Smartfoni që do të ndryshojë botën e fotografisë

Njihuni me Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra. Me revolucionarin 8K video Snap që ndryshon mënyrën sesi kapni jo vetëm videon, por edhe fotografinë. Shtoni mbrojtjen e Samsung Knox, një bateri inteligjente, procesorin e fuqishëm dhe hapësirë të madhe ruajtjeje dhe do të kuptoni pse seria e re Galaxy S20 hap një epokë krejtësisht të re në botën celulare.

  •  
    Komentet kryesore të ekspertëve
  • Bëjeni tamam me Galaxy S20
  • 5 arsye për të blerë Galaxy S20 Ultra
  • Galaxy S20 tërësisht i dalë
  • Official Introduction
  • Official TVC
  • Përshtypjet e para
  • "Galaxy S20 është çdo gjë që përdoruesit kanë kërkuar"

    PCWorld logo
    PCWorld.al

    "Linja S20 është fenomenale"

    GameON logo
    GameON

    "Një telefon shumë tërheqës, elegant"

    Geek Room logo
    Geek Room
108MP

Një hap gjigand për rezolucionin dhe zmadhimin e fotove në celular

Rezolucioni i Lartë

108MP ju lejon të zmadhoni. Përsëri. Dhe përsëri.3

Fotografi e bërë me kamerën 108 megapiksel të Galaxy S20 Ultra e një çifti ulur në plazh. 108MP ju jep hollësi të pabesueshme në fotografitë tuaja, në mënyrë që të pickoni përsëri dhe përsëri pa humbur qartësi dhe ndërsa pickojmë fotografinë, zbulojmë një skenë të dikujt që po mban një surfboard në këndin e duhur që e bën të duket sikur personi që po kërcen nga shkëmbi pas tyre është duke kapërcyer në surfboard

Pickojeni për të përjetuar 108MP

12 megapiksel janë një kujtim i largët: me Galaxy S20 Ultra keni miliona piksele më shumë në çdo foto. Tani mund të zmadhoni një imazh si kurrë më parë dhe të shihni detaje që nuk do t'i kishit parë kurrë më parë.

Galaxy S20 & Glaxy S20+ 64MP
Galaxy S20 Ultra 108MP

Zmadhimi ynë më i përparuar deri tani ju çon në ato vende ku asnjë celular nuk ka qënë më parë

SPACE ZOOM

Provoni zmadhimin 100x për të realizuar foto mahnitëse4

Fotografi e bërë me Galaxy S20 plus pranë pjesës së pasme të një turme në një koncert në mjedise të jashtme. Ndërsa zmadhojmë në fotografi, shohim një moment gazmor të një burri që po bën sërf mbi turmën pranë skenës, duke treguar sesi Zmadhimi i Hapësirës ju lejon të gjeni momente që përndryshe mund t’i kishit humbur
Fotografi e bërë me Galaxy S20 Ultra në një plazh me shumë njerëz. Ndërsa zmadhojmë në fotografi, shohim një moment gazmor të një qeni të ulur në një peshqir të plazhit me syze rozë, duke treguar sesi duke treguar sesi Zmadhimi i Hapësirës ju lejon të gjeni momente që përndryshe mund t’i kishit humbur

Zmadhimi ynë më i avancuar përbëhet nga një zmadhim optik hibrid 10x, me lente revolucionare që paloset dhe një sensor imazhi me rezolucion të lartë. Kësaj i shtohet Zmadhimi me Super Rezolucion bazuar në inteligjencën artificiale, në gjendje për t’iu afruar veprimeve dhe për të regjistruar momente që mund t’i kishit humbur.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Galaxy S20 & S20+ 3xZmadhim Hibrid Optik5 Deri në 30xZmadhimi me Rezolucion Super6
Galaxy S20 Ultra 10xZmadhim Hibrid Optik5 Deri në 100xZmadhimi me Rezolucion Super6

Le te jetë natë

Natë e Shndritshme

Pothuajse trefishuam madhësinë e sensorit në mënyrë që të mund të regjistroni më shumë natën

Në dritë të paktë, sistemi i kamerës së kategorisë profesionale regjistron poza të shumta menjëherë, duke i bashkuar ato në një pozë mahnitëse me më pak turbullim dhe papastërti. Me sensorë më të mëdhenj të imazhit dhe IA, kalimi në modalitetin e Natës do të thotë se mund të regjistroni skena gjatë natës më qartë.7

Modaliteti i natës i çaktivizuar

Fotografitë e shkrepura në modalitetin Natë në Galaxy S20 plus. BTS qëndron në një korridor me pak dritë, duke mbajtur objekte të ndezura me shkopa ndriçues dhe ndriçim neoni si një kitarë, klarinetë, top basketbolli, syze dielli, dhe më shumë. Në foton me modalitetin Natë të çaktivizuar, mund të shihni konturet e anëtarëve të grupit, por kryesisht shkopat ndriçues dhe objektet e neonit. Në foton me modalitetin Natë të aktivizuar, fytyrat dhe veshjet e grupit janë shumë më të qarta dhe më të gjalla

Modaliteti i natës i aktivizuar

8K

8K Video Snap do të ndryshojë mënyrën tuaj të krijimit të fotove dhe videove

Video 8K

Tani video me rezolucionin më të lartë në një smartfon

E kemi çuar rezolucionin celular nga 4K deri në 8K. Një rezolucion 4 herë më i madh se UHD dhe 16 herë më i madh se FHD. Kjo do të thotë se do të kapni momente të paharrueshme me qartësi maksimale.

Njërëz duke ecuar në rrugë përpara një reklame për një qendër të stërvitjes me një grua që tërheq një litar të madh. Vija kohore e videos kthehet derisa shohim një burrë duke ecur përpara reklamës së qendrës së stërvitjes, që duket se tërhiqet nga litari. Shfaqet ikona e regjistrimit të videos 8K dhe takohet, duke regjistruar një fotografi të atij momenti

Video 8K

Madje mund të nxirrni fotografi 33MP direkt nga video 8K

Një mënyrë krejt e re për të bërë fotografi. Videot 8K shndërrojnë çdo kuadër në një fotografi me rezolucion të lartë, të cilat mund t’i zmadhoni për të pasur foto vërtet të jashtëzakonshme.

8KVideo
33MPImazh

Jashtëzakonisht i qëndrueshëm

Super i qëndrueshëm

Inteligjenca artificiale e përparuar stabilizon videot tuaja si një aparat fotografik profesional

Sensori më i madh dhe stabilizuesi i imazhit balancojnë lëvizjet e kamerës për t'ju dhënë regjistrime mjaft të qeta, pa turbullime dhe dridhje.

Një burrë duke ngarë një biçikletë BMX dhe duke bërë marifete. Një rrëshqitës i videos shfaqet duke treguar të njëjtin regjistrim, por me Super i qëndrueshëm të çaktivizuar. Video me Super i qëndrueshëm të aktivizuar tregon sesa i lëmuar është rregjistrimi

SINGLE TAKE

Një mënyrë krejt e re për të patur foto dhe video në formate të ndryshme me një shkrepje të vetme

Ju mendoni për shkrepjet dhe lini inteligjencën artificiale të bëjë pjesën tjetër. Me Single Take, ju vetëm duhet të xhironi një video prej 10 sekondash për të marrë automatikisht foto dhe video në formate të ndryshme. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë dhe i përshtatet më së miri momentit.8

Një lojë e futbollit me flluska. Fillon ë me një burrë duke goditur topin me kokë dhe pastaj dy burra duke u përplasur me njëri-tjetrin në flluskat. Video pastaj kalon në disa formate të ndryshëm për të ilustruar shumëllojshmërinë e formateve që Single Take krijon automatikisht

Zgjidhni modalitetin Single Take në kamera dhe shtypni shkrehësin. Lëvizni rreth e rrotull për të paktën 3 sekonda dhe deri në 10 sekonda për të regjistruar të gjithë skenën.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

BATERIA QË ZGJAT GJITHË DITËN

Karikimi që nuk të braktis kurrë

Bateritë tona janë të fuqishme, duke arritur maksimumin në 5000mAh (zakonisht).10, 11 Por ato janë gjithashtu inteligjente, duke iu përshtatur zakoneve tuaja celulare për të kursyer energji dhe për të zgjatur shumë më tepër me një karikim të vetëm.

Galaxy S20 Ultra parë nga përpara në modalitetin e peisazhit me një horizont të qytetit natën në ekran. Dielli në qiell është gjysëm në ekran dhe gjysëm jashtë ekranit për të treguar sesi bateria për gjithë ditën zgjat më shumë sesa dita juaj

Memorie pa limite

MEMORIA

Hapësirë për 750,000 foto12

Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra me kamerat e tyre të jashtëzakonshme dhe funksionet e avancuara të shkrepjeve, mund të mbështeten në një hapësirë të madhe ruajtjeje. Dhe nëse mendoni se hapësira nuk është kurrë e mjaftueshme, me një kartë microSD mund të shtoni deri në 1TB.13, 14

Deri në 512GBE brendshme
Plus deri në 1TBpërmes MicroSD

SIGURIA

Ne kemi përmirësuar të gjithë sistemin e sigurisë, sepse privatësia juaj është e çmuar

Ne kemi krijuar një procesor të sigurtë që merret ekskluzivisht me mbrojtjen e PIN-it, fjalëkalimit, metodës dhe Blockchain Private Key. Kombinuar me platformën Knox, siguria është e përfshirë në çdo pjesë të telefonit tuaj, nga hardueri tek softueri. Kështu që informacioni juaj është gjithmonë i sigurt.

Galaxy S20, S20 plus dhe S20 Ultra të gjithë krah për krah me një imazh të një pylli me gjete të vjeshtës anembanë të tre ekraneve. Mbi imazhin është logo e Samsung Knox

AKSESORËT

Përjetoni në maksimum serinë Galaxy S2015

Një pamje e shtrirë e disa aksesorëve Galaxy përfshirë Galaxy Buds plus, Mbulesën e Shikimit të Zgjuar LED, Mbulesa e Zgjuar LED, Mbulesa Transparente e Shikimit të Zgjuar dhe Galaxy Watch Active2

Aksesorët shiten veç. Disponueshmëria e modelit dhe ngjyra mund të ndryshojë në varësi të shtetit apo operatorit.

Galaxy është gjithmonë një hap përpara

SIGURIA

Siguria është në ADN-në tonë. Kështu që çdo Galaxy është e ndërtuar e sigurtë nga çipi e sipër.

Krahasoni modelet

ana e pasme e Galaxy S20 në Rozë e ëmbël
ana e pasme e Galaxy S20 në Gri Kozmike
ana e pasme e Galaxy S20 Ultra në Gri Kozmike
Galaxy S20 Galaxy S20+ Galaxy S20 Ultra
Ngjyra1
  • Gri Kozmike
  • Blu e ëmbël
  • Rozë e ëmbël
  • E zezë Kozmike
  • Gri Kozmike
  • Blu e ëmbël
  • E zezë Kozmike
  • Gri Kozmike
Madhësia e ekranit2

6.2 inç

6.7 inç

6.9 inç

Rezolucion i lartë

64MP

64MP

108MP

Zmadhim3

30x

30x

100x

Bateria4

4000mAh(zakonisht)

4500mAh(zakonisht)

5000mAh(zakonisht)

  1. Disponueshmëria e ngjyrës mund të ndryshojë në varësi të shtetit ose operatorit.
  2. E matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S20 është 6.2 inç si katror i plotë dhe 6.1 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S20+ është 6.7 inç si katror i plotë dhe 6.5 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S20 Ultra është 6.9 inç si katror i plotë dhe 6.7 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; zona reale e shikimit është me pak për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe vrimës së kamerës.
  3. Space Zoom përfshin një zmadhim dixhital, i cili mund të shkaktojë përkeqësim të imazhit.
  4. Bateria 5000mAh (zakonisht) e disponueshme vetëm në Galaxy S20 Ultra. Bateria e Galaxy S20 është 4000mAh (zakonisht) dhe bateria e Galaxy S20+ është 4500mAh (zakonisht). Vlera e zakonshme e analizuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3880 mAh për Galaxy S20, 4370 mAh për Galaxy S20+ dhe 4855 mAh për Galaxy S20 Ultra. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.