Tastiera Samsung Smart Trio 500

Tastiera Samsung Smart Trio 500

EJ-B3400UBEGEU

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Video zyrtare e tastierës Samsung Smart Trio 500

Video zyrtare e tastierës Samsung Smart Trio 500 Video zyrtare e tastierës Samsung Smart Trio 500

Lidhni disa pajisje dhe kaloni midis tyre me një klikim

Lidheni me deri në tri pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë. Gëzoni përputhshmëri të gjerë dhe lidhje të lehtë, pasi një klikim është gjithçka që ju nevojitet për të kaluar nga telefoni inteligjent në tableta dhe pajisje të tjera të lidhura me tastierën Samsung Smart Trio 500.

*Lidhja e tastierës përmes Bluetooth-it mund të mbahet për sa kohë që pajisja e lidhur ndodhet brenda zonës së aktivizuar nga BLE (rreth 10 m në rreze). Sidoqoftë, në lidhjen fillestare ofrohet një dritare kërcyese e lidhjes së lehtë për pajisjet që ndodhen brenda një rrezeje prej rreth 1 m. ** Shtypni dhe mbani tastin e çiftimit Bluetooth (F7, F8 ose F9) në tastierën tuaj për të paktën 3 sekonda. Shikoni që LED të pulsojë me të kuqe, jeshile dhe blu, pastaj çiftojeni.

Tastiera portabël me valë kur jeni në lëvizje

Jini gjithmonë gati për arritje. Kompakt, i hollë dhe me dizajn elegant, por i mbushur me funksione të veçanta për një performancë të lartë, tastiera Samsung Smart Trio 500 që mund të lidhet me valë ofron një përvojë komode pune kudo që të ndodheni.

Përcaktoni tastet e personalizuar të zgjedhjes së shpejtë në aplikacionet tuaja të preferuara

Krijoni shkurtore për aplikacionet që përdorni më shumë dhe shijoni aksesin me një klikim duke përdorur 3 taste të zgjedhjes së shpejtë. Pavarësisht nëse është aplikacioni juaj i preferuar për transmetimin e përmbajtjeve ose aplikacioni që përdorurni më shpesh për shërbimet, aktivizimi i tyre është gjithmonë një tast larg.

* Funksioni i tastit të zgjedhjes së shpejtë është i disponueshëm në telefonat dhe tabletat Samsung Galaxy me One UI 3.1 me përditësimin e fundit të bërë në Mars 2021 ose më vonë.

Hyni në DeX për produktivitet

Duke hyrë në DeX përmes tastierës Samsung Smart Trio 500, arritja e performancës dhe produktivitetit si në desktop bëhet një realitet që mund ta manifestoni nga kudo. Punoni me shumë dritare njëkohësisht, përgjigjjuni me efikasitet mesazheve dhe email-eve në një ekran dhe arrini përtej kufijve të pajisjeve.

*Nga seritë Galaxy Tab, modelet që mbështesin Samsung DeX janë të kufizuara në Tab S4, Tab S5e, Tab S6, Tab S7, Tab S7+ dhe Tab Active Pro. **Vizitoni faqen zyrtare të internetit të Samsung për të parë listën e madhe dhe në rritje të aplikacioneve të mbështetura dhe gjeni më shumë informacione për Samsung DeX në: https://www.samsung.com/uk/apps/samsung-dex/

Hapi 1. Lidhuni nëpërmjet Bluetooth-it

Lidhja e saj me telefonin tuaj celular, tabletën ose pajisjet e tjera mund të kryhet në vetëm disa hapa të thjeshtë. Së pari, ndizeni atë dhe shtypni gjatë tastin Bluetooth për njohje të menjëhershme.

Hapi 2. Klikoni në dritaren kërcyese

Sapo të shfaqet dritarja kërcyese e lidhjes së lehtë në ekranin e pajisjes suaj, thjesht klikoni mbi të. Mund të lidhni deri në tri pajisje në të njëjtën kohë.

Hapi 3. Vendosni kodin 6-shifror

Vendosni kodin 6-shifror nga dritarja kërcyese për lidhje të lehtë. Kështu do të kryhet lidhja e pajisjes suaj me tastierën në mënyrë të sigurt.

Hapi 4. Ja dhe tastiera juaj portabël

Kjo ishte! Tastiera Samsung Smart Trio 500 është gati për t'ju ndihmuar me rritjen e produktivitetit tuaj.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.

* Imazh i dy telefonave Galaxy S21 Ultra 5G me kapakun Smart LED View dhe një telefon Galaxy S21+ 5G me kapakun Smart LED View të simuluar për qëllime ilustrimi.

* SmartTags ka rreze Bluetooth prej 120m. Performanca konkrete mund të ndryshojë në varësi të mjedisit ku përdoren.

* Imazh i Karikuesit me Valë në të bardhë dhe i Karikuesit me Valë Duo në të zi të simuluar për qëllime ilustrimi.