Galaxy S8 | S8+
Çlirimi i telefonit



Dizajni revolucionar i Galaxy S8 dhe S8+ fillon nga brenda jashtë. Çdo pjesë të strukturës së telefonit e kemi rikonceptuar që të kapërcejë kufijtë e ekranit të smartfonit. Prandaj, ju shikoni vetëm përmbajtje të pastër, pa asnjë kornizë. Është ekrani më i madh, më mahnitës që ekziston në një Galaxy Smartphone të kësaj madhësie. Dhe mund të mbahet lehtë në dorë.
Infinity Display ka një ekran nga cepi në cep që derdhet anëve të telefonit, duke formuar një sipërfaqe krejtësisht të lëmuar dhe të vazhdueshme pa të dala apo kënde. Është thjesht qelq i pastër, i kristaltë dhe i pandërprerë. Dhe zë të gjithë pamjen e përparme të telefonit, duke rrjedhur në mënyrë të përkryer brenda mbështjelljes prej alumini. Rezultati është një objekt i pashoq i harkuar, i bukur dhe perfekt nga ana simetrike.
MËSO MË SHUMËRegjistrojeni jetën ashtu siç ndodh me kamerat Galaxy S8 dhe S8+. Kamera e pasme 12MP dhe kamera e përparme 8MP janë aq të sakta dhe të shpejta sa nuk do të humbisni asnjë moment, ditën apo natën.
MËSO MË SHUMËSytë dinakë nuk janë më problem kur keni skanimin e iridës së syrit në Galaxy S8 dhe S8+. Iridat tuaja kanë modele që janë unike vetëm tuajat, dhe është pothuajse e pamundur që ato të kopjohen. Kjo do të thotë se me skanimin e iridës, telefoni juaj dhe përmbajtja e tij hapen vetëm për sytë tuaj. Dhe kur ju nevojitet ta zhbllokoni telefonin shumë shpejt, dallimi i fytyrës është një opsion shumë praktik.
*Irida është pjesa me ngjyrë në formë unazore e syrit tuaj.
MËSO MË SHUMËAsnjëherë nuk do të ndaloni në të vërtetë së përdoruri telefonin. Kjo është arsyeja pse Galaxy S8 dhe S8+ drejtohen nga procesori i parë në botë 10nm. Është i shpejtë dhe i fuqishëm dhe rrit efikasitetin e baterisë. Plus, ekziston mundësia për të zgjeruar hapësirën ruajtëse, dhe për të punuar nëpër shi dhe pluhur me performancën e vlerësuar IP68.
MËSO MË SHUMËBixby e ndryshon krejtësisht mënyrën se si ju bashkëveproni me telefonin tuaj. Ai është asistenti personal që kupton të folurën, të shkruarën dhe trokitjet në mënyrë që asnjëherë të mos kufizoheni me një regjim komunikimi. Ai e ndryshon gjithashtu krejtësisht mënyrën se si përdorni telefonin tuaj. Nuk është fare nevoja që të pyesni, thjesht i tregoni Bixby-t se çfarë dëshironi duke hapur aplikacionin e kamerës. Është jashtëzakonisht e lehtë.
*Bixby njeh gjuhët e përzgjedhura. Të tjera do suportohen në të ardhmen.
MËSO MË SHUMËGalaxy S8 dhe S8+ janë projektuar për të qenë më shumë sesa thjesht smartphone. Ata janë projektuar për të ndryshuar mënyrën se si ju e regjistroni dhe e shikoni jetën, qoftë në 360 gradë apo në realitet virtual. Ata janë projektuar për të ndryshuar mënyrën se si ju paguani dhe punoni kur jeni në lëvizje. Thyeni barrierat në botën tuaj me Galaxy S8 dhe S8+.
MËSO MË SHUMË*Gear 360 (2017) dhe Gear VR me Kontrollues shiten veç.
Që nga fotografitë dhe videot deri te kontaktet dhe muzika, Smart Switch ju lejon t'i transferoni me lehtësi kujtimet që keni në telefonin e vjetër te telefoni i ri Galaxy S8 dhe S8+. Tani që e dini se të gjitha kujtimet do t'ju shoqërojnë, mund të fokusoheni që të krijoni kujtime të reja me Galaxy S8 ose S8+.
*Disponueshmëria e shërbimeve mund të variojë sipas pajisjes. Konektori USB është i përfshirë në kuti.
Galaxy S8 dhe S8+ janë ndërtuar për të qenë më të aksesueshëm për të gjithë. Një gamë zgjidhjesh teknike të mirëmenduara e bën të lehtë për të gjithë që t'i shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e avancuara të Galaxy S8 dhe S8+.
Mbajeni Galaxy S8 ose S8+ të ndezur dhe krenohuni me stilin tuaj me këtë koleksion aksesorësh të përzgjedhur me kujdes.
*Aksesorët shiten veç.
MËSO MË SHUMË