Shijoni programet tuaja të preferuara televizive dhe një argëtim të paharrueshëm! Meqenëse ne besojmë në cilësinë më të mirë të televizorëve tanë, ju ofrojmë një garanci 5 vjeçare për të shijuar lirisht të gjithë televizorët Neo QLED, QLED dhe Lifestyle të vitit 2021, si dhe disa modele të caktuara QLED dhe Lifestyle të 2020*.

Televizorët Neo QLED kanë dëshmuar se janë cilësorë dhe ofrojnë një përvojë të plotë, në mënyrë që të keni mundësi të zhyteni edhe më thellë në çdo skenë në një mënyrë më gjallëruese. Falë teknologjisë Quantum Matrix Pro, shtëpia juaj do të gjallërohet njëlloj si një sallë koncerti ose teatri e ndriçuar në mënyrë të përkryer. Teknologjia Quantum Matrix Pro ka shumë më pak humbje të ngjyrës, falë saktësisë së diodave novatore Quantum Mini LED në momentin që përcjell dritën, duke ju dhuruar kështu një ngjyrë të zezë të thellë dhe reale. Po ashtu, teknologjia Quantum dot ju fal maksimalisht gamën e ngjyrave 100% tredimensionale. Është edhe teknologjia OTS+ (Object Tracking Sound+), falë së cilës zëri arrin te ju pikërisht nga vendi ku e ka burimin - edhe kur veprimet përfshijnë lëvizje, zëri lëviz në të njëjtin drejtim. Zhytuni edhe më thellë në zërin e pasur që vjen nga çdo cep i televizorit, madje edhe nga pjesa në mes të tij. Së fundmi, seria 8K e televizorëve Neo QLED është e famshme për ekranin e tij fantastik Infinity One. Skajet e zeza të televizorit janë reduktuar në mënyrë të dukshme, dhe korniza ultra elegante ju mundëson të shijoni përvojën e të parit televizor pa asnjë ndërprerje. 

Televizorët e serisë Lifestyle vijnë për ata që kërkojnë një përvojë të veçantë estetike. Këta televizorë ju ofrojnë një cilësi të lartë të figurës si dhe mundësinë për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me ambientin tuaj.

Kur është i fikur, televizori The Frame sjell në jetë një vepër të vërtetë arti në ekranin e tij. Cilësia e lartë e figurës e kombinuar me modalitetin e artit e kthen atë në një vlerë të shtuar unike për shtëpinë tuaj.

The Serif, i dizajnuar për çdo ambient dhe për çdo moment, karakterizohet nga një dizajn estetik. Ai ka një bazë që mund të shkëputet nga dyshemeja, dhe madje edhe nëse keni vendosur kritere të forta për dizajnin, mund ta përshtatni atë në çdo ambient.

Televizori The Sero përshtatet dhe ju mundëson të shihni televizor nga këndvështrimi i duhur. The Sero mund të rrotullohet duke u përshtatur sipas përmbajtjes, në anë - për të parë programe dhe filma në televizor, ose vertikalisht - kur shihni programe në celular apo përdorni aplikacionet.

Televizori The Terrace ju sjell të gjitha mundësitë e teknologjisë QLED, tashmë në ambiente të hapura! The Terrace është arsyeja për t’u argëtuar në ambiente të hapura në çdo kohë të vitit. Certifikata e tij IP55 është prova e besueshmërisë së performancës dhe mbrojtjes kundër lagështirës, pluhurit dhe nxehtësisë në kushte të caktuara të ndryshe të motit. Falë televizorit The Terrace, nuk është nevoja të shqetësoheni për parashikimin e motit.

Dhe së fundmi, projektori me lazer The Premiere - Smart 4K UHD me drita ultra të shkurtra. The Premiere përdor një burim drite me lazer në mënyrë që përvoja e të parit televizor në shtëpi të jetë njëlloj si të shkosh në kinema. Do të përfitoni ngjyra tejet precize dhe një gamë superiore ngjyrash, por edhe një ndriçim të jashtëzakonshëm në maksimumin e sipërfaqes së projektuar prej 120 inç. Në të, madje mund të shihni edhe përmbajtje HDR10+.

Zgjidhni një nga televizorët me cilësi të lartë të Samsung që i përshtatet më së miri stilit tuaj të jetesës dhe, me garancinë 5 vjeçare, shijoni performancën maksimale.

Promocioni zgjat nga 1.4 deri në 30.6.2021. Për më shumë informacion, listën e të gjitha modeleve të përfshira në promocion dhe aplikimin për të përfituar garancinë 5 vjeçare, vizitoni faqen e internetit samsung5vitegaranci.al. Kushtet e promocionit mund t'i gjeni këtu.

*E vlefshme për të gjithë televizorët Neo QLED, QLED dhe Lifestyle të vitit 2021 The Frame, The Serif, The Sero, The Terrace, The Premiere dhe modelet e vitit 2020 The Serif - përveç modelit me ekran 49", The Sero, The Terrace , The Premiere, The Frame me ekran diagonal 32" dhe QLED QE55/65Q95TC.

Ndjenjë e zgjatur rehatie. E garantuar!

Televizori Neo QLED

Televizori LIFESTYLE

Televizori NEO QLED

Zbuloni detajet e fshehura dhe kontrastin e theksuar

Zbuloni detaje edhe më të hollësishme në filmin tuaj të preferuar. Është e vështirë të kapësh çdo detaj në figurë, veçanërisht nëse skena përmban pjesë me ngjyra të lehta dhe të errëta. Teknologjia Quantum HDR 64x ju fal një performancë superiore bardh e zi, prandaj do të shihni edhe detajet më të vogla që mund të shihen.

Televizori Lifestyle

Televizorë si një vepër arti: The Frame, The Serif, The Sero, The Terrace, The Premiere

Kjo është një seri vërtet e veçantë e televizorëve Samsung. Ata janë dizajnuar për tu përshtatur lehtësisht në ambientin tuaj të jetesës dhe i japin këtij ambienti stilin që ju përshtatet më shumë. Për më tepër, ata ofrojnë edhe kënaqësi me cilësinë e jashtëzakonshme të figurës. Falë teknologjisë Quantum Dot të Samsung, ngjyrat kanë një gamë 100% tredimensionale dhe teknologjia Dual LED rrit kontrastin bazuar në temperaturën e ndriçimit të sfondit për të arritur tonalitete mbresëlënëse.