Performance check
Pamje mjaft e zmadhuar e një lente të kamerës nga Galaxy S10 plus me grafikun e logos S10 të vendosur sipër.

Kamera

Kamera e të ardhmes që ju lejon të regjistroni si një profesionist pa qënë profesionist

Kamera e shumëfishtë

Pesë lente. Asnjë çantë.

Kamera e shumëfishtë me Kamerën Ultra të Gjerë revolucionarizon mënyrën sesi regjistroni.

Është një grup i plotë lentesh në xhepin tuaj. Ka një Kamera Telefoto për mundësi të mahnitshme zmadhimi, një Kamera me Kënd të gjërë për momentet e përditëshme dhe një Kamera Ultra e Gjërë për peisazhet panoramike.

Dy telefona Galaxy S10 plus. Një telefon shihet nga pas, duke treguar kamerën e trefishtë të pasme, përfshirë Kamerën Telefoto 12MP, Kamerën e Këndit të gjërë 12MP dhe Kamerën Ultra të Gjërë 16MP. Telefoni tjetër shihet nga përpara, duke treguar kamerën e dyfishtë të përparme përfshirë Kamerën Selfie 10MP dhe Kamerën e Thellësisë 8MP.
Dy telefona Galaxy S10 plus. Një telefon shihet nga pas, duke treguar kamerën e trefishtë të pasme, përfshirë Kamerën Telefoto 12MP, Kamerën e Këndit të gjërë 12MP dhe Kamerën Ultra të Gjërë 16MP. Telefoni tjetër shihet nga përpara, duke treguar kamerën e dyfishtë të përparme përfshirë Kamerën Selfie 10MP dhe Kamerën e Thellësisë 8MP.

*Pesë kamera të disponueshme vetëm në Galaxy S10+. Kamera e Thellësisë RGB 8 MP e disponueshme vetëm në Galaxy S10+. Galaxy S10 vjen me 3 kamera të pasme dhe 1 kamerë të përparme dhe Galaxy S10e vjen me 2 kamera të pasme dhe 1 kamerë të përparme.

Gjërat thelbësore të kamerës

Kamera e jashtëzakonshme me hapje të dyfishtë që të mos keni frikë nga errësira

Hapje e dyfishtë dhe kompozimi me shumë kuadro gjejnë dritën në errësirë.

Jeni gati për fotografi ditën ose natën me hapjen e dyfishtë që siguron kontrollin e dritës ditën dhe natën — duke rregulluar dhe përmirësuar dritën përpara sesa të takoni shkrehësin. Plus, procesori i fuqishëm automatikisht kombinon shumë kuadro të të njëjtit moment me dritë të paktë në një pozë të bukur.

*Hapja e dyfishtë lejon përdorimin e modalitetit F1.5 dhe modalitetit F2.4.

  • Fotografi e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një horizonti në dritën e shndritshme të ditës, ndaj një qielli blu me qiellin që pasqyrohet nga disa prej ndërtesave.
    Modaliteti i aperturës F2.4

    Ndihmon që fotografia juaj të dalë e mprehtë në dritën e shndritshme të ditës.

    *Imazhi i regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

  • E njëjta fotografi e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një horizonti por tani natën, me ndërtesat të ndriçuara ndaj një qielli të natës.
    Modaliteti i aperturës F1.5

    Tërheq më shumë dritë për të ndriçuar skenat me dritë të paktë.

    *Imazhi i regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Kamera e pasme

Tre kamera. Jo vetëm e Gjërë, Ultra e Gjërë

Kamerat Telefoto, Këndi i gjërë dhe Ultra e Gjërë aq të mjaftueshme sa për të regjistruar vizionin tuaj.

Kamera Ultra e Gjërë e fuqishme e të ardhmes 16MP ju lejon të futni më shumë në secilën pozë. Dhe në kombinim me kamerat me kënd të gjerë 12MP dhe telefoto, mund të regjistroni me zmadhimin optik 2 herë.

*Kamera Telefoto e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10+.

*Imazhet të regjistruara me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Si të xhironi me kamerat me kënd të gjerë dhe ultra të gjerë

Kamera Ultra e Gjërë e regjistron skenën siç e shihni atë.

Me një pamje që është më e gjerë sesa kamera me kënd të gjerë, kamera ultra e gjerë jep një fushë të shikimit me 123 gradë — që do të thotë se sheh pothuajse aq sa mund të shikojnë sytë tuaj.

Fotografia e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një gruaje ulur në mes të një peme në një pyll gjatë ditës. Ajo zgjerohet për të treguar më shumë nga skena, me Kamerën Ultra Kënd i Gjërë.
Fotografia e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një gruaje ulur në mes të një peme në një pyll gjatë ditës. Ajo zgjerohet për të treguar më shumë nga skena, me Kamerën Ultra Kënd i Gjërë.

