Përmirëso hapësirën tënde me një vepër të bukur arti

Shfleto veprat e artit që adhuron

Biblioteka e veprave të artit për The Frame (më shumë se 5000 vepra arti)

Rendit sipas
Shiko
Nuk u gjetën rezultate
Alternative Text Alternative Text
Alternative Text Alternative Text
Alternative Text Alternative Text
Alternative Text Alternative Text

* Përshkrimet e veprave të artit janë të disponueshme vetëm në gjuhët e ofruara nga partnerët tanë për t'u siguruar që qëllimet e artistëve të transmetohen me saktësi.

Organizo një galeri arti personale dhe shfaqe në shtëpi. Me më shumë se 5000 përzgjedhje nga artistë dhe institucione me famë botërore në Art Store mund të gjesh me lehtësi veprën e duhur për stilin tënd.

TV kur është i ndezur.
Art kur është i fikur.

Modaliteti i artit

Kur është fikur, The Frame hyn në Modalitetin e artit duke e transformuar ekranin në një dritare të veprave më të mira në botë. Shijo një koleksion të organizuar me kujdes, i cili përfshin më shumë se 370 vepra pa pagesë çdo vit, si dhe punime nga ekspozita të njohura, të gjitha këto në rehatinë e shtëpisë.

TV The Frame është montuar në një mur të ngjashëm me atë të një galerie arti dhe shfaq një pikturë impresioniste. Në secilën anë të TV ka logo të institucioneve dhe markave me famë botërore. Ato përfshijnë Magnum Photos, Liberty, Belvedere, TOILETPAPER, MoMA, Vogue, Disney, the Art Institute of Chicago, Art Basel, Museo Nacional del Prado, Musée d’Orsay, V&A, Tate, The Met dhe Centre Pompidou. TV The Frame është montuar në një mur të ngjashëm me atë të një galerie arti dhe shfaq një pikturë impresioniste. Në secilën anë të TV ka logo të institucioneve dhe markave me famë botërore. Ato përfshijnë Magnum Photos, Liberty, Belvedere, TOILETPAPER, MoMA, Vogue, Disney, the Art Institute of Chicago, Art Basel, Museo Nacional del Prado, Musée d’Orsay, V&A, Tate, The Met dhe Centre Pompidou.
  • * Nevojitet Wi-Fi dhe identifikimi në Samsung Account. Nevojitet abonim për të shijuar të gjitha veprat e artit nga Art Store.
  • * Koha e përditësimit mujor për 30 veprat e artit mund të ndryshojë sipas shtetit dhe numri i veprave të artit pa pagesë mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

Eksploro botën e artit me më shumë se 370 vepra pa pagesë çdo vit

Art Store Streams

Zbulo një koleksion të klasit botëror të transmetimit të veprave të artit nga Samsung, pa pagesë. Shijo 30 vepra arti të përzgjedhura, të kuruara nga profesionistë dhe të grupuara me kujdes për të sjellë frymëzim të ri në ekranin tënd çdo muaj.

  • * Nevojitet Wi-Fi dhe identifikimi në Samsung Account. Abonimi është i nevojshëm për të shijuar të gjitha veprat e artit nga Art Store.
  • * Koha e përditësimit mujor për 30 veprat e artit mund të ndryshojë sipas shtetit dhe numri i veprave të artit pa pagesë mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
'TV The Frame shfaq një pikturë impresioniste të një bregdeti, ndërkohë që vepra duket e zbehur lehtë në ty dyja anët për të krijuar përshtypjen e një tranzicioni si të një galerie arti. Një shirit horizontal galerie në pjesën e poshtme të ekranit shfaq miniaturat e veprave të artit që mund të zgjedhësh si dhe titujt e veprave. 'TV The Frame shfaq një pikturë impresioniste të një bregdeti, ndërkohë që vepra duket e zbehur lehtë në ty dyja anët për të krijuar përshtypjen e një tranzicioni si të një galerie arti. Një shirit horizontal galerie në pjesën e poshtme të ekranit shfaq miniaturat e veprave të artit që mund të zgjedhësh si dhe titujt e veprave.
  • * Nevojitet Wi-Fi dhe identifikimi në Samsung Account. Abonimi është i nevojshëm për të shijuar të gjitha veprat e artit nga Art Store.
  • * Koha e përditësimit mujor për 30 veprat e artit mund të ndryshojë sipas shtetit dhe numri i veprave të artit pa pagesë mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

Abonohu për t'u anëtarësuar në Art Store

Merr The Frame dhe aksesorët e tij

Pyetje të shpeshta

  • Si mund ta përdor Samsung Art Store?

    Mund ta aksesosh Samsung Art Store nga modelet e The Frame, Micro RGB, OLED dhe Neo QLED për sa kohë që është i lidhur me rrjetin.
    Samsung Art Store është një platformë që të lejon të shfletosh dhe zgjedhësh vepra arti për t'i shfaqur në Samsung TV. Mund të shijosh një transmetim të kuruar arti pa pagesë që përditësohet rregullisht. Ose mund të abonohesh për të aksesuar të gjithë veprat e disponueshme të artit dhe të zgjedhësh çfarë do që të shfaqësh. Për të përdorur Samsung Art Store, duhet të krijosh një llogari dhe të pranosh Kushtet e përdorimit dhe Marrëveshjen për mbledhjen e të dhënave personale të Smart Hub, si edhe Kushtet e përdorimit të shërbimit Samsung Art Store.

    * Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit dhe modelit.
  • Modaliteti i artit është një modalitet i posaçëm i ekranit për Samsung TV që shfaq art kur fiket në vend të ekranit të errët. Modaliteti mundëson që TV yt të ndërthuret bukur me dekorin e shtëpisë sate ndërkohë që është në përdorim.
    Mund të ndezësh Samsung TV dhe të shijosh shfaqjet e tua të preferuara, lojërat dhe sportet si në çdo TV tjetër. Më pas, kur e fik, ekrani ndërron për të shfaqur vepra të bukura arti.
    Shih se si duket Samsung Art Store në shtëpinë tënde. (https://www.samsung.com/al/lifestyle-tvs/the-frame/design/)
  • Shërbimi Art Store Streams në Samsung Art Store ofron një burim veprash arti pa pagesë për të shfaqur në Samsung TV. Ky shërbim është i disponueshëm për këdo që ka akses në Samsung Art Store, pavarësisht nëse janë abonuar ose jo në Art Store.
    Përfito një transmetim prej 30 veprash arti çdo muaj, të kuruar nga më shumë se 5000 vepra arti të disponueshme në Art Store. Çdo vepër arti shfaqet në ekran për 5 minuta para se të ndërrohet. Transmetimi përditësohet çdo muaj duke u bazuar në një temë të ndryshme, kështu që mund të zbulosh dhe shijosh gjithmonë vepra të reja arti.

    * Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit dhe modelit.
  • Funksioni "Shfaq të gjitha" në Samsung Art Store krijon një faqe prezantimi që kalon mes imazheve të zgjedhura. Funksioni e ndërron çdo minutë veprën e artit si parazgjedhje, por mund ta ndryshosh kohën e ndërrimit te cilësimet. Ka dy mënyra për ta përdorur këtë funksion:
    1. "Shfaq të gjitha" veprat e artit: E disponueshme vetëm më abonim me pagesë në Samsung Art Store.
    2. "Shfaq të gjitha" fotografitë e mia (fotografitë personale të përdoruesit): Ofrohet pa pagesë për të gjithë përdoruesit për koleksionet personale të fotove.
  • Po, mund t'i shfletosh veprat e disponueshme të artit në Samsung Art Store sipas kategorive të ndryshme, të cilat përfshijnë "Të famshme", "Mjeshtërit", "Kurimet", "Partnerët", "Tema", "Mënyra", "Ngjyra" dhe "Artisti". Thjesht lëviz deri në pjesën e poshtme të ekranit kryesor të Art Store për t'i gjetur këto kategori.
  • Funksioni i kërkimit për të gjetur artistët në Samsung Art Store ndodhet në pjesën e poshtme djathtas të rreshtit "Artisti".
  • Nëse ke probleme ose pyetje në lidhje me pagesat ose anëtarësimin, plotëso formularin e përgjithshëm të shërbimit ndaj klientit dhe dërgoje në adresën e emailit që ndodhet në fund të faturës së përfundimit të blerjes në Samsung. Përfshi ID-në e Samsung Account dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm.
  • Mund ta përdorësh kuponin duke e regjistruar në Samsung Art Store në TV tënd.
    Nëse je abonuar tashmë në Art Store, shko te "Informacioni i pagesës" në rreshtin My Art Store në ekranin kryesor të Art Store. Kliko "Kode promocionale", vendos kodin e kuponit dhe kliko "Përdor". Pasi të shfaqet informacioni i kuponit në TV, kliko "Apliko" për ta përdorur kuponin.
    Nëse nuk je abonuar ende në Art Store, shko te "Anëtarësimi" në rreshtin My Art Store në ekranin kryesor të Art Store dhe zgjidh një plan anëtarësimi. Ki parasysh se për të përdorur një kupon, duhet të zgjedhësh planin e anëtarësimit që përkon me atë në kuponin tënd (p.sh. nëse kuponi është për një plan mujor, duhet të regjistrohesh për një plan mujor).
    Më pas, skano QR code me pajisjen tënde celulare, ose shko te www.samsungcheckout.com dhe vendos kodin e autorizimit të shfaqur në TV tënd. Në faqen Përfundo blerjen në Samsung, do të shikosh planin e anëtarësimit që ke përzgjedhur. Regjistro kartën tënde të kreditit dhe kliko "Shto kupon" për të përdorur kuponin për pagesën. Në fund, vendos kodin e kuponit dhe kliko "Paguaj tani".

    Ki parasysh se duhet të kesh një anëtarësim në Art Store dhe një kartë krediti të regjistruar për të përdorur kuponët e Art Store. Nëse e fshin informacionin e kartës së kreditit para se të përfundojë periudha e kuponit të regjistruar, kuponi nuk do të jetë më i vlefshëm.
  • Mund ta instalosh aplikacionin Samsung Promotion duke e gjetur nën skedën "Aplikacionet", rreshti "Ofruar nga Samsung" në ekranin kryesor të Samsung TV. Nëse nuk e gjen nën "Aplikacionet", mund ta kërkosh duke shkruar Samsung Promotion direkt në fushën e kërkimit.