Tiranë, 16 shtator 2025 – Samsung Electronics ka njoftuar se fshesa e tij më e re robot Bespoke AI Jet Bot Steam Ultra[1] dhe frigoriferi Bespoke AI[2] kanë marrë etiketën e sigurisë IT nga BSI. Ky hap i rëndësishëm erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë (MRA) midis Agjencisë Koreane për Siguri të Internetit (KISA) dhe Zyrës Federale Gjermane për Siguri të Informacionit (BSI).
Marrëveshja MRA mundëson njohjen reciproke të rezultateve të vlerësimeve të sigurisë kibernetike për produktet e certifikuara, duke u lejuar kompanive hyrje më të shpejtë në treg dhe duke siguruar një nivel të lartë besueshmërie përtej kufijve. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, produktet e Samsung që kalojnë me sukses Certifikimin e Sigurisë Kibernetike IoT (CIC) të KISA-s, mund të marrin njohje ekuivalente brenda sistemit të etiketimit të BSI-së.
“Jemi krenarë që kemi produktet e para të njohura reciprokisht në kuadër të marrëveshjes koreano-gjermane MRA,” – tha Jeong Seung Moon, zëvendëspresident ekzekutiv dhe drejtues i ekipit R&D për Digital Appliances Business në Samsung Electronics. “Do të vazhdojmë t’i japim prioritet sigurisë së fuqishme IoT, në mënyrë që përdoruesit të shijojnë prakticitetin e pajisjeve shtëpiake të mbështetura nga AI me edhe më shumë besim.”
Në IFA 2025 në Berlin, KISA dhe BSI zhvilluan një ceremoni për dhënien e etiketave të reja dhe për nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes MRA. Ceremonia u mbajt në stendën e BSI-së në IFA, me praninë e përfaqësuesve kyç nga BSI, KISA dhe Samsung DA.
Certifikimi i Sigurisë Kibernetike IoT (CIC) nga KISA
CIC vlerëson produkte në kategori si fshesa robot, kamera të mençura shtëpiake dhe pajisje të lidhura shtëpiake, duke u dhënë një nga tre nivelet: Lite, Basic ose Standard, në varësi të aftësisë për t’u mbrojtur nga kërcënimet digjitale.
Vitin e kaluar, Samsung u bë kompania e parë që mori vlerësimin më të lartë[3] “Standard” nga KISA për fshesën e tij robot dhe deri më sot mbetet i vetmi brand që e mban këtë vlerësim.
Së fundmi, edhe fshesa e re robot[4] dhe frigoriferët[5] e Samsung morën vlerësimin “Standard” në CIC, një etiketë e rezervuar vetëm për pajisje të afta të përballojnë sulme të avancuara kibernetike.
Siguri e përmirësuar për shtëpitë e lidhura
Fshesa robot dhe frigoriferët e rinj vijnë me një sërë teknologjish të avancuara sigurie, duke mundësuar një automatizim më të sigurt dhe më inteligjent të shtëpisë. Përveç sistemit Samsung Knox, i cili mbron pajisjet nga softueri i dëmshëm dhe kërcënimet e jashtme, modelet ofrojnë:
- Knox Matrix Trust Chain – monitoron gjendjen e sigurisë së të gjitha pajisjeve SmartThings të ndërlidhura për të zbuluar dhe parandaluar shkeljet e mundshme të sigurisë[6].
- Knox Vault – ruan të dhënat e ndjeshme të përdoruesit, si informacionet personale dhe kredencialet e autentifikimit, në një çip të izoluar fizikisht dhe të sigurt[7].
Falë këtyre sistemeve, përdoruesit mund të shfrytëzojnë me besim veçoritë e AI, si AI Object Recognition[8] te Bespoke AI Jet Bot Steam Ultra dhe lidhjen SmartThings[9], me sigurinë dhe privatësinë të mbrojtura plotësisht.
Samsung i prezantoi këto produkte në panairin IFA 2025 në Berlin, së bashku me inovacione të tjera në fushën e AI-së dhe lidhjes së pajisjeve shtëpiake.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
[1] VR90F01EBG/WD
[2] RM90F67CECEF
[3] VR7MD97716G
[4] VR90F01SAG
[5] RM90F91D1W, RM90F91B1W
[6] Aktualisht zbatohet për të gjitha pajisjet Wi-Fi që dalin në treg gjatë vitit 2025, ndërsa nga shtatori 2025 planifikohet të zgjerohet edhe për modele të përzgjedhura të prezantuara në vitin 2024.
[7] Aktualisht zbatohet për fshesën Bespoke AI Jet Bot Steam Ultra dhe pajisjet me ekrane 7 dhe 9 inç AI Home dhe AI Family Hub™ që dalin në treg gjatë vitit 2025, me përjashtim të furrave Bespoke AI.
[8] Modeli i bazuar në mësimin e thellë është trajnuar duke përdorur një grup të paracaktuar të të dhënave dhe mund të japë informacione të paplota ose të pasakta. Grupe të reja të të dhënave mund të shtohen herë pas here për të përmirësuar saktësinë e tij. Njohja e objekteve mund të vështirësohet nga forma e objektit ose kushtet e mjedisit. Vetëm disa lloje objekte mund të njihen. Njohja e sipërfaqeve të ndotura duhet të aktivizohet paraprakisht përmes aplikacionit SmartThings. Për funksionim kërkohet lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.
[9] Në dispozicion për pajisjet Android dhe iOS. Për përdorim kërkohet lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.