Welcome to the
!
Please enjoy our special offers for you

Gjyma e poshtme e stilusit prej bronzi S Pen zbulohet nga një sfond i zi dhe rrotullohet ndërsa shfaqet Galaxy Note20 Ultra në Mistike Bronz. Të dy artikujt vazhdojnë të rrotullohen derisa Galaxy Note20 Ultra shihet nga pjesa e pasme në kënd tre të katërtat dhe stilusi prej bronzi S Pen anohet nga pjesa e pasme.

I pari që gërsheton stilusin me një telefon, Note futi një botë të re në xhepin tuaj. Ndërsa përballemi me një normalitet të ri, jeta kërkon një lloj të ri pajisjeje. Nuk është smartfon si çdo smartfon. Është një suitë kompjuterike në xhepin tuaj. Është loja e nivelit të ardhshëm në celular. Është një kamerë 8K e nivelit profesionist dhe një suitë redaktimi.

Është telefoni i fuqishëm që ndryshon përgjithmonë mënyrën se si punoni dhe luani.

Ky është Galaxy Note20 | 20 Ultra
  • Prezantimi Zyrtar
  • TVC Zyrtare
Dizajni

Po aq i bukur sa edhe i fuqishëm

Prezantojmë ngjyrën e re të veçantë për Galaxy: Bronz mistik. Një tonalitet neutral premium me një teksturë satini po aq klasike sa edhe në tendencë.

Pamje ekstreme nga afër e butonit të energjisë në Galaxy Note20 Ultra në Mistike Bronz, e parë në hije. Hija fillon të ndriçojë ndërsa telefoni zhvendoset, duke u kthyer drejt pjesës së pasme të telefonit derisa telefoni mbulohet në ngjyrë Mistike Bronz.

Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike Bronz.
Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike e Bardhë.
Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike e Zezë.
Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 në ngjyrë Mistike Bronz.
Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 në ngjyrë Mistike e Gjelbër.
Pamje nga afër e kamerës së pasme në Galaxy Note20 në ngjyrë Mistike Gri.

EKRANI

Dy madhësi, që të zgjidhni të madhe, ose shumë të madhe

Dy modelet janë prodhuar për sofistikim që është jashtëzakonisht komod në dorën tuaj. Zgjidhni ekranin 6,7” në Galaxy Note20 ose ekranin 6.9” në Galaxy Note20 Ultra.3 Secila madhësi ju jep një kanavacë të gjerë për punën dhe një ekran masiv për lojën.

Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike Bronz nga pjesa e përparme me një sfond grafik në ekran.
Galaxy Note20 Ultra 6,9”

ekrani Infinity-O me anë, 208 g

Galaxy Note20 në ngjyrë Mistike Bronz nga pjesa e përparme me një sfond grafik në ekran.
Galaxy Note20 6,7”

ekrani Infinity-O i sheshtë, 192 g

*Modeli Galaxy Note20 mm Wave peshon 194 g.

  • Dynamic AMOLED 2X në Galaxy Note20 Ultra

    Ekrani më i gjallë dhe më i ndritshëm në një smartfon transmeton 1500 nit për ngjyra si në jetë reale edhe në dritë dielli të fortë, dhe nuk i lodh sytë.4

  • 120 Hz shpejtësia e rifreskimit5

    Rifreskohet dy herë më shpesh për lëvizje të pandërprerë dhe reagim jashtëzakonisht të shpejtë ndaj prekjes.

Puna

Një kompjuter në xhepin tuaj

S PEN I PËRMIRËSUAR

Ndjesia e një stilolapsi të vërtetë. Fuqia e shumë më tepër

S Pen ofron vonesë të ulët për të ofruar një përvojë jashtëzakonisht realiste me stilusin.6 Mbushur me gjithanshmërinë e Bluetooth-it, kontrollin e gjesteve dhe shumë më tepër, është stilusi më i fuqishëm i Galaxy.7

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.

Pamje ekstreme e pjesës së poshtme të S Pen bronz, që tregon majën precize. Pas majës është një vazhdë prej bronzi.

Kthejini shënimet në tekst më pas tekstin në PowerPoint me lehtësi të mahnitshme

SHKRIMI ME SAMSUNG NOTES

Nga shkarravinat jashtë vijave te shkrimi i drejtë i dorës me një trokitje

Me një trokitje të S Pen, shkrimi juaj i dorës korrigjohet nëse shkruani në kënd, duke i mbajtur shënimet të lexueshme dhe të organizuara. Madje mund ta transformojë në tekst që mund ta kopjoni dhe ta ngjisni. Më pas eksportojini shënimet si PPT ose skedar Word për ndarje të lehtë.

Shkrimi i dorës kursiv i drejtuar me veçorinë Auto Straighten.

