Çfarë të bëni kur pajisja Galaxy nuk mund të bëjë ose të marrë thirrje telefonike

Nëse nuk bëni dot thirrje nga pajisja Galaxy, shkakun mund ta ketë një defekt i kartës SIM, por mund të ketë një problem llogaria ose operatori ose shkak mund të jetë edhe një cilësim i pajisjes. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për të gjetur një zgjidhje.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Kontrolloni mbulimin me valë të telefonisë celulare dhe statusin e shërbimit

Mund të keni probleme me thirrjet nëse ndodheni në një zonë me pak valë ose nëse ka problem llogaria juaj ose operatori.

  • Nëse valët janë të dobëta, kjo duket nga rënia e numrit të vijave që e tregon këtë në qoshen e sipërme djathtas të ekranit. Nëse është kjo, lëvizni deri sa të gjeni një vend me sinjal më të fortë.
nuk ka vija të sinjalit

Me sinjal të dobët, ka shumë pak ose aspak vija të sinjalit të rrjetit

  • Verifikoni që nuk keni probleme me llogarinë.
  • Pajisja mund të jetë duke hasur probleme të përkohshme në marrjen e sinjalit nga një kullë e telefonisë celulare. Provoni t’i bëni rindezje pajisjes.

Cilësimet e pajisjes mund ta pengojnë bërjen ose marrjen e thirrjeve. Verifikoni se mos është aktivizuar Airplane mode (Regjimi Avion) ose se mos pajisja bën bllokimin e thirrjeve nga numra të panjohur ose numra privatë.

Çaktivizoni Regjimi Avion

Hapi 1. Hapni Cilësimet dhe prekni Connections (Lidhjet).

Hapi 2. Nëse është i aktivizuar Regjimi Avion, çaktivizojeni dhe kontrolloni nëse është stabilizuar lidhja.

çaktivizoni regjimin avion

Kontrolloni nëse pajisja bën bllokim të numrave të panjohur ose numrave privatë

kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 1 kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 1

Hapi 1. hapni aplikacionin Phone (Telefon) dhe prekni për më shumë tri pikat në qoshen lart djathtas.

kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 2 kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 2

Hapi 2. Prekni Settings (Cilësimet).

kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 3 kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 3

Hapi 3. Prekni Block numbers (Blloko numrat).

kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 4 kontrolli nëse pajisja bllokon numrat e panjohur hapi 4

Hapi 4. Çaktivizoni Block unknown/private numbers (Blloko nr. e panjohur/privatë) dhe kontrolloni nëse mund të merrni tani thirrje.

Cilësia e thirrjes mund të ndikohet edhe nga një kartë SIM me defekt. Kontrolloni se mos ju është dëmtuar karta SIM ose se mos është instaluar gabim.

verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 1 verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 1

Hapi 1. Fikeni pajisjen dhe futni instrumentin nxjerrës në vrimën e vogël ngjitur me folenë e kartës SIM. Instrumentin nxjerrës e keni pasur në kuti kur keni blerë telefonin.

verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 2 verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 2

Hapi 2. Nxirreni sirtarin e folesë së kartës.

verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 3 verifikimi dhe kontrollimi i folesë së kartës sim 3

Hapi 3. Kontrolloni kartën SIM se mos është e dëmtuar dhe rivendoseni nëse nuk gjeni asnjë dëmtim.

Shënim:

  • Vendi se ku ndodhet foleja e kartës SIM mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.
  • Për ta testuar kartën SIM, kontaktoni operatorin e telefonisë celulare. Nëse keni aty pranë një pajisje që përdor të njëjtin operator, mund ta testoni kartën SIM me atë pajisje.
  • Nëse problemi vazhdon edhe pas rivendosjes së një karte SIM të vlefshme, provoni t’i bëni rindezje pajisjes. Mund t’ju duhet t’i bëni më shumë se një herë rindezje.

Nëse keni ndërruar kohët e fundit operator por keni mbajtur të njëjtin telefon, mund t’ju duhet të kontaktoni operatorin e tanishëm për ta riprogramuar pajisjen. Kontaktoni ofruesin e shërbimit për asistencë.

Shënim:

  • Pas çdo hapi, provoni të bëni një thirrje për të parë se mos është zgjidhur problemi.
  • Garancia mund të mos i mbulojë dëmtimet fizike, por gjithsesi mund të bëni një takim për riparim. Ju lutemi verifikoni me Qëndra e Suportit, për më shumë informacione.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj