GPS në Samsung Galaxy Watch nuk punon siç duhet

Samsung Galaxy Watch juaj ka një sensor GPS që mund të monitorojë vendndodhjen tuaj në kohë reale pa u lidhur me një telefon. Kur ora të jetë e lidhur me një telefon, ajo do të marrë vendndodhjen e GPS nga telefoni për të ndihmuar në përmirësimin e saktësisë së vendndodhjes.

 Problem me GPS e Galaxy Watch
1 Kontrolloni rripin e orës

Nëse po përdorni një rrip metali me orën Galaxy Watch, ai mund të shkaktojë interferencë me antenat dhe të ndikojë saktësinë e GPS.

2 Kontrolloni nëse për përditësime të softuerit

Përditësimet e softuerit rregullojnë problemet dhe përmirësojnë performancën e orës suaj. Sigurohuni të kontrolloni rregullisht për përditësime të softuerit duke shtypur “Përditësimi i softuerit” te cilësimet në orën tuaj ose duke përdorur aplikacionin Galaxy Wearable në telefonin tuaj.

3 Dilni jashtë dhe më pas rindizni orën

Nëse jeni brenda, dilni jashtë për të rindezur orën. Sigurohuni të shmangni qëndrimin ndërmjet ndërtesave ose në kushtet e motit të keq, p.sh në stuhi.

  1. Për të rindezur orën, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin Faqja bazë (tastin Ndezja/fikja) dhe tastin e Pas.
  2. Më pas, prekni Çaktivizo. Sapo ora të jetë fikur plotësisht, shtypni dhe mbani shtypur sërish tastin Faqja bazë (tastin Ndezja/fikja) për ta rindezur.
4 Verifikoni nëse telefoni juaj është i lidhur me rrjetin celular

Nga telefoni, shkoni dhe hapni Cilësimet, më pas prekni Rreth telefonit. Prekni Informacioni i statusit, më pas prekni Statusi i kartës SIM. Sigurohuni që në statusin e rrjetit celular të shfaqet “Lidhur”.

Nëse telefoni po has probleme me mungesën e internetit celular ose me sinjalin e ulët, kontaktoni operatorin për mbështetje rrjeti.

Nën statusin e rrjetit celular shfaqet “Nuk disponohet”
5 Sigurohuni që ora dhe telefoni të jenë të lidhur nëpërmjet Bluetooth

Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në telefonin tuaj. Mund të jetë e nevojshme të prekni skedën Faqja bazë. Nëse pajisjet janë lidhur nëpërmjet Bluetooth, do të shfaqet teksti “Lidhur”.

  • Nëse pajisjet nuk janë lidhur, emrat e tyre shfaqen të zbehura. Për të rilidhur pajisjet, mund të prekni emrin e pajisjes.
  • Nëse pajisjet janë lidhur nëpërmjet Wi-Fi, aplikacioni do të shfaqë tekstin "Lidhur në distancë”. Në këtë rast, duhet të shkoni te Cilësimet, të prekni Lidhjet dhe më pas të prekni Bluetooth në secilën pajisje. Më pas, aktivizoni çelësin për Bluetooth.
6 Hapni një aplikacion GPS dhe kontrolloni vendndodhjen tuaj

Ndërsa jeni jashtë, hapni një aplikacion që përdor GPS që mund të shfaqë vendndodhjen tuaj edhe tek ora, edhe te telefoni Për shembull, mund të përdorni aplikacionin "Under Armour's MapMyRun" për të kontrolluar vendndodhjen tuaj. Mund të jetë e nevojshme të nisni një ushtrim në aplikacion dhe më pas të rrëshqitni drejt ekranit të hartës për të parë vendndodhjen tuaj.

Megjithëse GPS funksionon brenda ndërtesave apo shtëpive, ai punon më mirë jashtë dhe në qiell të hapur, ku është e mundur marrja e sinjaleve dhe komunikimi me satelitët. Sa vijon mund të ndërhyjnë në sinjalet e GPS:

  • Ora dhe telefoni kanë qenë të shkëputur për më shumë se një ditë.
  • Janë çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes tek ora ose telefoni juaj, ose tek të dyja së bashku.
  • Fuqia e sinjalit të GPS është ulur për shkak të pengimit të sinjalit të vendndodhjes nga ndërtesat që bllokojnë pamjen e drejtpërdrejtë të qiellit. Fuqia e sinjalit mund të ulet gjithashtu edhe në kushtet e këqija apo me re të motit.
7 Resetoni orën

Nëse problemi vazhdon, resetoni orën duke përdorur aplikacionin Galaxy Wearable. Pasi të ketë përfunduar resetimi, rilidhni sërish orën me telefonin dhe më pas vazhdoni të kontrolloni për përditësime të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj