Skaduar

Kënaquni në shtëpi,
vijmë ne te ju!

Kemi zgjatur orarin e shërbimit që ju të mos shqetësoheni për të riparuar televizorin apo pajisjet tuaja. Ekipi i shërbimit të Samsung vjen te ju, gjatë ditëve të javës nga 8 paradite - 9 në mbrëmje, dhe të Shtunave nga 9 paradite - 4 pasdite.

E vlefshme nga 18/05/2020 18/06/2020

Shijoni kohën në shtëpi dhe mos u shqetësoni edhe në rastin kur ju duhet të riparoni televizorin apo pajisjet tuaja Samsung. Dëshira jonë për t’ju shtuar përvojën e përdorimit në një nivel më lartë bën që ne të vijmë pranë jush kurdoherë që për ju është e përshtatshme.Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjatur orarin e shërbimit të ekipit të Samsung për riparimet në shtëpi, duke ju mundësuar rezervimin e vizitave gjatë ditëve të javës nga mëngjesi deri në mbrëmje, si dhe gjatë fundjavës!

 

Orari i shërbimit të teknikëve që vijnë për riparime në shtëpi gjatë ditëve të javës nga e hëna në të premte është nga ora 8 paradite deri në orën 9 në mbrëmje, dhe të Shtunave nga ora 9 paradite deri në orën 4 pasdite. Orari i fundit për mbërritjen e ekipit të shërbimit gjatë ditëve të fundjavës është deri në orën 8 në mbrëmje.Ju mund të rezervoni orarin për riparimet në shtëpi nga teknikët e autorizuar të Samsung duke telefonuar Mbështetja për Klientin në numrin e telefonit +355 45 620 202.Për riparime gjatë fundjavave, orari duhet të organizohet jo më vonë se ora 2 pasdite të premten.


**Promocioni është i vlefshëm nga data 18.05 deri në 18.06.2020.

**Promocioni është i vlefshëm për të gjitha pajisjet, përveç fshesave me korrent dhe pajisjeve mikrovalë jo inkaso.

*** Përdoruesi mund të kërkojë shërbim riparimi në shtëpi gjatë fundjavës, me kusht që të rezervohet porosia me telefon jo më vonë se ora 2 pasdite të premten. Të gjitha kërkesat për riparime në shtëpi të marra pas këtij orari do të shtyhen për ditën e hënë.