Si t’i jepni zgjidhje cilësisë së keqe të zërit gjatë një telefonate

Nëse e keni të keqe cilësinë e zërit gjatë telefonatës, si zhurmë ose ndërprerje e zërit të personit tjetër, problemi mund të ketë lidhje me mbulimin e rrjetit celular ose me cilësimet e pajisjes. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për ta zgjidhur problemin.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Kontrolloni nëse operatori i telefonisë e mbulon zonën ku ndodheni

Nëse cilësia e zërit është e keqe në disa zona ose vendndodhje të caktuara, kjo mund të ndodhë për shkak të sinjalit të dobët që merrni në pajisje. Kontrolloni nëse operatori ofron mbulim të vazhdueshëm me valë të telefonisë celulare në zonën ku ndodheni.

Një kartë SIM me probleme mund të cenojë edhe cilësinë e telefonatave. Kontrolloni nëse ju është dëmtuar karta SIM dhe nëse është instaluar siç duhet.

Futni instrumentin nxjerrës në vrimën e vogël ngjitur me pjatën e kartës SIM. Futni instrumentin nxjerrës në vrimën e vogël ngjitur me pjatën e kartës SIM.

Hapi 1. Fikeni pajisjen dhe futni instrumentin nxjerrës në vrimën e vogël ngjitur me pjatën e kartës SIM. Instrumentin nxjerrës e keni pasur në kuti kur keni blerë telefonin.

Nxirreni pjatën e kartës SIM Nxirreni pjatën e kartës SIM

Hapi 2. Nxirreni pjatën e kartës SIM.

 Kontrollojeni kartën SIM dhe vendoseni përsëri në vend  Kontrollojeni kartën SIM dhe vendoseni përsëri në vend

Hapi 3. Kontrollojeni kartën SIM se mos është dëmtuar dhe instalojeni përsëri.

Shënim:

  • Vendi se ku ndodhet pjata e kartës SIM mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.
  • Për ta testuar kartën SIM, kontaktoni operatorin e telefonisë celulare. Nëse keni aty pranë një pajisje që përdor të njëjtin operator, mund ta testoni kartën SIM me atë pajisje.
  • Nëse problemi vazhdon edhe pas rivendosjes së një karte SIM të vlefshme, provoni t’i bëni rindezje pajisjes. Mund t’ju duhet t’i bëni më shumë se një herë rindezje.

Mund ta zgjidhni problemin me audion gjatë telefonatës duke i bërë rindezje të detyruar pajisjes.

Fikeni pajisjen duke shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor. Fikeni pajisjen duke shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor.

Hapi 1. Fikeni pajisjen duke mbajtur shtypur tasin e uljes së volumit dhe tastin anësor, pastaj përzgjidhni “Power off” (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 2. Kur ekrani të jetë fikur, shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojini tastet kur të shfaqet stema Samsung Lëshojini tastet kur të shfaqet stema Samsung

Hapi 3. Kur të shfaqet në ekran stema Samsung, hiqini të dy gishtat nga tastet.

Shënim:

  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Shënim:

  • Kontrollojeni cilësinë e audios pas çdo hapi.
  • Nëse ndiqni hapat e dhëna më lart por problemi vazhdon, pajisja mund të ketë pësuar dëmtim fizik. Ju lutemi drejtojuni Qëndra e Suportit, për informacione përkatëse.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj