Tiranë, 8 shtator 2025 – Samsung Electronics njoftoi sot se televizori i tij OLED 2025 (modeli S95F) është certifikuar zyrtarisht si ekran Real Black nga Verband der Elektrotechnik (VDE), një prej instituteve kryesore të certifikimit në fushën e inxhinierisë elektrike në Gjermani[1].
Duke përmbushur standardet e nevojshme për t’u konsideruar realisht Real Black, Samsung ka dëshmuar se teknologjia e tij OLED ofron një përvojë shikimi me të vërtetë të zezë. Certifikimi vërteton imazhet e qarta, pa reflektime, me të zeza pothuajse perfekte, të matura nën 0.005 nits në mjedise të errëta, si dhe saktësinë e ngjyrës së zezë në dhoma të ndriçuara nga dielli, madje edhe nën rrezet e drejtpërdrejta të tij. Rezultati janë pamje kristal të pastra, me të zeza të pasura dhe të thella, në formën e tyre më autentike.
“Fitimi i certifikimit Real Black nga VDE është dëshmi e angazhimit tonë për të çuar teknologjinë OLED në nivele të reja,” tha Hoon Seol, Zëvendëspresident dhe Drejtues i Divizionit CE në Samsung Electronics Gjermani. “Presim me padurim t’u ofrojmë edhe më shumë konsumatorëve mundësinë të përjetojnë cilësinë e figurës së nivelit botëror, me të zeza më të thella dhe qartësi maksimale të ngjyrave.”
“Certifikimi ‘Real Black’ i VDE u jepet vetëm ekraneve që shkëlqejnë në vlerësimet tona më të rrepta,” u shpreh Ansgar Hinz, Kryetar dhe CEO i VDE. “OLED i Samsung u dallua për aftësinë për të ruajtur të zeza të pasura dhe të sakta në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, nga kinematë në shtëpi deri te dhomat e ndriçuara fort. Ky arritje reflekton si përparësinë teknologjike, ashtu edhe angazhimin për të ofruar cilësi të qëndrueshme të figurës në kushte reale shikimi.”
Përmbushja e standardit më të lartë për certifikimin Real Black
Seria flagship e televizorëve OLED vjen e pajisur me Glare-Free 2.0, teknologjinë e avancuar të Samsung. Certifikimi nga VDE konfirmon performancën e jashtëzakonshme të kësaj teknologjie ekskluzive, e cila ruan thellësinë dhe detajet e niveleve të ngjyrës së zezë në ekranin OLED duke minimizuar reflektimet.
Për të fituar këtë certifikim, seria OLED S95F e Samsung u vlerësua mbi bazën e sa “realistisht e zezë” shfaqet pamja në kushte të ndryshme shikimi, me performancën e testuar përmes tre provave rigoroze:
· Ndikimi i dritës së ambientit në dhoma të ndriçuara: Ekrani u vlerësua për nivelin e shpërqendrimit që shkaktojnë reflektimet e dritës tek shikuesit gjatë përdorimit të televizorit[2].
· Nivelet e zezës në mjedise të errëta: Në testin në një dhomë të errët, performanca e niveleve të zezës të ekranit u mat për të siguruar që përmbush standardin prej 0.005 nits ose më pak[3].
· Niveli i shkëlqimit të sipërfaqes: Reflektimet në sipërfaqen e ekranit u matën për të përcaktuar shkallën e shkëlqimit të teknologjisë Glare-Free të Samsung[4].
Ngjyra të jashtëzakonshme për gaming dhe argëtim
Seria OLED e certifikuar me Real Black ofron qartësi dhe kontrast të jashtëzakonshëm të ngjyrave, duke sjellë çdo detaj në jetë, qoftë në lojëra me ritëm të shpejtë apo skena kinematografike. Teknologjia e avancuar OLED Glare-Free përmirëson këtë përvojë duke ruajtur ngjyra të pasura dhe të zeza të thella në çdo kusht ndriçimi, për t’i mundësuar shikuesve pamje mahnitëse dhe reale, pavarësisht përmbajtjes.
Samsung ka udhëhequr tregun global të televizorëve për 19 vite radhazi[5], një pozicion i ndërtuar mbi lidershipin në ekrane premium dhe inovacionet më të fundit në përvojën e shikimit. Përveç certifikimit VDE Real Black, linja e televizorëve OLED 2025 e Samsung është e para në industri e certifikuar me AMD FreeSync™ Premium Pro dhe së fundmi është verifikuar si e përputhshme me NVIDIA G-SYNC, duke siguruar performancë të rrjedhshme dhe lojë të shpejtë pa ndërprerje.
Për të mësuar më shumë rreth televizorëve OLED të Samsung, vizitoni: https://www.samsung.com/al/.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
[1] Të gjitha madhësitë e serisë 4K OLED TV S95F (55’’, 65’’, 77’’ dhe 83’’) kanë marrë certifikimin.
[2] Ndryshimi mesatar i shkallës gri: ΔE2000 ≤ 5 në një dhomë të ndriçuar me 500 Lx.
[3] Niveli i ngjyrës së zezës: ≤ 0.005 nits në një dhomë të errët (bazuar në ITU-R BT.2100-3 sipas kushteve të dhomës së errët të VDE).
[4] Samsung OLED: ≤ 15 Gloss Unit (GU) (p.sh. pasqyrë: 100 GU).
[5] Omdia, shkurt 2025 (Rezultatet nuk përbëjnë një miratim të Samsung).