Imagjino një ofertë që i përshtatet nevojave të tua. Epo, ja ku është! Ose akoma më mirë, ja tek janë!

Zakonisht thonë se jo gjithçka mund të arrihet në momentin që ti do. Epo? Ne themi që është e mundur. Duke nisur data 12 tetor deri më 12 nëntor 2023, kushtoji vëmendje dhe përfito nga këto dy oferta unike:

OFERTË PROMOCIONALE PËR TË BLERË TELEFON

Bli një telefon të serisë Galaxy S23, Galaxy Z Flip5 ose Z Fold5 dhe përfito falas një telefon Galaxy S21 FE me ngjyrë grafiti (vlera e dhuratës 699 €**)  Po, e dëgjove saktë - DY TELEFONA.

OFERTË PROMOCIONALE PËR TË BLERË SMARTWATCH

Bli një nga modelet e serisë së re Galaxy Watch6 dhe përfito falas një tablet Galaxy Tab A8 ngjyrë gri të errët (vlera e dhuratës 239 €**)

Nëse vendos për modelin tënd të ri, zgjidh një partner të shitjes me pakicë të Samsung që merr pjesë në këtë promocion, vizito dyqanet ose faqen e tyre të internetit dhe bëj blerjen që do.

Rregullat e promocionit mund t'i gjesh këtu.

Pyet veten si të përfitosh dhuratën?

1. Regjistro blerjen e pajisjes në këtë faqe më poshtë - Regjistro produktin këtu. Regjistrimi duhet të kryhet jo më vonë se data 12 dhjetor 2023.

2. Nëse klikon butonin do të hapet formulari i regjistrimit. Ndiq hapat dhe plotëso të gjitha informacionet e nevojshme.

3. Pas plotësimit të formularit, do të marrësh një email që konfirmon regjistrimin.

4. Kontrollo emailin për konfirmimin përfundimtar që regjistrimi është miratuar. Dhurata jote do të dorëzohet në adresën që ke shkruar në formularin e regjistrimit deri më 31 janar 2024.

Ju mund të blini produktet në promovim te partnerët e shitjeve të Samsung:

Më shumë ndriçim gjatë netëve

Galaxy S23

Mësohu me një Galeri plot me foto spektakolare të shkrepura natën që të gjithë do t'i kishin zili. Fotografia e shkrepur natën me AI të përmirësuar ofron pamje më të qarta, duke i shndërruar fotografitë dhe videot me dritë të ulët më të shndritshme dhe me më shumë ngjyra, nga muzgu deri në agim dhe në vazhdim.

Ekrani më i madh deri më sot

Galaxy Z Flip5

Galaxy Z Flip5 është pajisja e parë që ka një ekran Flex 3.4 inç të krijuar për të fotografuar një imazh të plotë. Kompakt dhe tërheqës nga çdo kënd, kjo pajisje e palosshme është sa e përshtatshme aq edhe portative.

Sekreti për të kryer shumë detyra njëherësh

Galaxy Z Fold5

Falë përvojës më të avancuar të detyrave njëherësh në telefonin inteligjent Samsung Galaxy, mund të mbash hapur tre dritare në një ekran dhe të transmetosh, të blesh, të shfletosh dhe të luash më shumë.

Legjendar, i paketuar në 6,4 inç

Galaxy S21 FE

Galaxy S21 FE 5G në 6,4 inç - një format i krijuar për t'u lidhur me miqtë, për të eksploruar pasione të reja, për t'u lidhur në transmetim të drejtpërdrejtë dhe për të parë pa pushim seritë e preferuara - ka të paketuar gjithçka që të pëlqen.

Fillo ditën me një udhëtim drejt mirëqenies

Galaxy Watch6

Ora që të përshtatet më së miri kthehet me një përvojë më të personalizuar për shëndetin dhe gjurmon më mirë gjumin. Çdo ditë kalon më mirë pas një gjumi të rehatshëm dhe opsioni i trajnimit të gjumit që gjendet tashmë në Galaxy Watch6 do të të udhëzojë se si ta realizosh këtë.

Më shumë gjëra në më disa mënyra

Galaxy Tab A8

Përfito nga funksionaliteti i përmirësuar i Samsung Multi-Window. Duke e ndarë në gjysmë ekranin e pajisjes Galaxy Tab A8, mund të bësh dy gjëra njëkohësisht. Tërhiq dhe lësho lehtësisht për të rregulluar fokusin e dritares, për të ndarë përmbajtjen me aplikacione të tjera dhe madje tërhiq dhe lësho njoftimet.