Si të zgjidhni një gabim kur shkarkoni një aplikacion nga Galaxy Store

Kur shkarkoni një aplikacion nga Galaxy Store, mund të hasni një gabim. Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë.

Ekrani i një gabimi kur shkarkoni një aplikacion në Galaxy Store

Nëse ndodh një gabim gjatë instalimit të aplikacionit dhe fazës së përditësimit, provoni përsëri pasi të keni përfunduar hapat e mëposhtëm.

Në telefonin tuaj Galaxy

Hapi 1. Pamja e ekranit “Cilësimet” me prekjen e opsionit “App-et”. Hapi 1. Pamja e ekranit “Cilësimet” me prekjen e opsionit “App-et”.

Hapi 1. Hapni telefonin dhe shkoni te menyja “Cilësimet”. Prekni opsionin “App-et”.

Hapi 2. Tek ekrani “App-et”, prekni “Galaxy Store”. Hapi 2. Tek ekrani “App-et”, prekni “Galaxy Store”.

Hapi 2. Tek menyja e “App-et”, prekni “Galaxy Store”.

Hapi 3. Ekrani me informacionet e aplikacioneve me prekjen e opsionit “Arkivimi”. Hapi 3. Ekrani me informacionet e aplikacioneve me prekjen e opsionit “Arkivimi”.

Hapi 3. Më pas prekni “Arkivimi”.

Hapi 4. Menyja e arkivimit ku mund të prekni “Pastro të dhënat” ose “Pastro memorien spec.”. Hapi 4. Menyja e arkivimit ku mund të prekni “Pastro të dhënat” ose “Pastro memorien spec.”.

Hapi 4. Në menynë e arkivimit, prekni “Pastro të dhënat”, më pas “Pastro memorien spec.” dhe provoni sërish instalimin ose përditësimin e aplikacionit.

Nëse vazhdon të shfaqet i njëjti gabim, ju lutemi të na kontaktoni duke bashkëngjitur të dhënat e regjistruara të sistemit përmes Galaxy Store. Për ta bërë këtë, ndiqni këta hapa.

Hapi 1. Ekrani kryesor i Galaxy Store me prekjen e opsionit “Menyja” në pjesën e poshtme djathtas ekranit. Hapi 1. Ekrani kryesor i Galaxy Store me prekjen e opsionit “Menyja” në pjesën e poshtme djathtas ekranit.

Hapi 1. Hapni “Galaxy Store” dhe prekni opsionin “Menyja”.

Hapi 2. Ekrani i cilësimeve të Galaxy Store, ku duhet të prekni opsionin “Na kontakto”. Hapi 2. Ekrani i cilësimeve të Galaxy Store, ku duhet të prekni opsionin “Na kontakto”.

Hapi 2. Te ky ekran, prekni ikonën e cilësimeve dhe zgjidhni opsionin “Na kontakto”.

Hapi 3. Prekni “Raportimet e gabimeve” për të kontaktuar me Samsung. Hapi 3. Prekni “Raportimet e gabimeve” për të kontaktuar me Samsung.

Hapi 3. Prekni menynë “Raportimet e gabimeve” për të zgjidhur një problem me ndihmën tonë.

Problemet e lidhura

Për të shkarkuar aplikacionet dhe burimet në pajisje, rekomandohet që të keni të paktën 1.5 GB të lira ose 2.5 herë më shumë kapacitet të aplikacioneve. Nëse nuk ka hapësirë të lirë, shkarkimi mund të mos jetë i mundur.

Për të kontrolluar arkivimin e pajisjes, ju lutemi ndiqni këta hapa.

1 Hapni menynë e telefonit “Cilësimet”.
2 Prekni opsionin “Kujdesi për baterinë & pajisjen”.
3 Prekni opsionin “Arkivimi” dhe kontrolloni arkivimin e pajisjes.

Ju lutemi, vini re: Vendndodhja dhe emri i menysë “Cilësime” mund të ndryshojë në varësi të vendit dhe pajisjes.

Kontrolloni nëse rrjeti (rrjeti celular ose Wi-Fi) është lidhur me sukses dhe provoni përsëri. Nëse rrjeti celular ose Wi-Fi janë fikur ose ka shërbim të dobët, hyrja në Galaxy Store mund të mos jetë e mundur.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window