SINKRONIZIMI ME SAMSUNG NOTES

Ruani dhe sinkronizoni automatikisht të gjitha shënimet tuaja nëpër celular, tablet dhe kompjuter8, 9
Galaxy Note20 Ultra me aplikacionin Samsung Notes në ekran dhe një skicë këpuce.
Fillojeni këtu...
Tablet me aplikacionin Samsung Notes në ekran dhe e njëjta skicë këpucësh siç shihet në Galaxy Note20 Ultra.
Rregullojeni këtu...
Laptop me aplikacionin Samsung Notes në ekran dhe e njëjta skicë këpucësh siç shihet në Galaxy Note20 Ultra dhe tablet.
Përfundojeni këtu.
Galaxy Tab S7 | S7+

Përfshin aplikacionin Samsung Notes për ta bërë sinkronizimin të lehtë sa s'ka.

Shkoni te Galaxy Tab S7 and S7+

Telefoni juaj dhe kompjuteri punojnë së bashku pa ndërprerje

Wi-Fi Optimizer e çon lojën tuaj në nivele krejtësisht të reja

Wi-Fi

Shpejtësi të dhënash HyperFast, me performancë që rivalizon

Procesori inteligjent i fuqishëm brenda Galaxy Note20 e Note20 Ultra sigurohet që shkarkimet dhe transmetimet të ndodhin me shpejtësi. Kur jeni pranë një pike aksesi, Wi-Fi 6 ju lidh me shpejtësi dhe në mënyrë të sigurt, ndërsa Wi-Fi Optimizer ofron vonesë të ulët për lojëra dhe video-telefonata të pandërprera.

Gjysma më e ulët e Galaxy Note20 Ultra, e parë në kënd ekstrem që tregon portën e karikimit, altoparlantin dhe platformën e S Pen. Mbi ekran pluskojnë pjesët e harduerit me një çip bronzi që përmban logon Wi-Fi në pikën më të lartë.

Me të gjitha mjetet më të mira të fotografëve, videografëve dhe editorëve profesionistë

Pamje ekstreme nga afër e kamerës së pasme të trefishtë nga Galaxy Note20 Ultra, e shfaqur pa telefon.
  • Galaxy Note20
    • 3x
      Hybrid Optic Zoom11
    • 30x
      Super Resolution Zoom12
  • Galaxy Note20 Ultra
    • 5x
      Optical Zoom
    • 50x
      Super Resolution Zoom12

VIDEO E NIVELIT PROFESIONIST

Ende regjistrimi video me rezolucion më të lartë i disponueshëm në një smartfon

Video 8K ju jep një filmim të qartë me detaje të pabesueshme dhe kontrollet e nivelit profesionist ju japin fuqi krijuese në kohë reale në mënyrë që të mund ta modifikoni në kamera. Regjistroni aksionin super të pandërprerë në 120fps, ose izoloni zërat me një mikrofon me Bluetooth. Më pas shtoni detajet përfundimtare duke modifikuar videot direkt në telefon.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. UI aktuale mund të jetë e ndryshme.

Galaxy Buds Live

Vepron si mikrofon me Bluetooth për kontrollin e zërin.

Shkoni te Galaxy Buds Live

Skenë në 120fps e regjistruar në Galaxy Note20 Ultra e makinave që lëvizin në një rrugë të mbuluar me ujë. Ajo tregon me ndërfaqen Pro Video për të demonstruar veçoritë e ndryshme që mund të rregulloni kur regjistroni për një video më profesioniste. Opsioni i audios, opsioni ISO, opsioni i shpejtësisë së diafragmës, opsioni i aperturës, fokusi automatik dhe opsioni i balancës së të bardhës.

SAMSUNG DEX

Shikoni këtu, luani këtu, gjithçka njëkohësisht

Samsung DeX është përditësuar me një mënyrë të re për të konfiguruar një ekran të dytë që zgjeron atë që mund të bëni në një ekran edhe më të madh. Lidhuni me një monitor ose televizor dhe aksesoni aplikacionin Gallery nga telefoni përmes një DeX UI të dedikuar — dhe sërish do të jeni në gjendje të përdorni telefonin.13, 14

Një telefon që mban Galaxy Note20 Ultra përpara një televizori, të lidhur me valë përmes Samsung DeX. Në televizor është një lexues video që luan një film me makina që ecin në një rrugë të mbuluar me ujë. Gjithashtu i hapur është aplikacioni Mail me subjektin “FINAL video”. Në ekranin e telefonit është aplikacioni Gallery, që tregon miniaturat e videos të shikuara në televizor, dhe ekrani është i ndarë me aplikacionin Messages. Ka një mesazh me tekst me Beth Smith, që thotë “Do ta dërgosh videon?” Dhe një përgjigje: “Sapo mbarova. Kontrollo emailin për një minutë.”
Një pamje nga afër e ikonës së baterisë që shkon nga 20% në 100% me Super Fast Charging 2.0.
Performanca

