Pajisja elektroshtëpiake
Mundësia e përdorimit
Frigoriferi
Ekrani i Mundësisë së përdorimit
Ekrani i mundësisë së përdorimit ndihmon fëmijët dhe përdoruesit e karrocave me rrota që të përdorin Family Hub.
Kalimi anash
Kontrolli kryesor gjendet anash dhe konsumatorët mund të rregullojnë lartësinë e tij.
Madhësia e shkronjave
Nëse teksti në ekran është shumë i vogël, mund të rregulloni madhësinë e shkronjave të pajisjes tuaj.
Shkalla e grisë/
Ngjyra negative
Shkëmbeni ngjyrat e ekranit ose kaloni tek shkalla gri për një shikim më të mirë.
Titrat/ Audio
Përshkrimi
Titrat jepen për pothuajse të gjitha programet e TV në Mbretërinë e Bashkuar. Dialogu shfaqet në mënyrë vizive si tekst në ekranin e TV.
Doreza e kollajtë
Doreza e kollajtë është një mënyrë e re për të hapur dyert, duke lejuar mundësinë e përdorimit të kollajtë dhe pa mundim. Krijuar për rehatinë dhe leverdinë tuaj, kjo dorezë inovative është skicuar për ta bërë hapjen e derës së rëndë të frigoriferit të ri të Samsung më të kollajtë për përdoruesit.
Zilja e derës së hapur
Nëse ka një panel të komandimit brenda frigoriferit, drita brenda frigoriferit vezullon për të dhënë një zile të derës së hapur. Kjo është një veçori për të njoftuar njerëzit me vështirësi të dëgjimit.
Makinë larëse
Shtimi i larjes
Kur sapo keni filluar larjen e rrobave, mund të jetë shumë frustruese nëse gjeni një çorape që mungon ose vini re se keni nevojë të pastroni një këmishë për të nesërmen. Por tani nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse keni për të larë disa rroba shtesë. Dera e Shtimit të larjes të makinës larëse WR9900M të Samsung ju lejon që kollaj dhe shpejt të shtoni ndonjë artikull të harruar për t’u larë ose detergjent shtesë pasi ka filluar cikli juaj i larjes. Gjithashtu ju lejon të futni kollaj rrobat e lara me dorë që thjesht doni t’i shpëlani ose shtrydhni.
Furrë
Dera e dyfishtë
Furra Flex Duo e Samsung ka një Derë të dyfishtë të veçantë që është e mbërthyer në mes, duke e ndarë efektivisht furrën në dy, duke lejuar mundësinë e përdorimit të pavarur të gjysmës së sipërme dhe të poshtme. Kjo ju lejon të maksimizoni përdorimin tuaj të hapësirës së plotë të furrës dhe të kurseni energji ndërsa e bëni këtë.
Fshesë robotike
Pastrimi i pikave
Një person në karrocë mund të përdorë telekomandën për të pastruar vende me pluhur.
Induksion
Virtual Flame Technology™
Me Virtual Flame Technology™, klientët mund të shohin nëse induksioni është ndezur ose jo dhe sa i nxehtë është.
FlexZone & Disku magnetik
Duke kuptuar madhësinë e kontejnerit, është e mundshme të pakësohet përpjekja e zgjedhjes së një vatre ose korrigjimi i pozicionit të tasit, dhe disku magnetik mund të bashkohet dhe të hiqet në pjesën e sipërme të induksionit për komandimin e kollajtë të flakës.
Të përgjithshme
Tingulli i përdorshëm
UX
Personat me vështirësi të shikimit mund t’i dallojnë veçoritë sipas shkallës së tingullit.
SmartThings
Mund të shihni dhe të ndryshoni gjendjen e pajisjeve tuaja në çdo kohë, kudo dhe të jepni informacionin me zë për përdoruesit me vështirësi të shikimit.