Galaxy Tab A9 (LTE)

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni lidhjen tuaj

Zgjidhni magazinën tuaj

  • A woman can be seen jumping on an empty road surrounded by trees. The frame of Galaxy Tab A9+ can be seen behind her to illustrate the large and bright display of the device.
    Ekrani
  • Photographs are displayed in two horizontal lines. On top of the photographs is the frame of Galaxy Tab A9+, to illustrate the large storage of the device.
    Memoria deri në 1TB
  • Galaxy Tab A9+ can be seen with the screen divided into three to indicate the multi window feature. Onscreen are Samsung Note app, Gallery app and video call feature.
    Multi Tasking

Galaxy Tab A9 | Tab A9+

*Imazh i simuluar. Ngjyra dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose operatorit celular.

Klasik dhe bashkëkohor

Me stil dhe me elemente elegante, Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ ka dizajn elegant dhe trup të lëmuar prej metali. Shijoni dizajnin e veçantë të tabletit Samsung në ngjyrë grafiti, të argjendtë dhe blu deti, ku secila nuancë thekson sharmin e natyrshëm.

*Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ disponohen në ngjyrë grafiti, të argjendtë dhe blu deti. Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë sipas shtetit ose operatorit telefonik.**Trashësia e Galaxy Tab A9 është 8,0 mm. Trashësia e Galaxy Tab A9+ është 6,9 mm.

Pamje të gjera dhe të ndritshme me lëvizje të pandërprerë

Përjetoni kënaqësinë e argëtimit në ekran të madh dhe të ndritshëm. Shpejtësia e lartë e rifreskimit të ekranit e Galaxy Tab A9+ ju mundëson të përfshiheni në pamjet me lëvizje të pandërprerë dhe të rrjedhshme. Hyni në botën e përmbajtjes suaj të preferuar edhe kur jeni jashtë dhe ka diell.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9 është 8,7" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9+ është 11,0" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël, për shkak të këndeve të rrubullakëta.***Shpejtësia e rifreskimit të ekranit të Galaxy Tab A9 arrin deri në 60 Hz. Shpejtësia e rifreskimit të ekranit të Galaxy Tab A9+ arrin deri në 90 Hz.

Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë

Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ vijnë me memorie RAM deri në 8 GB, duke siguruar vonesë më të vogël gjatë kryerjes së disa detyrave. Për më tepër, hapësira ruajtëse e integruar 128 GB ruan të gjitha videot, fotografitë dhe skedarët tuaj me rezolucion të lartë. Mund të zgjeroni hapësirën ruajtëse me kartë microSD deri në 1 TB. Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë dhe fshini më pak.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Opsionet e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose rajonit.***Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të variojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.****Disponohen dy opsione të memories dhe hapësirës ruajtëse për Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+: Memorie 4 GB dhe hapësirë ruajtëse 64 GB, memorie 8 GB dhe hapësirë ruajtëse 128 GB.*****Karta MicroSD shitet veçmas. Të gjitha modelet mbështetin kartat microSD me hapësirë ruajtëse deri në 1 TB. Memoria e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (foto, video, skedarë muzikorë), por jo aplikacione. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të shtetit dhe prodhuesit.

Ndajeni ekranin në tre pjesë. Shumëfishoni produktivitetin tuaj

Kryeni disa detyra njëkohësisht. Me Galaxy Tab A9+, mund të skiconi plane arkitekturore dhe të zgjidhni pamje mahnitëse dhe të bisedoni me video - mund të hapni deri në tre aplikacione në një ekran pa mbyllur asnjë dritare.

*Në Galaxy Tab A9 mund të hapen njëkohësisht deri në dy aplikacione. Në Galaxy Tab A9+ mund të hapen njëkohësisht deri në tre aplikacione.**Disa aplikacione mund të mos e mbështesin kryerjen e disa detyrave njëkohësisht.***Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

*Në Galaxy Tab A9 mund të hapen njëkohësisht deri në dy aplikacione. Në Galaxy Tab A9+ mund të hapen njëkohësisht deri në tre aplikacione.**Disa aplikacione mund të mos e mbështesin kryerjen e disa detyrave njëkohësisht.***Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Rrethohuni nga audio e pasur

Zhytuni në botën e pasur të tingujve me altoparlantët që ofrojnë përvojë audioje përfshirëse. Pavarësisht nëse po shijoni një film ose muzikë, Galaxy Tab A9+ ju lejon të përfshiheni plotësisht në tingull 3D me qartësi dhe thellësi mahnitëse.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Galaxy Tab A9 përfshin altoparlantë të dyfishtë (1,0 W). Galaxy Tab A9+ përfshin altoparlantë Quad (1,2 W).***Si Galaxy Tab A9, edhe Galaxy Tab A9+ mbështesin Dolby Atmos.

