Nëse jeni vërtetë i dhënë pas estetikës, nëse i kushtoni vëmendje të veçantë dizajnit të brendshëm të shtëpisë tuaj, sikur çdo mobilie të ketë vlerën e një stende ekspozite, jemi të sigurt që hapësira juaj meriton më shumë sesa një televizor të zakonshëm. Hapësira juaj meriton një televizor që gjithmonë ja vlen ta shihni, pavarësisht nëse është ndezur apo fikur. Një televizor që përfaqëson pasqyrimin e vetvetes dhe të gjërave që dashuroni. Ky është The Frame! Kështu, jemi të sigurt se ky është momenti ideal që ta merrni një të tillë. Nëse vendosni të plotësoni parajsën që ju mungon me televizionin e mrekullueshëm The Frame nga 17 gushti deri më 30 shtator, ju përfitoni dhuratë një soundbar unik HW-S40T të veshur me copë nga stilistë të njohur, për një përvojë edhe më të këndshme.

 

Ajo që e bën The Frame kaq të veçantë është modaliteti i tij i artit, i cili ju jep mundësinë ta shndërroni shtëpinë tuaj në një hapësirë me një atmosferë si galeri arti. Përjetoni mënyrën moderne se si e shihni koleksionin tuaj të artit, dhe mund të zgjidhni mes veprave të artit me famë botërore ose fotografive tuaja personale. Për më tepër, keni një tjetër mundësi për ta përshtatur atë sipas stilit tuaj, pasi ai ofron një larmi të gjerë zgjedhjesh të ngjyrave të kornizave të adaptueshme. Zgjidhni një kornizë ideale që shkon me interiorin, shijen apo veprën tuaj të artit - në një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, falë magneteve për montimin dhe heqjen e kornizave. Dhe sigurisht, figura është e cilësisë superiore - më e mira që mund t'ju falë teknologjia QLED. Do të shijoni ngjyra tepër reale, të cilat parë edhe në këndin më të gjerë ruajnë madhështinë e detajeve dhe përbërjes.Televizori juaj i ri The Frame do të plotësojë dhuratën ideale të përgatitur nga Samsung - soundbar HW-S40T, një sistem "I gjithi në një" me dy altoparlantë dhe megafona të integruar në kornizën e tij elegante, në mënyrë që ta vendosni kudo në dhomë për të shijuar një përvojë të pastër audio.

 

Promocioni zgjat nga 17.8 deri në 30.9.2020 ose deri sa të përfundojë stoku dhe vlen për blerjen e televizorit The Frame të 2020 me diagonale 55’’ ose më të madh. Për tu kualifikuar për këtë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes, dhe listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni këtu.

The Frame 2020

Prezantohuni me televizorin "framed"

Televizor kur është i ndezur. Art kur është i fikur. Është projektuar që të duket si kornizë pikture. Përveç kësaj, shijoni gjithashtu edhe cilësinë e figurës. Falë teknologjisë “Quantum Dot” të Samsung, ngjyrat kanë një gamë 100% tre-dimensionale, ndërsa teknologjia Dual LED rrit kontrastin në bazë të temperaturës së ndriçimit në sfond për të arritur tonalitetin e përkryer.

The Frame 2020 The Frame 2020

HW-S40T 2.0Ch Soundbar

Dizajn “I gjithi në një"

Është projektuar në mënyrë që efekti zanor natyror të arrijë në të gjitha cepat e dhomës. Sistemi zanor është konceptuar në mënyrë të tillë që të jetë një pjesë e shtëpisë tuaj. Me detajet finale të shoqërisë Kvadrat, u krijua ky soundbar me kombinimin e pamjes natyrale, dimensioneve dhe qëndrueshmërisë dhe dizajnit që nuk del kurrë nga moda. Përbërja dhe dizajni i tij i rrumbullakosur do të mbushin shtëpinë tuaj me hijeshi të pamjes dhe të zërit.

HW-S40T 2.0Ch Soundbar HW-S40T 2.0Ch Soundbar