Kamera

Imazh nga afër i kamerës së pasme të Galaxy S20 në Gri Kozmike

Epoka e re e fotografisë dhe videove me cilësi të lartë për pajisjet celulare.

  • Komentet kryesore të ekspertëve - Kamera

KAMERA TË SHUMTA TË NIVELIT PROFESIONAL

Përshëndetni Galaxy S20 dhe S20+

Dy telefona Galaxy S20 në Rozë e ëmbël, një i parë nga pas dhe një i parë nga përpara me sfondin e grafikut të lules në ekran, duke treguar vendndodhjen e kamerave. Përpara është Kamera e Përparme 10MP dhe pas është Kamera Ultra e Gjerë 12MP Kamera me Kënd të Gjerë 12MP dhe Kamera Telefoto 64MP.
Dy telefona Galaxy S20 plus në Gri Kozmike, një i parë nga pas dhe një i parë nga përpara me sfondin e grafikut të lules në ekran, duke treguar vendndodhjen e kamerave. Përpara është Kamera e Përparme 10MP dhe pas është Kamera Ultra e Gjerë 12MP Kamera me Kënd të Gjerë 12MP dhe Kamera Telefoto 64MP dhe Kamera DepthVision.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

64MP

KAMERA TË SHUMTA TË NIVELIT PROFESIONAL

Ju prezantojmë Galaxy S20 Ultra

Dy telefona Galaxy S20 Ultra në Gri Kozmike, një i parë nga pas dhe një i parë nga përpara me sfondin e grafikut të flluskës në ekran, duke treguar vendndodhjen e kamerave. Përpara është Kamera e Përparme 40MP dhe pas është Kamera Ultra e Gjerë 12MP Kamera me Kënd të Gjerë 108MP, Kamera Telefoto 48MP dhe Kamera DepthVision.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

108MP

REZOLUCION I LARTË

64MP ju lejon ta pickoni. Përsëri. Dhe përsëri

Kamera me rezolucion të lartë 64 megapiksel e Galaxy S20 dhe S20+ ofron rezolucion të mprehtë që ruan qartësinë, edhe kur prisni imazhet tuaja.

Fotografi e bërë me kamerën 64 megapiksel të Galaxy S20 plus e një cepi në rrugë ku njerëz janë duke qëndruar dhe duke ecur. 64MP ju jep hollësi të pabesueshme në fotografitë tuaja, në mënyrë që të pickoni përsëri dhe përsëri pa humbur qartësi dhe ndërsa pickojmë fotografinë, zbulojmë një skenë të një burri që po ecën përpara një tabele me një arm të drejtuar dhe duket sikur tabela është duke e takuar burrin tek hunda

Pickojeni për të përjetuar 64MP

REZOLUCION I LARTË

108MP ju lejon të zmadhoni. Përsëri. Dhe përsëri

Nëse 12 megapikselët e zakonshëm nuk të mjaftojnë, si thoni për 108 megapiksel të Galaxy S20 Ultra? Janë miliona piksele më shumë, për foto mjaft të qarta që mbajnë një nivel të jashtëzakonshëm detajesh edhe kur i prisni apo printoni fotot tuaja.

Fotografi e bërë me kamerën 108 megapiksel të Galaxy S20 Ultra e një çifti ulur në plazh. 108MP ju jep hollësi të pabesueshme në fotografitë tuaja, në mënyrë që të pickoni përsëri dhe përsëri pa humbur qartësi dhe ndërsa pickojmë fotografinë, zbulojmë një skenë të dikujt që po mban një surfboard në këndin e duhur që e bën të duket sikur personi që po kërcen nga shkëmbi pas tyre është duke kapërcyer në surfboard

Pickojeni për të përjetuar 108MP

ZMADHIMI I HAPESIRËS

Zmadhoni 30 herë. Bëni poza që nuk mund t’i bënit më parë

Zmadhimi ynë i përparuar fillon me Zmadhimin Hibrid Optik 3 herë. Shtojini Zmadhimin me Rezolucionin Super të fuqizuar nga IA dhe tani mund t’u afroheni veprimeve si kurrë më parë.

Fotografi e bërë me Galaxy S20 plus pranë pjesës së pasme të një turme në një koncert në mjedise të jashtme. Ndërsa zmadhojmë në fotografi, shohim një moment gazmor të një burri që po bën sërf mbi turmën pranë skenës, duke treguar sesi Zmadhimi i Hapësirës ju lejon të gjeni momente që përndryshe mund t’i kishit humbur
3 herëZmadhim Hibrid Optik1
DERI NË 30 herëZmadhim me Rezolucionin Super2

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

SPACE ZOOM

Provoni zmadhimin 100x për të realizuar foto mahnitëse

Zmadhimi ynë më i avancuar përbëhet nga një zmadhim optik hibrid 10x, me lente revolucionare që paloset dhe një sensor imazhi me rezolucion të lartë. Kësaj i shtohet Zmadhimi me Super Rezolucion bazuar në inteligjencën artificiale, në gjendje për t’iu afruar veprimeve dhe për të regjistruar momente që mund t’i kishit humbur.

Fotografi e bërë me Galaxy S20 Ultra në një plazh me shumë njerëz. Ndërsa zmadhojmë në fotografi, shohim një moment gazmor të një qeni të ulur në një peshqir të plazhit me syze rozë, duke treguar sesi duke treguar sesi Zmadhimi i Hapësirës ju lejon të gjeni momente që përndryshe mund t’i kishit humbur
10xZmadhim Hibrid Optik1
ERI NË 100xZmadhim me Rezolucionin Super2

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

NATË E SHNDRITSHME

Shtuam madhësinë e sensorit në mënyrë që të mund të regjistroni më shumë nga nata

Sensori më i madh i imazhit ju jep fotografi të mprehta dhe të shndritshme në dritë të paktë dhe është edhe më i shndritshëm në modalitetin e Natës.3 Kamera mund të regjistrojë poza të shumta menjëherë, duke i bashkuar ato në një fotografi me më pak turbullim dhe papastërti.

NATË E SHNDRITSHME

Pothuajse trefishuam madhësinë e sensorit në mënyrë që të mund të regjistroni më shumë natën

Në dritë të paktë, sistemi i kamerës së kategorisë profesionale regjistron poza të shumta menjëherë, duke i bashkuar ato në një pozë mahnitëse me më pak turbullim dhe papastërti.4 Me sensorë më të mëdhenj të imazhit dhe IA, kalimi në modalitetin e Natës do të thotë se mund të regjistroni skena gjatë natës më qartë.

Fotografi të bëra me modalitetin e Natës në Galaxy S20 Ultra të njerëzve në një mjedis të errët në një koncert dhe një grua në mes është duke bërë një zemër me duart e saj, që tregon ndryshimin e ndriçimit ndërmjet një fotografie me dritë të paktë të bërë në modalitetin Automatik dhe kur bëhet në modalitetin e Natës

PërdorimiNATË E SHNDRITSHME

KAMERA E SELFIT

Kalojeni lojën tuaj të selfit nga pozat e shpejta tek portreti

Kamera e Përparme 10MP me AF të shpejtë regjistron këndet tuaja më të mira për selfie të qarta që bien në sy.

Fotografi selfie e bërë me Galaxy S20 plus e një gruaje nën një dritë rrethore që duket si një aureolë

KAMERA E SELFIT

40MP për selfie të përsosura

Kamera për selfie më e fuqishme që është parë ndonjëherë në një pajisje Galaxy. Kamera e përparme 40MP e Galaxy S20 Ultra ju ofron teknologji profesionale për selfie të pasura në detaje, madje edhe në kushte me dritë të ulët.

Fotografi selfi e bërë me kamerën e përparme 40 megapiksel të Galaxy S20 Ultra e një burri duke qëndruar përpara një pikture që është blu me një vijë të verdhë. Ai ka pozuar në mënyrë që të duket sikur po ha vijën e verdhë si makarona
8K

8K Video Snap do të ndryshojë mënyrën tuaj të krijimit të fotove dhe videove

VIDEO 8K

Tani video me rezolucionin më të lartë në një smartfon

Nga 4K në 8K, kjo është zgjedhja jonë revolucionare për videot në celular. Rezolucion 4 herë më i lartë se UHD dhe 16 herë më i lartë se FHD. Rezultati? Imazhe në lëvizje që mbeten jashtëzakonisht të qarta edhe nëse shikohen në një ekran kinemaje.

Një festë pranë pishinës në një shtëpi dhe një burrë dhe një grua duke ecur përgjatë pishinës, kur burri bie në pishinë. Ndërsa kaloni, shfaqet ndërfaqja e videos dhe kalon në vijën kohore të videos derisa shohim burrin të bjerë në ujë dhe duket se po hedh hapin në sipërfaqen e ujit. Shfaqet ikona e regjistrimit të videos 8K dhe takohet, duke regjistruar një fotografi të atij momenti

REGJISTRIMI I VIDEOVE 8K

Madje mund të nxirrni fotografi 33MP direkt nga video 8K

Është një mënyrë krejt e re për të bërë fotografi sa herë që shtypni butonin e regjistrimit. Video në 8K kthen çdo kuadër në një foto të qartë, të cilën mund ta zmadhoni për të pasur foto me të vërtetë të jashtëzakonshme.

PërdorimiREGJISTRIMI I VIDEOVE 8K

SINGLE TAKE

Një mënyrë krejtësisht e re për të bërë një pozë dhe për t’a shndërruar atë në shumë formate

Ju mendoni për shkrepjet dhe lini inteligjencën artificiale të bëjë pjesën tjetër. Me Single Take, ju vetëm duhet të xhironi një video prej 10 sekondash për të marrë automatikisht foto dhe video në formate të ndryshme. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë dhe i përshtatet më së miri momentit.5

Zgjidhni modalitetin Single Take në kamera dhe shtypni shkrehësin. Lëvizni rreth e rrotull për të paktën 3 sekonda dhe deri në 10 sekonda për të regjistruar të gjithë skenën.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.
Një lojë e futbollit me flluska treguar brenda ekranit të Galaxy S20 Ultra. Ndërfaqja e Pozës së Vetme tregon sesi takoni shkrehësin dhe pastaj bëni një video për deri në 10 sekonda dhe pastaj krijohen automatikisht formate të shumtë

Jashtëzakonisht i qëndrueshëm

SUPER I QËNDRUESHËM

Inteligjenca artificiale e përparuar stabilizon videot tuaja si një aparat fotografik profesional

Sensori më i madh dhe stabilizuesi i imazhit balancojnë lëvizjet e kamerës për t'ju dhënë regjistrime mjaft të qeta, pa turbullime dhe dridhje.

Një grua duke vrapur në pistë. Një rrëshqitës i videos shfaqet duke treguar të njëjtin regjistrim, por me Super i qëndrueshëm të çaktivizuar. Video me Super i qëndrueshëm të aktivizuar tregon sesa i lëmuar është rregjistrimi

PërdorimiSUPER I QËNDRUESHËM

MONTAZHI

Një tërësi e mjeteve të redaktimit të përfshira në smartfonin tuaj

Redaktoni shumë video dhe foto njëkohësisht, futni kalime ose titra, ndryshoni shpejtësinë ose bashkoni foto dhe video në 4K për të krijuar një koleksion të momenteve më të mira.6

Imazh nga afër i gjysmës së poshtme të Galaxy S20 Ultra që tregon ndërfaqen e Montazhit

Shkëmbimi i fotove dhe videove është më i lehtë se kurrë

QUICK SHARE

Ndani gjithçka që dëshironi menjëherë

Gjeni se cilët nga miqtë tuaj janë afër, kështu që mund të zgjidhni deri në 5 kontakte dhe të ndani përmbajtje me të gjithë njëkohësisht. Çiftimi i pajisjeve nuk është i nevojshëm.7

Dy gra mbajnë telefona Galaxy S20 Ultra për të treguar sesa kollaj mund të shpërndani fotografi me miqtë tuaj afër duke përdorur Shpërndarjen e Shpejtë

Zbuloni veçoritë e tjera revolucionare të kamerave

NIGHT HYPERLAPSE

Timelapse më të bukur se asnjëherë

Regjistroni natën në një mënyrë krejtësisht unike. Teknologjia e përparuar e dritës së paktë ju jep aftësinë për të filmuar video me rregjistrime të stilit me ekspozim të gjatë, në mënyrë që video juaj të paraqesë vija mahnitëse të dritës.

Pamje video Night Hyperlapse e një skene të autostradës, fenerët e makinës shndërrohen në vija mahnitëse të dritës ndërsa makina lëviz

MODALITETI PRO

Një mjet profesional i vendosur për të krijuar foto dhe video si profesionist

Merrni kontrollin e plotë të shkrepjeve tuaja, me modalitetin Pro. Si në një SLR dixhitale, mund të rregulloni manualisht ISO, shpejtësinë e shkrehësit dhe nivelin e ekspozimit sipas dëshirës tuaj.

Fotografi e bërë me Galaxy S20 Plus me modalitetin Pro të një grupi njerëzish që mbajnë llampa të kokës dhe përdorin dritat e sinjalizimit të telefonave të tyre për të krijuar një konstelacion ndaj qiellit të natës

Dhe të gjitha gjërat e preferuara që vendosin standarte të reja

  • HDR

    Regjistroni fotografi dhe video me nuanca të shkëlqyeshme, të gjalla.

  • FOTOGRAFI DHE VIDEO BOKEH

    Mjegulloni sfondet dhe shtoni efekte bokeh për fotografi dhe video artistike.

  • SUPER SLOW-MO

    Kamera me super shpejtësi rregjistron deri në 960 kuadro në sekondë.8

  • KONVERTIMI PЁRPARA DHE PAS I REGJISTRIMIT UHD 4K

    Kamera e përparme dhe e pasme të dyja rregjistrojnë në UHD 4K mahnitëse dhe mund të kaloni pa probleme ndërmjet të dyjave ndërsa regjistroni.

  • REGJISTRIMI HDR10+

    Ngjyra dhe kontrasti qëndrojnë të sakta në secilën skenë me HDR10+ dhe Hartën Dinamike të Tonit.9

  • VIZATIMI AR

    Krijimet 3D ndjekin fytyrën tuaj dhe hapësirën rreth jush për video që bien në sy.

  • SKANERI 3D

    Shndërroni objekte të jetës reale në vizatime 3D.10, 11

  • MASA E SHPEJTЁ

    Ёshtë një pajisje e matjes në kamerën tuaj.12