Të gjithë meritojmë diçka fantastike
Një ekran për t'i parë të gjitha — e shumë më tej
Nuk ka asgjë si ekrani i madh. Me ngjyrat e ndezura dhe rezolucionin e lartë për ekranin Super AMOLED Infinity Display, përfitoni një pamje fantastike për të parë shumicën e atyre që ju pëlqejnë.

* Pamje e simuluar vetëm për qëllime ilustruese.
* Funksionet e mundshme mund të ndryshojnë sipas modelit të Galaxy A. Për hollësi, vizitoni faqen e produktit të modelit.
Energji për t'ia dalë gjatë gjithë ditës
Mes punës, shkollës dhe të dashurve tuaj, koha fluturon — ndaj ju duhet një bateri tek e cila mund të mbështeteni. Energjia e saj fantastike jua mban pajisjen ndezur gjatë gjithë ditës, dhe me karikimin e shpejtë (Fast Charging) jeni sërish aktivë pa asnjë vonesë.

* Kapaciteti i baterisë ndryshon sipas modelit të Galaxy A. Kohëzgjatja konkrete e baterisë ndryshon sipas sistemit të rrjetit, funksioneve dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe të mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë.
* Shpejtësia aktuale e karikimit mund të ndryshojë në varësi të përdorimit konkret, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.
Kamera gati për momentin
Qoftë kur shkrepni foto apo video, kamerat fantastike të Galaxy A e nxjerrin momentin ashtu siç e përjetoni. Qartë e kthjellët, gjerë e qëndrueshëm, para ose mbrapa. Nxirreni pozën siç e dëshironi.

* Pamje e simuluar vetëm për qëllime ilustruese.
* Funksionet e mundshme mund të ndryshojnë sipas modelit të Galaxy A. Për hollësi, vizitoni faqen e produktit të modelit.
Performancë e krijuar për aventurë
Argëtim pabesueshëm i shpejtë e i shtruar, pa ndërprerje. Performanca fantastike e Galaxy A e bën ideale për ato lojërat e shpejta ose udhëtimet afatgjata.

* Pamje e simuluar vetëm për qëllime ilustruese.
* Funksionet e mundshme mund të ndryshojnë sipas modelit të Galaxy A. Për hollësi, vizitoni faqen e produktit të modelit.
Më shumë hapësirë edhe për rastet jo aq të përditshme
Teksa fotot e videot ju mblidhen, nuk ka pse fshini gjë për të liruar vend. Me 128 GB memorie të brendshme dhe mundësi zgjerimi memorieje të jashtme deri në 512 GB, mund t'u gëzoheni momenteve të përditshme po aq sa dhe atyre që ju rastisin vetëm një herë në jetë.

* Funksionet e mundshme mund të ndryshojnë sipas modelit të Galaxy A. Për hollësi, vizitoni faqen e produktit të modelit.
* Kapaciteti i memories së brendshme mund të ndryshojë sipas shtetit. Disponueshmëria e kartës MicroSD mund të ndryshojë sipas shtetit dhe prodhuesit. Karta MicroSD shitet veç.