Siguroni qetësinë tuaj mendore

Mbajeni informacionin tuaj të sigurt. Ruani të dhëna të rëndësishme në Secure Folder dhe monitoroni statusin e përgjithshëm të sigurisë së pajisjes suaj në panelin e kontrollit të privatësisë. Përfitoni sa më shumë nga përvoja juaj me Samsung Galaxy, pa u shqetësuar për çështjet e sigurisë.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Quick Share me shpejtësi marramendëse

Quick Share

Ndarja e fotografive, videove dhe dokumenteve tuaja është e shpejtë dhe e thjeshtë me Quick Share. Vetëm disa prekje dhe ju mund të dërgoni menjëherë skedarë nga Tab, Book ose telefoni Galaxy me pajisjet e tjera Galaxy në afërsi, madje edhe në pajisje të shumta. Dëshironi të dërgoni një skedar në një pajisje që nuk është Galaxy? Është po aq e thjesht sa të dërgoni një lidhje.

Mos i humbisni asnjëherë gjurmët

Vazhdoni aplikacionet në pajisjet e tjera

Vazhdojeni aty ku e keni lënë, sa herë që ju nevojitet. Thjesht duke u lidhur në të njëjtën llogari Samsung, mund t'i riktheheni shënimeve tuaja ose kërkimit në internet pa filluar sërish nga e para duke kaluar lirisht ndërmjet dy pajisjeve tuaja.

Zgjeroni horizontet

Kopjoni dhe ngjitni

Prodhoni, dorëzoni dhe arrini përtej kufijve duke kopjuar dhe ngjitur pa ndërprerje në të gjitha pajisjet. Pavarësisht nëse po krijoni një tabelë të gjendjes emocionale ose po vendosni informacion në diapozitivat e PowerPoint, produktiviteti dhe energjia juaj krijuese do të rrjedhë në mënyrë më të lirshme dhe efikase.

Çiftoni pa qenë nevoja të prisni

Sinkronizim automatik

Lëreni çiftimin manual që harxhon kohë të pajisjeve tuaja të preferuara të jetë pjesë e së kaluarës. Që nga laptopi dhe kufjet tuaja e deri te Galaxy Watch, do t'i shihni të gjitha pajisjet tuaja që janë çiftuar me telefonin tuaj Samsung Galaxy të shfaqen automatikisht në listën e pajisjeve me Bluetooth të Galaxy Tab A9 ose Tab A9+.

  • *Të gjitha funksionet mbështeten nga One UI 5.1. Disponueshmëria e One UI 5.1 mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, shtetit, rajonit dhe operatorit.**Çdo pajisje duhet të ketë One UI 5.1, të ketë Bluetooth të aktivizuar dhe të jetë e lidhur me të njëjtën llogari Samsung.***"Vazhdo aplikacionin në pajisje të tjera" është i përputhshëm vetëm me Samsung Internet dhe Samsung Notes. Në mënyrë që kjo veçori të funksionojë, të dyja pajisjet që do të përdorni duhet të jenë të identifikuara në të njëjtën llogari Samsung dhe të lidhura me të njëjtin rrjet Wi-Fi, me Bluetooth dhe me veçorinë "Vazhdo në pajisje të tjera" të aktivizuar në të dyja pajisjet****Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Specifikimet

  • Procesori 2.2GHz, 2GHz
  • Ekrani 8.7" (220.5mm)
  • Kamera kryesore - Rezolucioni 8.0 MP
  • Pesha (g) 333

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.

*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9 është 8,7" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9+ është 11,0" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël, për shkak të këndeve të rrubullakëta.

*Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të variojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht. Disponohen dy opsione të memories dhe hapësirës ruajtëse për Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+: Memorie 4 GB dhe hapësirë ruajtëse 64 GB, memorie 8 GB dhe hapësirë ruajtëse 128 GB.

*Karta MicroSD shitet veç. Të gjitha modelet mbështetin kartat microSD me hapësirë ruajtëse deri në 1 TB.