhet ose të vendosni fjalëkalime në transportin publik, pa u shqetësuar se kush mund të “shohë mbi supin tuaj”.
Mbrojtje fleksibile, e zhvilluar ndër vite
Niveli i nevojshëm i privatësisë ndryshon nga një përdorues te tjetri. Cilësimet e reja ju japin mundësinë të vendosni vetë se çfarë ju përshtatet më mirë. Mund ta personalizoni mbrojtjen që të veprojë për aplikacione të caktuara ose të aktivizohet gjatë futjes së të dhënave, për të mbrojtur përmbajtjet në telefonit tuaj. Me më shumë opsione për kontrollin e dukshmërisë, mund të kufizoni atë që të tjerët shohin, sipas nivelit të mbrojtjes që ju nevojitet.
Gjithashtu, mund të zgjidhni të mbroni pjesë të caktuara të ndërfaqes së përdoruesit, si njoftimet pop-up. Kjo është një qasje e personalizuar, që mund të rregullohet në detaje ose të çaktivizohet plotësisht, në vend të një mbrojtjeje universale për të gjitha rastet.
Ky nivel i ri privatësie është rezultat i më shumë se pesë viteve inxhinieri, testimi dhe përmirësimi nga Samsung. Është studiuar mënyra se si njerëzit përdorin telefonat inteligjentë, çfarë konsiderojnë private dhe si duhet të duket siguria në jetën e përditshme. Rezultati është një kombinim i harduerit dhe softuerit, i harmonizuar me kujdes për t’ju mbrojtur, pa ju penguar në përdorim.
Një standard i ri i privatësisë mobile
Bëhet fjalë për inovacionin më të fundit në serinë e risive Galaxy, të krijuara për të ruajtur sigurinë tuaj. Privatësia nuk ekziston pa siguri të fortë. Kujtojmë se Samsung Knox ka ofruar mbrojtje shumështresore për pajisjet Galaxy për më shumë se një dekadë, duke filluar nga hardueri i dedikuar i sigurisë, si Knox Vault, deri te mbrojtja brenda ekosistemit përmes Knox Matrix. Mbrojtja më e re e çon më tej këtë përkushtim ndaj sigurisë, duke sjellë privatësinë në nivel pikseli.
Kjo është privatësi që mund ta shihni dhe siguri që mund ta ndjeni, e cila vjen së shpejti në Galaxy.