Energjia më e lartë ndonjëherë në Galaxy Note

BATERI INTELIGJENTE PËR GJITHË DITËN

Një karikim i plotë në mëngjes zgjat deri natën vonë

Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra janë të pajisur me bateri inteligjente 4300 mAh (tipike) dhe 4500 mAh (tipike) që e përdorin energjinë në mënyrë efikase, në mënyrë që ato të zgjasin gjatë gjithë ditës së punës dhe argëtimit tuaj natën vonë.15, 16 Tani, nuk keni thjesht teknologjinë e klasit botëror në duart tuaja, por keni edhe energjinë që do të mbajë atë në punë për shumë kohë.

SUPER FAST CHARGING

Më shumë se 50% karikim në 30 minuta17

Sikur të mos mjaftonte bateria që zgjat gjithë ditës, Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra ju lejojnë të lidheni me energjinë shpejt me Super Fast Charger 25 W të përfshirë në kuti.18 Prandaj, kur nuk keni shumë energji, mund ta karikoni shpejt.

Shfaqet fundi i kordonit të Type-C USB dhe fishat në portë në fund të Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike Bronz. Shfaqet në ekran njoftimi i karikimit.

NDARJA ME LEHTËSI

Fuqia e afërsisë

Teknologjia e avancuar e ndërgjegjësimit spacial ofron saktësi më të lartë dhe një përvojë më intuitive, duke e bërë më të thjeshtë dhe më të shpejtë ndarjen e fotografive dhe videove me shokët. Point to Share ju lejon që thjesht ta drejtoni telefonin ndaj një shoku për të ndarë skedarët.19

*Disponueshmëria UWB mund të variojë sipas vendit.

AKSESORËT

Më shumë mënyra për t’i dhënë energji punës dhe lojës suaj20
Një foto flatlay me MOGA XP5-X Plus Bluetooth Controller, Galaxy Note20 Ultra në Mistike Bronz dhe me S Pen të ngjashëm, kapakun Smart LED View në ngjyrë të zezë, kufjet Galaxy Buds Live në Mistike Bronz, dhe Galaxy Watch3 në Mistike Bronz.

Një përvojë e fuqishme e përforcuar me të preferuarat e Galaxy

  • One UI 2.5 projektuar për thjeshtësinë e përditshme

    One UI është i thjeshtë për t'u përdorur në mënyrë që të mund të navigoni me shpejtësi përmes çdo detyre dhe të reduktoni ngarkesën.

  • Samsung Knox siguri e integruar

    Samsung Knox ofron siguri të nivelit “nga fundi në fund” në harduer dhe softuer për të mbrojtur të dhënat tuaja në kohë reale.

  • Vërtetimi biometrik shkyçeni me fytyrë ose me gisht

    Shkyçeni telefonin me Dallimin e fytyrës ose Gjurmët e gishtave ultrasonike. Mund të zgjidhni gjithashtu një kod PIN, motiv ose fjalëkalim për të siguruar të dhënat tuaja.

  • IP68 rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

    Mbajeni telefonin të sigurt nga spërkatjet, pikimet dhe deri në 1,5 metra ujë thellësi për rreth 30 minuta.21

Krahaso modelet

Gjysmat e sipërme të Galaxy Note20 në Mistike e Gjelbër dhe Galaxy Note20 Ultra në Mistike Bronz, të dyja të para nga pjesa e pasme. Stiluset e ngjashme S Pen për secilin telefon janë pranë tyre, dhe S Pen e Galaxy Note20 Ultra mbështetet përgjatë telefonit.
Galaxy Note20 Galaxy Note20 Ultra
Ngjyrat1
  • Mistike Bronz
  • Mistike e Gjelbër
  • Mistike Gri
  • Mistike Bronz
  • Mistike e Zezë
  • Mistike e Bardhë
Madhësia e ekranit2

6,7”

6,9”

Rezolucion i lartë

64 MP

108 MP

Space Zoom3

30x

50x

Bateria4

4300mAh(tipike)

4500mAh(tipike)

  1. Disponueshmëria e ngjyrës mund të variojë sipas vendit ose operatorit celular.
  2. I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Note20 është 6,7” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,6” kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta; dhe madhësia e ekranit Galaxy Note20+ është 6,9” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,8” kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta; pamja reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe vrimës së kamerës.
  3. Space Zoom përfshin zmadhimin dixhital, që mund të shkaktojë ulje të vogël të cilësisë së imazhit.
  4. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (optimal) është 4170mAh për Galaxy Note20 dhe 4370mAh për Galaxy Note20 Ultra. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Zbuloni Galaxy Note20 Ultra në AR

SHIKO TANI

Një dorë që mban Galaxy Note20 Ultra me sajtin AR në ekran..