Ky telefon është për njerëzit që i duan të gjitha. Ne ju dëgjuam ju, të apasionuarit, dhe krijuam një telefon që i lë kompromiset pas. Ky është telefoni i krijuar posaçërisht për çdo të apasionuar. Pra, nëse ju jeni adhurues i fotografisë, lojërave apo buletineve me gjithçka që ju frymëzon, ne kemi përmbledhur kombinimin ideal të risive të S20. Ky është telefoni që ju jep atë që kërkoni, për të bërë më shumë nga çfarë ju pëlqen.

Ky është Galaxy S20 FE.

Pjesëtarët e BTS, katër të ulur në divan dhe tre pas divanit. Të gjithë mbajnë ngjyra të ndryshme të telefonit Galaxy S20 FE.

Ekran Infinity-O 

Të gjitha shikimet mbi ekranin Infinity-O

Modernizoni pamjen. Ekrani Infinity-O Full HD+ 6.5" ka korniza që pothuajse nuk duken që rrethojnë cepat e sheshtë dhe një vrimë të vogël për kamerën.2 Nënkupton një ekran më përfshirës që i bën lojrat, transmetimet dhe video-telefonatat tuaja më argëtuese.

Galaxy S20 FE me një foto sërfistësh në ekran, duke paraqitur përfshirjen që arrin ekrani Infinity-O.

Inkuadro më gjerë, shko më pranë dhe nxirre pozën me një të shkrepur

Kamera profesionale

Kamera e nivelit profesional me tri objektiva

Tre kamera nga mbrapa ju mundësojnë realizimin me lehtësi të atyre pozave profesionale të nivelit #nofilter. Inkuadrojeni skenën me kamerën këndgjerë, pastaj kaloni më gjerë me kamerën ultra të gjerë ose zmadhoni në zmadhim optik 3x në kamerën telefoto.

Dy telefona Galaxy S20 FE në Blu marinë pastel, një i parë nga pas dhe tjetri nga përpara. Një telefon shihet nga pas, duke treguar ku ndodhen kamera ultra e gjerë 12MP, kamera këndgjerë 12MP dhe kamera telefoto 8MP. Telefoni i parë nga përpara ka portretin e një gruaje në ekran dhe tregon vendndodhjen e kamerës së parme 32MP.

Space zoom

Kaloni nga turma në rresh të parë

Përfitoni akses VIP edhe nga gjakosja e hundëve - 30X Space Zoom ju mundëson zmadhimin nga njëra anë e ambientit tek tjetra. Kombinimi i zmadhimit optik 3x dhe i zmadhimit me superrezolucion 30x ju mundëson të arrini pamje nga afër të skenave pa lëvizur nga vendi.3, 4

Foto e njerëzve që rrinë ulur në një park, pa zmadhim.
Foto me zmadhim 3x, duke u afruar pranë një gruaje që rri vetëm në një tryezë në sfond të fotos me zmadhim 1x.
Foto me zmadhim 10x, duke u afruar edhe më pranë gruas që rri vetëm në një tryezë. Qartësohen më shumë detaje, si p.sh. se ajo po lexon një revistë dhe mbi tryezë ka një mal me minitullumbace dhe një shishe portokalli.

3xZmadhimi optik
Deri në 30xZmadhim me superrezolucion

Për zogjtë e natës

Dy gra ulur në një dritare të hapur duke parë përjashta. Një pozë me Galaxy S20 FE pa modalitetin e natës dhe një pozë tjetër me modalitetin e natës. Imazhi i shkrepur me modalitetin e natës është i qartë, i detajuar dhe me më shumë ngjyrë se fotoja tjetër.

Regjimi i natës

Sensori ynë më i madh dysh për foto të ndezura e të qarta gjatë natës

Me më shumë pikselë dhe Inteligjence Artificiale të përmirësuar për kamerën, kamera e pasme në Galaxy S20 FE rregullohet për të përthithur dritë edhe kur është errësirë, që fotot të dalin të detajuara dhe plot ngjyrë.5 Ajo shkrep gjithashtu disa kuadro njëherësh, duke i procesuar në një foto të qartë nate.

Një grua që rri në një dritare të hapur me një shandan që shndrit në sfond. Një pozë me Galaxy S20 FE pa modalitetin e natës dhe një pozë tjetër me modalitetin e natës. Imazhi i shkrepur me modalitetin e natës është i qartë, i detajuar dhe me më shumë ngjyrë se fotoja tjetër.

Single Take

Shkrepeni një herë, përfitoni opsione të shumta. Të gjitha të mundësuara nga IA

Single Take ju shpie në nivel krijuesi përmbajtjesh me një prekje të shkrehësit. Shkrepni për deri në 15 sekonda dhe lërjani telefonit ta bëjë punën. Me të mbaruar, kaloni te Gallery për të zbuluar një larmi videosh, fotosh etj.6

Play

Galaxy S20 FE e parë nga përpara me ndërfaqen e kamerës në ekran, duke shfaqur modalitetin Single Take. Disa foto të ndryshme duken duke treguar stilet e ndryshme që mund të prodhojë Galaxy S20 FE kur përdorni Single Take.

Kamera ballore

Kaloni nga autoportretet amatore në ato profesionale

Kur keni kamerë ballore 32MP, autoportretet dhe videoblogimet tuaja kalojnë në nivel krejt tjetër. Bëhuni protagonisti i shkrepjes she përfitoni detaje të mëtejshme në fotot e videot tuaja.

Tri lloje autoportretesh të shkrepura me kamerën e parme 32MP për poza të cilësisë së lartë e të detajuara. Dy gra rrinë në një fushë me kokat që u prekin. Një autoportret në kënd të ulët i një gruaje. Një autoportret në kënd të ulët i një burri dhe një gruaje që shikojnë nga telefoni.

Lidhja

LTE dhe Wi-Fi 6 ju mundësojnë transmetimin me shpejtësi

LTE me deri në 1.6Gbps ju ofron shpejtësi të fuqishme të dhënave, ndërsa Wi-Fi 6 ju lidh në mënyrë të sigurtë me vonesë të ulët edhe në një pikë të mbipopulluar.7 Kështu që si të jeni të lidhur me LTE, si me Wi-Fi, mund të luani në kohë reale me vonesë të ulët.

Galaxy S20 FE me një skenë nga një lojë në ekran, duke paraqitur në detaj se çfarë mund të përjetoni në lojërat tuaja me shpejtësitë e LTE dhe Wi-Fi 6.

Super elegant 120Hz

Ekrani ynë me shfletimin më të këndshëm për t'ju mbajtur të përditësuar me buletinet tuaja

Dy herë më i shpejtë se ekranet e shumë smartfonëve, ekrani Super AMOLED rifreskon figurën në 120Hz super të lëmuar për ta shfaqur aksionin të qartë dhe reagimin ndaj prekjes të shpejtë. Qoftë nëse jeni duke shfletuar në timeline apo nëpër galeri, ekrani lëviz shpejt me më pak ngecje.

Krahasim krah për krah i dallimit në shfletimin e lëmuar mes një ekrani të caktuar në 60Hz dhe një tjetri në 120Hz.

4500mAh

Bateri inteligjente gjatë gjithë ditës

Bateri inteligjente për gjithë ditën në mënyrë që të luani për orë të tëra

Jetojeni jetën pa u shqetësuar se ku ta karikoni telefonin. Bateria 4500mAh (tipike) i jep telefonit tuaj ngarkesën e nevojshme për të përballuar ditën tuaj dhe ka aq inteligjencë sa të kursejë energji për çastet kur ju duhet vërtet.8, 9

Galaxy S20 FE me një foto nate në ekran duke treguar një hije të një personi që mban një sërf mbi kokë. Më lart është një hënë e plotë në qiell. Hëna e plotë është gjysmë jashtë ekrani, duke paraqitur kohëzgjatjen njëditëshe që ofron Galaxy S20 FE.

AP dhe RAM

Telefoni që mendon më shpejt sesa shpejt

Shfrytëzojini në maksimum shpejtësitë e larta të të dhënave dhe përmbajtjen me bazë reje kompjuterike me risinë tonë të procesorit për S20 dhe me 6GB RAM.10 Të gjitha këto plus NPU e optimizuar jua shpien performancën në nivel tjetër, ndaj kalimi nga njëri aplikacion në tjetrin është i shtruar, transmetimet e drejtpërdrejta dalin pastër dhe keni ende fuqinë për ta shpënë lojën tuaj drejt fitores.

Një ilustrim i një procesori që ofron performancën e fuqishme për Galaxy S20 FE.

Ruajtja

Hapësirë për mijëra foto e video11

Me 128GB të integruara dhe mundësinë për të ruajtur deri në 1TB më shumë në një kartë microSD, kufizimi i vetëm për çfarë mund të ruani është se çfarë krijoni e shkarkoni.

*Karta microSD shitet veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të shtetit apo prodhuesit.

Galaxy S20 FE e parë nga përpara me aplikacionin Gallery në ekran. Rreth telefonit janë miniaturat e fotove të shkrepura me Galaxy S20 FE për të treguar se sa foto e video mund të ruhen në mbi 1TB hapësirë.

IP68

Mbrojtje nga stërkalat, pikat e shiut dhe pluhuri

Klasifikuar me IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, ky telefon duron deri në 1.5 metra ujë për deri në 30 minuta.12 Kështu që mund ta mbani e të vazhdoni lojën e shkrepjen edhe nëse telefoni ju laget ca.

Galaxy S20 FE në Blu marinë pastel i parë nga mbrapa me stërkala uji përreth për të paraqitur klasifikimin IP68.

Ekosistem

Lidheni botën tuaj me botën e Galaxy

*Galaxy Tab S7, Watch Active2, Buds Live dhe Fit2 shiten veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit.

Një paraqitje e Galaxy S20 FE në Blu marinë pastel parë nga lart, Galaxy S20 FE në Blu marinë pastel parë nga poshtë, Galaxy Tab S7 në Mystic Black, kufjeve Galaxy Buds Live në Mystic Bronze, Galaxy Fit2 në Red dhe Galaxy Watch Active2 në E Artë Rozë.

Gjithçka tjetër jashtë të zakonshmes, modelet e preferuara Galaxy

  • Super Steady

    Pozat e aksionit me dridhje qetësohen falë stabilizimit IA.

  • Super Fast Charging

    Si një gjumë i shpejtë përtëritës për telefonin tuaj. Futeni në prizë për të marrë mbi 50% karikim në 30 minuta me 25W Super Fast Charger.13

  • Fast Wireless Charging 2.0

    Vendoseni telefonin tuaj për një karikim super të shpejtë në një çast.14

  • Wireless PowerShare

    Mund të karikoni kufjet, orën tuaj dhe madje telefonin e një miku.15

    * Kufjet dhe ora shiten veç.

  • Samsung DeX

    Lidheni me valë me televizorin në mënyrë krejt të re.16, 17

  • Shpërndarje e shpejtë

    Thjesht tërhiqni panelin e shpërndarjes dhe prekni shoqërinë që keni përreth, për t'i ndarë.18

  • One UI 2

    One UI është krijuar për thjeshtësinë e përditshme. Ai ruan çfarë ka thelbësore në ekranin gjithnjë aktiv që të merrni çfarë ju duhet me një shikim. Dhe është më e lehtë për sytë me Dark Mode.

    Shkoni tek One UI 2

Why Galaxy

Mësohuni me të jashtëzakonshmen

Ka ardhur koha që të mos zgjidhni ndërmjet asaj që ju pëlqen dhe asaj që ju nevojitet. I krijojmë pajisjet tona në mënyrë që pasi t’i keni në dorë do të pyesni veten sesi ia bëtë pa to.

Eksploroni më tej

Një kodër e vogël me mullinj ere të kuq e të ndriçuar në plan të parë, me një qiell mahnitës nate me yje në sfond.