Skaduar

Galaxy Z
Fold8 Ultra | Fold8 | Flip8

Zbulo oferta ekskluzive me Galaxy Z Fold8 Ultra, Z Fold8 dhe Z Flip8

Porosit paraprakisht Galaxy Z Fold8 Ultra, Z Fold8 ose Z Flip8 të ri dhe kurse 9.500 ALL për modelet 12/512 GB ose 4.750 ALL për modelet 12/256 GB.*

E vlefshme nga 22/7 deri në 6/8/2026

Zbulo mundësi të reja!
Ji ndër të parët që përjeton serinë e re Galaxy Z. Bli Galaxy Z Fold8 Ultra, Galaxy Z Fold8 ose Galaxy Z Flip8 dhe shijo përfitime të veçanta që presin personat më të shpejtë.

Çfarë oferte e veçantë të pret nëse porosit paraprakisht?
Kurse deri në 9,500 ALL kur blen modele 12/512 GB, ndërsa për modelet 12/256 GB kurse deri në 4,750 ALL. Më të holla, më të lehta dhe më të fuqishme se kurrë, pajisjet e reja Galaxy Z sjellin performancë të cilësisë më të lartë, funksione inteligjente të Galaxy AI dhe një përvojë përdoruesi që zbulon mundësi të reja.

Përveç kursimit, me një pajisje të re nga seria Galaxy Z merr edhe 6 muaj abonim në Google AI Pro pa kosto shtesë, me vlerën 9,938.23 ALL**. Përdor mjetet e përparuara të AI për më shumë produktivitet, kreativitet dhe detyra të përditshme, me mbështetjen që të ndihmon të bësh më shumë, më shpejt dhe në një mënyrë më të thjeshtë.

Përfitimet nuk mbarojnë këtu. Nëse je regjistruar për të ndjekur eventin Galaxy Unpacked dhe ke plotësuar një pyetësor të shkurtër, atëherë duke blerë një pajisje dhe duke e regjistruar atë në samsung.al deri më 30/9/2026, merr një dhuratë shumë të bukur - një karikues 45 W.

Nxito dhe siguro pajisjen tënde nga seria e re Galaxy Z me të gjitha përfitimet e porositjes paraprake. Oferta zgjat nga 22/7 deri më 6/8/2026 ose deri në mbarim të stokut. Kontrollo kushtet e promocionit me partnerët e shitjeve të Samsung.

Shiko këtu për më shumë informacion dhe të gjitha detajet.

Si të aktivizoni Google AI Pro

1.Hapni aplikacionin Gemini në pajisjen tuaj të re të përshtatshme Samsung Galaxy.
2.Klikoni “Provo tani” në dritaren kërcyese ku shfaqet mesazhi “Provo Google AI Pro pa pagesë”.
3.Ndiqni hapat në ekran për të aktivizuar periudhën e provës. Shënim: për ta aktivizuar atë, do t’ju duhet të vendosni një mënyrë pagese. Anulojeni para përfundimit të periudhës së provës për të shmangur tarifimin.
4.Filloni të eksploroni veçoritë e Google AI Pro nëpërmjet aplikacionit Gemini.

  • *Kjo shumë është një vlerësim i kursimeve i bazuar në çmimet e rekomanduara të shitjes me pakicë. Shuma mund të ndryshojë sipas partnerit të shitjes me pakicë. Vlen për modelet Galaxy Z Fold8 Ultra, Z Fold8 dhe Z Flip8 12/512 GB dhe 12/256 GB. Kursimet e vlerësuara arrijnë në 9.500 ALL për modelet 12/512 GB dhe 4.750 ALL për modelet 12/256 GB. Oferta nuk përfshin modelin 1 TB.
  • **Njoftimi ligjor dhe hapat e aktivizimit: Versioni i gjatë: Gemini është markë tregtare e Google LLC. Duke u abonuar, ju pranoni kushtet për Google One, YouTube dhe ofertat. Shihni se si Google i trajton të dhënat. Mund të zbatohen kufizime moshe (18+), kufizime në lidhje me disponueshmërinë e gjuhëve, kërkesa të sistemit dhe kufizime të tjera. Oferta për planin Google AI Pro është e disponueshme për përdoruesit që blejnë dhe aktivizojnë një pajisje të kualifikuar Samsung Galaxy Z Flip8, Galaxy Z Fold8 Ultra ose Galaxy Z Fold8 gjatë periudhës nga 1 gushti 2026 deri më 1 gusht 2027. Oferta nuk zbatohet për: përdoruesit e Google One të abonuar në një shërbim shtesë; përdoruesit e Google One të abonuar në një plan të një niveli më të lartë se plani që ofrohet; përdoruesit e Google One që janë pjesë e një plani familjar, por nuk janë menaxherë të planit; përdoruesit e Google One që kanë një abonim në Google One përmes një pale të tretë ose një subjekti të lidhur; ose përdoruesit e Google One që janë abonuar në një paketë Pixel me zbritje. Shfrytëzojeni ofertën jo më vonë se data 1 gusht 2027, ora 23:59 sipas orës së Paqësorit (PT). Gjatë regjistrimit kërkohet një mënyrë e vlefshme pagese, por nuk do të tarifoheni deri në përfundimin e periudhës së provës. Nëse nuk anulohet më herët, pas përfundimit të periudhës së provës, Google One do të tarifojë 1.656,37 ALL çdo muaj, në mënyrë periodike. Mund ta anuloni abonimin në çdo kohë. Nuk ofrohet rimbursim për periudhat e faturimit të përdorura pjesërisht, përveçse kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Regjistroni produktin tuaj këtu.

Partnerët e shitjeve të Samsung që marrin pjesë në këtë aktivitetet promovues janë: