Karikimi me valë për pajisjet Galaxy

Imagjinoni një botë me valë - ajo ëndërr është tashmë realitet me karikuesit me valë Samsung! Me këta karikues, mund ta karikoni telefonin tuaj thjesht duke e vendosur mbi karikues (shitet veçmas). Samsung ofron lloje të ndryshme karikuesish me valë në varësi të nevojave tuaja; për shembull, Wireless Charger Trio ju mundëson të karikoni njëkohësisht deri në tre pajisje Galaxy, si p.sh. Galaxy Watch ose kufje. Në shumicën e rasteve, nuk është nevoja të hiqni kapakun ose këllëfin e telefonit dhe mund ta përdorni telefonin ndërsa ai është duke u karikuar.

Pajisjet Samsung Galaxy të karikuara në  Samsung trio charger

Shënim: Ekranet dhe cilësimet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit me valë, versionit të softuerit dhe modelit të telefonit.

Shënim: Karikimi i shpejtë me valë aktivizohet automatikisht kur përdorni një karikues të shpejtë me valë. Drita treguese në pjesën e përparme të platformës, bllokut ose dyshes së karikimit mund të funksionojë ndryshe në varësi të pajisjes ose kapakut të karikimit me valë që po përdoret.

Duke qenë se nuk ka asnjë tel që ju pengon, karikimi bëhet më i lehtë me një karikues me valë.

Samsung trio charger me valë dhe përshtatësi

1. Në fillim, futni përshtatësin e energjisë së karikuesit me valë në prizë dhe kabllon USB në karikuesin me valë. Drita treguese në bazë do të pulsojë kur lidhni për herë të parë kabllon.

2. Kur të jeni gati, vendosni telefonin ose pajisjen e përputhshme (si orë inteligjente ose kufje) në karikuesin me valë.

3. Që pajisja të karikohet siç duhet, pjesa e pasme e saj duhet të jetë e puthitur me karikuesin me valë dhe pajisja duhet të jetë në qendër. Telefonat e palosshëm duhet të mbyllen dhe të jenë të pozicionuar me pjesën a pasme përballë me bllokun e karikimit.

4. Nëse është e nevojshme, hiqni kasën e telefonit, sidomos nëse është e trashë.

Pajisjet e përputhshme Galaxy

  • Telefonat Galaxy Note: Galaxy Note20 5G, Note20 Ultra 5G, Note10+, Note10, Note9, Note8 dhe Note5
  • Telefonat Galaxy S: S22 series, S21 series, S20 series, S10 series, S9 series, S8 series, S7 series dhe S6 series
  • Telefonat e palosshëm: Galaxy Z Fold, Z Fold2, Z Fold3, Z Fold4, Z Flip, Z Flip 5G, Z Flip3 dhe Z Flip4
  • Kufjet Samsung: Galaxy Buds Pro, Galaxy Buds Live, Galaxy Buds+, Galaxy Buds2 dhe Galaxy Buds
  • Orët inteligjente Samsung: Galaxy Watch5 Pro, Galaxy Watch5, Galaxy Watch4, Galaxy Watch4 Classic, Galaxy Watch, Galaxy Watch3, Galaxy Watch Active dhe Galaxy Watch Active2

Shënim: Pajisjet Galaxy, seria A dhe XCover, nuk përputhen me karikimin me valë.

Shikoni një dritë të kuqe në karikuesin tuaj me valë por nuk e dini çfarë do të thotë? Në vijim jepet një përmbledhje për dritat e ndryshme treguese dhe kuptimin e tyre:

  • E kuqe: Në karikim
  • Jeshile: Karikuar plotësisht
  • E kuqe pulsuese: Nuk po karikohet siç duhet për shkak të pozicionit të telefonit në karikues
  • Çaktivizuar: Kur telefoni është i hequr nga karikuesi me valë ose kur karikuesi me valë nuk është i lidhur me një prizë

E rëndësishme: Nëse drita treguese nuk funksionon siç përshkruhet, shkëputni kabllon nga karikuesi me valë dhe më pas rilidheni. Drita treguese mund të funksionojë ndryshe në varësi të telefonit ose të kapakut të karikimit me valë. Për shembull, disa modele të karikuesit me valë mund të përdorin ngjyra të ndryshme të dritës treguese.

Nëse ju duket se karikuesi me valë nuk po funksionon, zakonisht ekziston një marifet i vogël për ta rregulluar, si p.sh. heqja e kasës të trashë të telefonit. Kontrolloni zgjidhjet e mëposhtme për të ndihmuar funksionimin e saktë të karikuesit:

  • Nëse pajisja vendoset në mënyrë të pasaktë në sipërfaqen e karikimit, ajo mund të mos karikohet siç duhet. Sigurohuni që pajisja të jetë vendosur në qendër të bllokut të karikimit e pa pengesa. Pjesa e pasme e pajisjes duhet të jetë e puthitur me karikuesin.
  • Karikimi me valë mund të mos funksionojë siç duhet nëse keni një kasë të trashë në telefon. Nëse është e nevojshme, hiqeni kasën përpara se të vendosni telefonin në karikuesin me valë.
  • Nëse ka kufje të lidhura me telefonin, vendoseni telefonin në pozicion horizontal në karikuesin me valë. Telefoni mund të mos karikohet nëse e vendosni në pozicion vertikal.
  • Nëse e përdorni karikuesin me valë në zona ku rrjeti ka sinjale të dobëta, mund të humbni lidhjen me rrjetin.
  • Nëse me telefonin lidhet një karikues ose kabllo USB e ndryshme, funksioni i karikimit me valë mund të mos ofrohet.
  • Sigurohuni që karikuesi me valë të jetë futur në një burim energjie ose prizë funksionale.

Faleminderit për komentin tuaj