27" Monitor i harkuar me eksperiencë shikimi gjithpërfshirëse

LC27F390FHUXEN
Madhësi 27"

The item is in the cart.

HDMI

HDMI

1800R

Screen Curvature

16:9

Aspect Ratio

250cd/m2

Brightness (Typical)

Harkim më i madh i ekranit për një shikimin sa më realist

Zbuloni shikimin me të vërtetë realist të ekranit Samsung, i cili është më i harkuar se çdo ekran tjetër. Me përfshirjen e fushës suaj të shikimit si ekrani i kinemasë iMax, ekrani prej 1800R - me diametrin e tij të harkut prej 1800 mm për harkim më të mirë - krijon një fushë më të gjerë shikimi, përmirëson thellësinë e perceptimit dhe minimizon pengesat periferike që të përqendroheni më thellë në përmbajtjen që jeni duke shikuar. Për këtë arsye, qoftë kur bëhet fjalë për një film në internet, për një emision të preferuar televiziv ose për lojë emocionuese, harkimi më i madh i ekranit Samsung do të bëjë që të përqendroheni plotësisht në përmbajtjen tuaj multimediale

The deepest screen curve for the most deeply immersive viewing experience

Ekrani prej 1800R dhe regjimi Eye Saver për një komoditet më të madh gjatë shikimit

• Harkimi i ekranit prej 1800R: Harkimi më i madh i ekranit prej 1800R ju ofron mundësinë që shikimi juaj të kalojë lehtë nëpër të gjithë ekranin, duke mbajtur distancë konstante gjatë shikimit. Testet klinike të kryera në repartin e Oftalmologjisë në Spitalin Universitar Kombëtar në Seul kanë vërtetuar që ai zvogëlon lodhjen e syrit te konsumatorët në krahasim me aparatet me ekran të sheshtë
• Regjimi Eye Saver: Me zvogëlimin e emetimit të dritës blu - e cila stimulon retinën më shumë se gjatësitë e valëve të ngjyrave të tjera - regjimi Eye Saver pakëson lodhjen e syrit dhe mundëson shikim më të këndshëm
• Flicker Free: Teknologjia e Samsung e quajtur Flicker Free minimizon dridhjen e ekranit që ndikon në përqendrimin, dhe kështu ju mundëson të punoni dhe të argëtoheni më gjatë dhe me më shumë kënaqësi

1800R screen and Eye Saver Mode for increased viewing comfort

Cilësi e përsosur e pamjes me teknologjinë e avancuar të ekranit të kompanisë Samsung

• Raporti i kontrastit 3000:1, më i miri në kategori: Teknologjia e panelit VA të kompanisë Samsung ofron raport kontrasti 3000:1 i cili mundëson ngjyra të zeza më të thella, ngjyra të bardha të jashtëzakonshme dhe ngjyra më të pasura për pamje më të qartë dhe më piktoreske
• Depërtim më i ulët i dritës: Teknologjia e ekranit të harkuar të kompanisë Samsung zvogëlon depërtimin e dritës nga skajet e ekranit që mundëson balancimin e ngjyrës së zezë përgjatë gjithë fushëpamjes

Superior image quality with Samsung’s advanced display technology

Luajtje e lehtë e përsosur e video-lojërave me AMD FreeSync

• AMD FreeSync: Me sinkronizimin dinamik të shpejtësisë së rifreskimit të ekranit me një numër kuadrosh në sekondë të përmbajtjes, AMD FreeSync minimizon prerjet dhe mundëson luajtje shumë të lehtë e të përsosur të video-lojërave
• Regjimi për lojërat: Regjimi për lojërat momentalisht optimizon ngjyrat e ekranit dhe kontrastin për video-lojëra për t'ju mundësuar të përjetoni çdo skenë sa më shumë

Flawlessly smooth gameplay with AMD FreeSync

Profil jashtëzakonisht i hollë dhe dizajn modern me harkim

• Panel jashtëzakonisht i hollë i harkuar: Me profilin jashtëzakonisht të hollë prej 11,9 mm - i cili është i hollë sa një stilolaps - paneli i fortë i harkuar është më shumë se dy herë më i hollë se modelet e mëparshme me ekran të harkuar
• Mbështetëse e thjeshtë rrumbullake: Mbështetësja e thjeshtë rrumbullake plotëson pamjen elegante të panelit

Incredibly slim profile and stylish curved design

Teknologjia Eco-Saving e kompanisë Samsung zvogëlon konsumin e energjisë dhe ndikimin në mjedis

• Cilësimi i ndriçimit automatik që kursen energjinë: Teknologjia Eco-Saving e Samsung përshtat në mënyrë të njëtrajtshme ndriçimin bazuar në ngjyrën e kuqe të ekranit për të reduktuar konsumin e energjisë deri në 10%*
• Rregullimi manual i dyfishtë i ndriçimit: Ndriçimi i ekranit mund të rregullohet gjithashtu në mënyrë manuale në 25% ose 50% ose në maksimum

Teknologjia Eco-Saving e kompanisë Samsung zvogëlon konsumin e energjisë dhe ndikimin në mjedis

*Në bazë të testimit të brendshëm

  • 1800R Screen Curvature
  • 16:9 Aspect Ratio
  • 250cd/m2 Brightness (Typical)
  • 3,000:1(Typ.) Contrast Ratio Static
  • 1920 x 1080 Resolution
  • 4(GTG) Response Time

Manuali i përdorimit dhe shkarkimet

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.