Tiranë, 28 gusht - Bashkohuni me ne më 4 shtator për të zbuluar një përvojë më intuitive mobile në një gamë më të gjerë pajisjesh, nga tabletët premium me AI deri te anëtari më i ri i familjes Galaxy S25.
Bëhuni pjesë e prezantimit online dhe shihni se si evolucioni i ardhshëm i Galaxy vendos një standard të ri për produktivitet të lehtësuar përmes kapaciteteve multimodale. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com dhe në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube, duke filluar nga ora 11:30, më 4 Shtator. Gjithashtu, jeni të mirëpritur të na bashkoheni në IFA 2025 për konferencën tonë për shtyp dhe të vizitoni stendat tona të ekspozitës.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com/global.