Lajme lokale

Privatësia juaj, e siguruar: Si Galaxy AI ju fuqizon të merrni kontrollin mbi të dhënat tuaja

Më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje me Galaxy AI

09.09.2025

Tiranë, 9 shtator 2025 – Teknologjia po zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe po bëhet çdo sekondë më inteligjente. Këto përparime të shpejta kanë sjellë në jetë Galaxy AI, duke hapur nivele të reja produktiviteti, kreativiteti dhe komunikimi. Por, ndërsa inteligjenca artificiale mobile bëhet gjithnjë e më e fuqishme, ajo ngre gjithashtu pyetje të reja mbi privatësinë dhe kontrollin.

 

Samsung po i adreson këto çështje në dy mënyra kryesore: duke krijuar përvoja Galaxy AI me masa të integruara sigurie që mbrojnë plotësisht të dhënat e përdoruesve dhe duke aplikuar inteligjencën artificiale për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë në pajisje mobile. Edhe pse të dyja qasjet janë thelbësore, ndërtimi i një AI që trajton të dhënat me përgjegjësi mbetet prioriteti kryesor.

 

Transparenca dhe liria e zgjedhjes janë parimet që na udhëheqin, dhe pikërisht për këtë arsye Galaxy ofron cilësime intuitive dhe të thjeshta të privatësisë, të cilat ju ndihmojnë të kuptoni se cilat të dhëna përdoren gjatë përpunimit nga AI, si menaxhohen ato dhe si mund t’i kontrolloni. Këto mbrojtje ju mundësojnë të vendosni vetë rregullat për përvojën tuaj mobile dhe të ndiheni të sigurt ndërkohë që e bëni këtë.

 

Cilësimet e avancuara për inteligjencën artificiale

 

Liria e zgjedhjes bëhet veçanërisht e dukshme në përvojat Galaxy AI. Ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e asaj që bëjmë, është e natyrshme të kërkosh më shumë kontroll mbi mënyrën se si përdoren të dhënat tuaja personale. Këtu hyjnë masat e Galaxy AI për mbrojtjen e privatësisë: një grup rregullash dhe mbrojtjesh që ju mbajnë të informuar dhe të mbrojtur gjatë përdorimit të Galaxy AI.

 

Një nga mënyrat se si mbështesim kontrollin e përdoruesit është paketa jonë e fuqishme e funksioneve AI që punojnë direkt në pajisje, duke mbajtur të dhënat tuaja të sigurta dhe nën kontrollin tuaj. Edhe nëse përdorni mjete komunikimi si Live Translate dhe Interpreter për të eliminuar barrierat gjuhësore, apo mjete për redaktim si Audio Eraser[1] për të zgjeruar kreativitetin, të gjithë inputet përpunohen brenda telefonit tuaj. Këto veçori ofrojnë një përvojë mobile të sigurt dhe të shpejtë, e cila funksionon direkt në pajisjen tuaj, duke u mbështetur te mbrojtja e privatësisë Galaxy AI për të siguruar më shumë transparencë dhe kontroll mbi të dhënat tuaja.

 

Që nga prezantimi i Galaxy AI, vizionin tonë e udhëheq përkushtimi ndaj transparencës dhe zgjedhjes së përdoruesit. Prandaj kemi adoptuar një qasje hibride, duke kombinuar inteligjencën artificiale që punon në pajisje dhe në cloud. Kjo siguron përdorshmëri të përsosur dhe mundëson që përdoruesit të shfrytëzojnë fuqinë e plotë të AI edhe për detyra më komplekse. Veçoritë e avancuara si Generative Edit[2] punojnë në pajisje, ndërsa për përpunime më të kërkuara përdorin AI në cloud. Me Galaxy, çdo përvojë AI është dizajnuar duke pasur parasysh privatësinë tuaj, madje edhe kur përdoren servera të largët. Pa marrë parasysh veçorinë ose cilësimet që zgjidhni, të dhënat personale nuk ruhen për një kohë të gjatë dhe nuk përdoren për trajnimin e AI, qoftë në pajisje apo në cloud. Për më tepër, me Advanced Intelligence settings[3], menaxhimi i privatësisë bëhet më i thjeshtë. Ju mund të zgjidhni edhe mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale, përfshirë mundësinë për të ç’aktivizuar përpunimin online për veçoritë AI.

 

Galaxy AI është i ndërtuar mbi privatësinë, dhe falë gamës sonë në rritje të veçorive AI që punojnë në pajisje, kontrolli i përdoruesit mbetet gjithmonë i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë.

