Njihu më shumë Bixby Voice

Bixby Voice është një asistent AI i Samsung. Fillimisht u shtua në Galaxy S8 dhe S8+ dhe ju mundëson të bëni detyra me pajisjet tuaja Galaxy me anë të zërit tuaj.

Pamja e logos së Bixby Voice në një ekran celulari.

Bixby Voice është integruar thellësisht në telefon. Ju mund të përdorni zërin tuaj, tekstin ose prekjet për t’i dhënë komanda për hapjen e aplikacioneve, dërgimin e mesazheve me tekst, krijimin e rikujtesave e shumë të tjera.

Gjëra të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë për Bixby Voice

  • Për të përdorur Bixby, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung dhe të lidheni me rrjetin e internetit (Wi-Fi ose internetin e celularit).
  • Veçoritë e Bixby dhe ofruesit e përmbajtjeve mund të ndryshojnë në varësi tëvendit, gjuhës, modelit të pajisjes ose versionit të sistemit operativ.
  • Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë në varësi të pajisjes.

Ju lutem vini re: Nëse doni të dini më shumë informacione, si p.sh. pajisjet mbështetëse, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të Bixby..

Faleminderit për komentin tuaj