*Imazhi i rregjistruar me Galaxy S10+ me veprim të simuluar për qëllime të ilutrimit. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Panorama Ultra e Gjërë zgjeron perspektivën tuaj.

Regjistroni panorama më të gjërë, më të larta — me perspektivë më të madhe — duke përdorur Kamerën Ultra të Gjërë. Ajo regjistron një skenë të madhe në një kuadër të vetëm, horizontalisht dhe vertikalisht, në mënyrë që edhe nëse lëvizni më pak ajo regjistron më shumë.

Fotografi panoramike e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një horizoni të qytetit dhe lumit. Ndërsa kaloni, skena zgjerohet dhe lartësohet.

*Imazhi i rregjistruar me Galaxy S10+ me veprim të simuluar për qëllime të ilutrimit. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Kamera e përparme

Kamera e përparme që tejkalon kamerat e tjera të pasme

Kamera e Përparme transformohet për të përmirësuar selfiet tuaja.

Përjetoni një kamera të përparme që është e mbushur me risi të industrisë celulare, përfshirë rregjistrimin 4K UHD dhe kamera të dyfishta për selfie artistike me fokusin e Drejtpërdrejtë.

*Kamera e përparme e dyfishtë e disponueshme vetëm në Galaxy S10+. Galaxy S10 dhe S10e kanë një kamera të vetme të përparme.

  • Selfie i rregjistruar nga Galaxy S10 plus e një gruaje në një hapësirë me dritë të paktë me një dritë ylberi që vezullon mbi fytyrën e saj.
    Selfie

    Kamera Selfie zbulon fytyrat dhe përqëndrohet shpejt për auto-portrete mahnitëse në një çast.

    *Imazhi i regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

  • Selfie i Fokusit të Drejtpërdrejtë i regjistruar nga Galaxy S10 plus i një gruaje që qëndron përpara një muri me bimë rreth e rrotull. Muri është i turbulluar por ajo shihet qartë.
    Fokusi i drejtpërdrejtë

    Kamera e re e dyfishtë e përparme ju lejon të eksperimentoni me thellësinë e fushës dhe efektet artistike për të ndryshuar gjendjen shpirtërore të selfieve tuaja.

    *Imazhi i regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria është gjithashtu e disponueshme në kamerat e vetme të përparme të Galaxy S10 dhe S10e me rezultate të ndryshme për shkak të ndryshimit në teknologji.

  • Selfie i bërë me Galaxy S10 plus i dy grave që ulen në një zonë me hije, por janë në fokus dhe qartë për shkak të Sensorit me Piksel të Dyfishtë.
    Sensori me Piksel të Dyfishtë

    Një Sensor me Piksel të Dyfishtë regjistron pozat e veprimit me saktësi dhe qartësi, për selfie që janë në fokus dhe që janë të ndriçuara mirë, dhe në dritë të paktë.

    *Imazhi i regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

  • Video selfie 4K UHD që tregon një burrë në një jaht me horizontin e qytetit pas tij ndërsa tund telefonin nga njëra anë në tjetrën.
    shihni
    Video 4K UHD

    Regjistroni video të pabesueshme 4K UHD me kamerën e përparme për herë të parë në një telefon Samsung.

    *Video e regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Video profesionale

Video me Shpejtësi të Lartë pa shqetësimin e lëvizjes

Super e qëndrueshme e shndërrron veprimin në video të nivelit të lartë.

Galaxy S10e, S10 dhe S10+ rregjistrojnë si një kamera e veprimit e nivelit profesional duke përdorur Kamerën Ultra të Gjërë dhe softuerin parashikues. Super e qëndrueshme ju jep video të patrazuara, edhe kur udhëtimi juaj është në anën e aventurës.1

Krahasimi i videos të njerëzve me skateboarding në një park. Ana e Galaxy S9 është e paqëndrueshme, pa gjallëri dhe e vështirë për t'u ndjekur, ndërsa ana e Galaxy S10 plus është e gjallë, e qetë dhe shumë e qëndrueshme.
shihni
  • Modeli i mëparshëm është Galaxy S9
  • Galaxy S10+

*E disponueshme vetëm kur regjistroni me Full HD.

*Video e regjistruar me Galaxy S10+ me mbivendosje të simuluar për qëllime ilustrimi. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Si të xhironi videot Super të qëndrueshme

Rregjistrimi 4K UHD dhe HDR10+ i jep jetë skenës.

Regjistroni video të pabesueshme dhe shihini me hollësitë që patë personalisht. Me ngjyrën dhe kontrastin e pasur të HDR10+ dhe Hartën Dinamike të Tonit, ngjyrat qëndrojnë të saktë në secilën skenë.

