Lajme globale

Samsung Electronics shpallet për të dymbëdhjetin vit radhazi numri 1 në shitjet globale të soundbar

Kompania udhëheq shitjet globale të soundbar-ve, duke forcuar portofolin e tij audio me modele premium dhe një linjë të zgjeruar për vitin 2026
Me 20 vite në krye të tregut global të televizorëve, kjo arritje e konsolidon Samsung si lider të argëtimit në shtëpi

18.03.2026

Tiranë, 18 mars 2026 – Samsung Electronics njoftoi sot se për të dymbëdhjetin vit radhazi ka ruajtur pozicionin udhëheqës në sektorin audiovizual, duke qenë marka numër një në botë për soundbar-e.

 

Sipas një studimi të ri nga kompania FutureSource, Samsung në vitin 2025 arriti 21.5% të të ardhurave globale nga soundbar-et dhe 19.7% të njësive të shitura, duke vazhduar serinë e tij udhëheqëse që nisi në vitin 2014. Ky sukses, së bashku me dy dekada lidershipi global në tregun e televizorëve1, e forcon më tej pozicionin e Samsung në krye të industrisë së argëtimit në shtëpi.

 

Suksesi i qëndrueshëm i kompanisë në tregun e soundbar-eve nxitet nga teknologjia e avancuar audio, cilësia mbresëlënëse e zërit dhe integrimi i përsosur me televizorët Samsung. Duke u bazuar në këtë, Samsung do të zgjerojë linjën e tij audio për vitin 2026 me produkte të reja që ofrojnë përvojë zanore të nivelit kinematografik, të përshtatura për ambiente të ndryshme jetese.

 

Oferta do të përfshijë:
 

  • HW-Q990H, soundbar-i flagship, pasardhësi i modelit HW-Q990F
  • All-in-one soundbar HW-QS90H
  • Altoparlantët Wi-Fi Music Studio 7 dhe Music Studio 5, të dizajnuar nga Bouroullec

 

“Jemi veçanërisht krenarë për markën tonë të soundbar-ve dhe e shohim atë si një mënyrë për të sjellë përvoja të jashtëzakonshme zanore në shtëpitë anembanë botës,” tha Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i divizionit Visual Display (VD) në Samsung Electronics. “Të shpallemi marka lider në botë për të 12-in vit radhazi nuk është vetëm një nder i madh, por edhe dëshmi e përkushtimit tonë ndaj një përvoje të nivelit më të lartë të argëtimit në shtëpi.”

 

 

Rreth Samsung Electronics

 

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

1. Raporti i prezantimit publik të kompanisë Omdia për tremujorin e katërt të vitit 2025, bazuar në shitjet në njësi.