 

Kontrolle intuitive për pamje më të qartë

 

Përveç veçorive të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, është thelbësore që zgjedhja e cilësimeve të privatësisë të jetë e thjeshtë dhe intuitive, pavarësisht nga eksperienca mobile që zgjidhni. Galaxy Security and Privacy Dashboard ju ofron kontroll të plotë mbi të dhënat tuaja, duke përfshirë se kush i sheh dhe si përdoren, përmes një ndërfaqeje të thjeshtë. Mund të bëni gjithçka, nga rishikimi dhe përditësimi i lejeve të aplikacioneve, kontrolleve dhe funksioneve të ndarjes së të dhënave, te identifikimi i të dhënave që mund të jenë të rrezikuara, përmes ikonave intuitive të statusit të sigurisë. Me veçorinë Permission Usage, madje mund të ndiqni cilat aplikacione kanë pasur akses në të dhënat tuaja së fundmi. Ky nivel transparence në cilësime është unik për Galaxy, duke e bërë të lehtë të shihni se si të gjitha eksperiencat Galaxy janë të sigurta dhe ndërtuar për të funksionuar sipas dëshirës suaj.

 

Një tjetër themel i cilësimeve të privatësisë në Galaxy është Auto Blocker, një veçori kyçe që ju lejon të mbani të mbrojtur pajisjet tuaja mobile pa sakrifikuar përdorshmërinë. Auto Blocker mbron pajisjen duke kontrolluar për softuer të dëmshëm dhe kërcënime të tjera të sigurisë, ndërkohë që bllokon aktivitetet e dëmshme. Parandalon instalimet e paautorizuara të aplikacioneve, bllokon komanda dhe përditësime përmes USB-së dhe zvogëlon sulmet “zero click” me Message Guard.

 

Për ata që kërkojnë mbrojtje edhe më të fortë nga kërcënimet kibernetike të sotme, Maximum Restrictions[4] ofron një paketë shtesë mbrojtjeje për pajisjen. Këto masa shtesë ofrojnë një nivel të shtuar kontrolli për përdoruesin, duke ju mundësuar të bllokoni shërbimin 2G dhe të parandaloni interceptimin e të dhënave kur jeni të lidhur me rrjete jo të sigurta. Gjithashtu, parandalojnë rifutjen automatike të lidhjeve me disa rrjete Wi-Fi që mund të jenë më pak të sigurta.

 

Me cilësimet e Samsung Knox për mbrojtjen dhe privatësinë, të lehta për t’u kuptuar, keni fuqinë të vendosni se si do të përdoren të dhënat tuaja; nëse do të ndahen apo do të mbeten të ruajtura plotësisht në pajisje. Duke parë drejt së ardhmes, Samsung do të përmirësojë më tej teknologjitë e sigurisë të bazuara në inteligjencën artificiale, për ta bërë mbrojtjen e privatësisë më të zgjuar, më të adaptueshme dhe më të përsosur. Dhe ndërsa inteligjenca artificiale vazhdon të evoluojë, Samsung mbetet i përkushtuar të krijojë eksperienca të sigurta, bazuar në transparencë dhe zgjedhje, tani dhe në të ardhmen.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

[1] Rezultati mund të ndryshojnë në varësi të videos dhe tingujve që përmban. Kërkohet të keni një llogari Samsung për t’u identifikuar. Mund të detektohen disa lloje tingujsh, si zëra, muzikë, erë, natyrë, turmë dhe zhurmë. Detektimi i tingullit mund të ndryshojë sipas burimit të tij dhe kushteve të videos. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
[2] Veçoria Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje interneti dhe identifikim me llogarinë Samsung. Redaktimi duke përdorur Generative Edit mund të ndryshojë madhësinë e fotografisë. Një shenjë uji e dukshme shfaqet mbi imazhin e ruajtur për të treguar se ai është krijuar nga inteligjenca artificiale. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk garantohet.
[3] Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes, sistemit operativ dhe/ose tregut.
[4] Maximum Restrictions parandalon lidhjen automatike dhe të paqëllimshme me rrjete më pak të sigurta, të cilat mund të përfshijnë enkriptim të hapur, oportunistik pa tel (OWE) ose privatësi ekuivalente me teknologjinë me tel (WEP). Kjo mbron përdoruesit nga trafiku i të dhënave që mund të jetë i ekspozuar ose i interceptuar.