Krahasimi krah për krah i videove të një burri dhe një gruaje të bëra ndërsa pluskojnë në një jaht. Ana e Galaxy S9 është e mpirë dhe jo e detajuar, ndërsa ana e Galaxy S10 plus është e gjallë dhe plot ngjyra dhe plot detaje.
shihni

*Regjistrimi HDR10+ është tani në beta dhe i disponueshëm vetëm në kamerën e pasme. Cilësia mund të ndryshojë në varësi të platformës së bashkëndarjes dhe sistemit të luajtjes; ngjyrat në HDR10+ ofrohen vetëm në pajisjet dhe platformat e mbështetura.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Super Slow-mo zgjat momentet mahnitëse.

Regjistroni më shumë nga veprimi me 960 kuadro në sekondë me ndihmën e HD. Ose merrni dhe redaktoni pjesë të videove tuaja Super Slow-mo për të krijuar një kryevepër të lëvizjes super të ngadaltë.2

*Video e regjistruar me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Video Super Slow-mo e një burri që hidhet nga ana e një jahti në ujë. Ndërsa hidhet, rregjistrimi Super Slow-mo fillon të ngadalësojë kërcimin e tij në mënyrë të konsiderueshmë dhe tregon spërkatjen e tij me hollësi të mëdha.
shihni

Kamera inteligjente

Kamera aq inteligjente sa që bën që çdo pozë ia vlen të ndahet me të tjerët

Përmirësuesi i Pamjes është rruga juaj për t’i rënë shkurt në mënyrë inteligjente tek fotografitë me pamje profesionale.

Përmirësuesi i Pamjes i përmirësuar është një ndihmës inteligjent i fotografisë që mendon për ju, duke njohur 30 tema të admiruara. Harta e Toneve Vendore automatikisht rregullon cilësimet e kamerës tuaj ndaj skenës, për t’ju ndihmuar që të regjistroni pozën më të mirë të mundshme.3 Plus, Zbulimi i të Metës ju njofton për belatë me fotografinë.4, 5

*Imazhe të regjistruara me Galaxy S10+ me vendosje të simuluar për qëllime ilustrimi. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

*30 regjime të disponueshme: Fytyra, Foshnja, Person, Qen, Mace, Ushqim, Njerëz, Plazhe, Qiell, Mal, Perëndim i diellit, Lindje e diellit, Qytet, Dëborë, Ujëvarë, Rrëshqitje në ujë, Skena, Automjete, Pije, Lule, Pemë, Gjelbërim, Kafshë, Këpucë, Ndriçuar nga pas, Brenda, Tekst, Rroba, Pamja e natës

Si të nxirrni në pah subjektin e fotografisë me Optimizuesin e Skenës

Fokusi i drejtpërdrejtë nxjerr në pah atë që ka rëndësi.

Është më e lehtë se kurrë për t'i nxjerrë subjektet e tua. Live fokus përdor teknologji të përparuar për të zbuluar njerëzit, duke ju lejuar të zbutni sfondin dhe të rregulloni thellësinë e fushës për shkrepje të bukura artistike. Pastaj ju mund ta ndryshoni vibrimin me efektet bokeh, edhe pasi ta keni shkrepur foton.

*Imazhet të regjistruara me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

  • Fotografi me fokus të drejtpërdrejtë e regjistruar nga Galaxy S10 plus e një gruaje që shikon lart dhe nga e djathta e saj, duke qëndruar ndaj një sfondi të kaktuseve dhe një qielli blu të shndritshëm.
    Origjinal
  • Efekti i turbullimit Live Focus së fokusuar të kapur nga Galaxy S10 plus e një gruaje duke kërkuar dhe në të djathtën e saj, duke qëndruar në një sfond të kaktuseve dhe një qielli të ndritshëm blu. Sfondi është i paqartë me efektin e zbehjes.
    Turbullim
  • Foto Live focus i kapur nga Galaxy S10 plus i një gruaje duke kërkuar dhe në të djathtën e saj, duke qëndruar në një sfond me kaktuse dhe një qielli të ndritshëm blu. Sfondi është i paqartë për t'u shfaqur sikur rrotullohet me efektin e rrotullimit.
    Rrotullimi Bokeh
  • Foto Live focus i kapur nga Galaxy S10 plus i një gruaje duke kërkuar dhe në të djathtën e saj, duke qëndruar në një sfond me kaktuse dhe një qielli të ndritshëm blu. Sfondi është i paqartë për t'u shfaqur sikur po zmadhon me efektin e zmadhimit.
    Zmadhimi Bokeh
  • Foto Live fokus i kapur nga Galaxy S10 plus i një gruaje duke kërkuar dhe në të djathtën e saj, duke qëndruar në një sfond me kaktuse dhe një qielli të ndritshëm blu. Sfondi është i zi dhe i bardhë, por gruaja është me ngjyra të ndezura me efektin e ngjyrës.
    Pika e ngjyrës
Si të shtoni efektet bokeh me Live Focus

Sugjerimet e Pozave ofrojnë udhëzime profesionale për fotografi mahnitëse.

