Nëse jeni vërtetë i dhënë pas estetikës, nëse i kushtoni vëmendje të veçantë organizimit të shtëpisë tuaj, sikur çdo mobilie të ketë vlerën e një stende ekspozite, jemi të sigurt që hapësira juaj meriton më shumë sesa një televizor të zakonshëm. Hapësira juaj meriton një televizor që gjithmonë ja vlen ta shihni, pavarësisht nëse është ndezur apo fikur. Një televizor që përfaqëson pasqyrimin e vetvetes dhe të gjërave që dashuroni. Dhe këto janë modele të veçanta televizorësh Samsung: The Serif dhe The Frame! Dhe ne jemi të sigurt se është koha e duhur për të vendosur që ta blini. Nëse vendosni të kompletoni shtëpinë tuaj me këto modele elegante televizorësh nga 10 shkurti deri më 21 mars, do të përfitoni dhuratë një soundbar unik HW-S40T për më shumë kënaqësi.

 

Kur themi se mund të shijoni pamjen e televizorit tuaj nga çdo kënd, nuk kemi parasysh vetëm ekranin. The Serif duket po aq i bukur si nga përpara edhe nga pas, kjo vlen edhe për profilin e tij pasi ai është dekorativ kudo që ta vendosni dhe do të përshtatet në hapësirë në një mënyrë elegante. Ndryshe nga televizorët klasikë, vendi i tij nuk është pas murit. Mund ta vendosni kudo. Stenda elegante prej metali përshtatet në mënyrë të përsosur me kornizën moderne. Është po ashtu i përshtatshëm për dhoma më të vogla, dhe falë opsionit për të hequr stendën, ky televizor është shumë praktik. Lëvizeni si të dëshironi!

 

Ajo që e bën The Frame kaq të veçantë është modaliteti i tij i artit të funksionimit, i cili ju jep mundësinë ta ktheni shtëpinë tuaj në një hapësirë me një atmosferë si galeri arti. Përjetoni mënyrën moderne se si e shfaqni koleksionin tuaj të artit, dhe këto mund t’i zgjidhni nga veprat e artit me famë botërore ose fotografitë tuaja personale. Për më tepër, keni një tjetër mundësi për ta përshtatur atë sipas stilit tuaj, pasi ai ofron një larmi të gjerë zgjedhjesh të ngjyrave të kornizave të adaptueshme. Zgjidhni një kornizë ideale që shkon me interiorin, shijen apo veprën tuaj të artit - në një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, falë magneteve për vendosjen dhe heqjen e kornizave. 

Dhe sigurisht, figura është e cilësisë superiore - më e mira që mund t'ju falë teknologjia QLED. Do të shijoni ngjyra tepër reale, të cilat ruajnë madhështinë e detajeve dhe përbërjes, e parë edhe në këndin më të gjerë.

 

The Serif ose The Frame i ri do të plotësojë dhuratën ideale të përgatitur nga  Samsung - Soundbar HW-S40T, i cili është projektuar në mënyrë që efekti zanor natyral të mbushë të gjitha cepat e dhomës.

 

Promocioni zgjat nga data 10.2 deri më 21.3.2021 ose deri sa të përfundojë stoku. Nëse blini modelin The Frame i vitit 2020 me ekran 50’’ diagonalisht ose më të madh ose modelin The Serif, përfitoni soundbar HW-S40T. Për tu kualifikuar për këtë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com, dhe listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni këtu!

Shijoni zërin që ju rrethon

The Serif nga Samsung	The Serif nga Samsung

The Serif nga Samsung

The Frame nga Samsung	The Frame nga Samsung

The Frame nga Samsung

Soundbar HW-S40T 	Soundbar HW-S40T

Soundbar HW-S40T

Televizori The Serif

Dizajn i gjithanshëm 360

Kur themi se mund të shijoni pamjen e televizorit tuaj nga çdo kënd, nuk kemi parasysh vetëm ekranin. The Serif duket po aq i bukur si nga përpara edhe nga pas, kjo vlen edhe për profilin e tij pasi ai është dekorativ kudo që ta vendosni. The Serif do të përshtatet në hapësirën tuaj në mënyrë elegante.

Televizori The Frame

Njihuni me televizorin "me kornizë"

Televizor kur është i ndezur. Art kur është i fikur. Është projektuar që të duket si kornizë pikture. Përveç kësaj, mund të shijoni edhe figurën me cilësi të lartë. Falë teknologjisë Quantum Dot të Samsung, ngjyrat kanë një gamë 100% tre-dimensionale, ndërsa teknologjia Dual LED rrit kontrastin në bazë të temperaturës të ndriçimit në sfond për të arritur tonalitetin e përkryer.

Soundbar HW-S40T

Dizajn për zërin që mbush hapësirën

Një sistem zanor i dizajnuar për të qenë pjesë e shtëpisë tuaj. Me detajet finale të shoqërisë Kvadrat, u krijua ky soundbar me kombinimin e pamjes natyrale, dimensioneve, qëndrueshmërisë dhe dizajnit që nuk del kurrë nga moda. Përbërja dhe dizajni i tij i rrumbullakosur, së bashku me teknologjinë më të avancuar, ndjekin ritmin e ndjesisë që vjen nga zëri gjithëpërfshirës.