Duke marë nga një bibliotekë me mbi 100 milionë fotografi me cilësi të lartë, Galaxy S10e, S10 dhe S10+ rekomandojnë mënyra të thjeshta për të krijuar fotografitë tuaja me pamje profesionale.

Fotografia e bërë me Galaxy S10 plus e një burri përpara një gardhi me ngjyra që bën sikur po vrapon. Fotografia fillon pak e përkulur, por vendoset sipër ndërfaqja e sugjerimit të pozës dhe animacioni për të treguar sesi përdoruesi udhëzohet të rregullojë kompozimin e tyre. Pasi fotografia të përputhet, bëhet automatikisht.

*Imazhi i regjistuar me Galaxy S10+ me vendosje të simuluar për qëllime ilustrimi. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Si të përmirësoni përbërjen e një fotoje me sugjerimet e shkrepjes

Emoji AR e bën jetën tuaj më të animuar.

Emoji AR është më i shprehshëm sesa më parë. Gjithshka që duhet është një selfie për të krijuar një emoji që duket po aq sa ju dhe ndjek lëvizjet tuaja.6 Personalizojeni Emojin AR tuaj me një botë gjithnjë e në zgjerim të veshjeve e aksesorëve dhe kaloni mesazhet tuaja në një nivel të ri me ngjitëset e personalizuara.

*Imazhi i krijuar në Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Selfie Emoji AR i krijuar në Galaxy S10 plus e një burri me flokë kafe të hapur, sy kafe dhe që ka veshur një bluzë të zezë.

Ndarja e thjeshtë ju lejon të vendosni me një takim.

Thuajuni të gjithëve se u bë me #withGalaxy. Shihni sesi vijnë pëlqimet me konfigurimin e kollajtë në Galaxy S10e, S10 dhe S10+. Lidhuni me rrjetet tuaja sociale të preferuara drejtpërdrejt nga aplikacioni i Kamerës dhe ndani kryeveprat tuaja të fotografive dhe videove sapo të jenë gati.

Dhjetë fotografi të regjistruara nga Galaxy S10 plus në formatin katror për të përfaqësuar fotografitë e vendosura në mediat sociale.

*Imazhet të regjistruara me Galaxy S10+. Veçoria gjithashtu e disponueshme në Galaxy S10 dhe S10e.

Galaxy S10e
Galaxy S10
Galaxy S10+

Ngjyra

Galaxy S10e
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
  • Canary Yellow
Galaxy S10
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
Galaxy S10+
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
  • Ceramic White*
  • Ceramic Black*

Madhësia e ekranit

Galaxy S10e 5.8”
Galaxy S10 6.1”
Galaxy S10+ 6.4”

Lloji i ekranit

Galaxy S10e I Shtrirë
Galaxy S10 Cepi
Galaxy S10+ Cepi

Sensori i Gjurmës së gishtit

Galaxy S10e Sensori kapacitiv i shenjave të gishtave(Ana)
Galaxy S10 Sensori me ultra tinguj i gjurmës së gishtave(Në ekran)
Galaxy S10+ Sensori me ultra tinguj i gjurmës së gishtave(Në ekran)

Kamera e përparme

Galaxy S10e Kamera e Selfie
Galaxy S10 Kamera e Selfie
Galaxy S10+ Kamera e Selfie Kamera e Thellësisë RGB

Kamera e pasme

Galaxy S10e Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë
Galaxy S10 Kamera Telefoto Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë
Galaxy S10+ Kamera Telefoto Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë

Kapaciteti i Baterisë*

Galaxy S10e 3100mAh (zakonisht)
Galaxy S10 3400mAh (zakonisht)
Galaxy S10+ 4100mAh (zakonisht)
  • Disponueshmëria e modelit dhe ngjyrës mund të varet nga shteti apo operatori.
  • Versioni qeramik i disponueshëm vetëm për modelet Galaxy S10+ me 8GB RAM me ruajtje të brendshme 512GB dhe 12GB RAM me ruajtje të brendshme 1TB.
  • E matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S10e është 5.8 inç si katror i plotë dhe 5.6 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S10 është 6.1 inç si katror i plotë dhe 6.0 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S10+ është 6.4 inç si katror i plotë dhe 6.3 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; zona reale e shikimit është me pak për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe vrimës së kamerës.
  • 3100mAh, 3400mAh dhe 4100mAh (zakonisht) i referohet vlerës zë sakonshme të kapacitetit të baterisë të analizuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është më pak. Vlera e zakonshme e analizuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3000 mAh për "Galaxy S10e", 3300 mAh për "Galaxy S10" dhe 4000 mAh për "Galaxy S10+". Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Zgjeroni për të parë dallimet ndërmjet modeleve të Galaxy S10.