Rinovoni përvojën tuaj të të parit televizor këtë verë dhe Samsung do t'ju befasojë me një dhuratë fantastike. Nëse zgjidhni televizorin QLED 8K të Samsung, ju përfitoni dhuratë një soundbar Q800T, dhe nëse zgjidhni modelet QLED Q80 ose më të fundit, do të përfitoni surprizë një soundbar Q60T të Samsung.

Modelet QLED 8K të Samsung janë pa dyshim një nga zgjedhjet e pagabueshme që mund të bëni. Përvoja juaj e të parit zgjerohet kur shihni nga një skaj në tjetrin në ekranin e tij të pafund. Skajet e zeza të televizorit janë zvogëluar aq shumë sa praktikisht nuk duken fare, dhe korniza ultra elegante ju lejon të shijoni përvojën e veçantë të shikimit pa ndërprerje. Me rezolucionin real 8K, do të gjendeni në botën e rezolucionit të ri që ju sjell një dimension të ri të realitetit në hapësirën tuaj. Ndjeni fuqinë e secilit prej 33 milionë pikselave të kornizës, me një figurë dhe rezolucion të qartë pothuajse të përkryer katër herë më të lartë se 4K. Me shkallëzimin e tij fantastik 8K AI dhe figurën që rregullohet, procesori inteligjent i Samsung ju garanton një përvojë fantastike të të parit televizor. Pikërisht falë kësaj do të ndjeni fuqinë e plotë të 8K në çdo moment dhe për çdo lloj përmbajtje që ju pëlqen.

Nëse zgjedhja juaj është sërish modeli QLED Q80 ose një model më i fundit, do të shijoni gjithashtu një nga figurat më të fuqishme që mund të ofrojë Samsung QLED. Procesori Quantum 4K do të optimizojë cilësinë e figurës deri sa të përmbushë kushtet më të mira të shikimit, duke përmirësuar kështu të gjithë përmbajtjen tuaj. Këta televizorë përshtaten në mënyrë aktive me mjedisin ku janë vendosur dhe automatikisht konfigurojnë nivelin e ndriçimit. Përjetoni një figurë plot dritë, pavarësisht se në ç ‘kohë të ditës apo llojit të përmbajtjes që po shihni. Me teknologjinë “Quantum Dot”, drita shndërrohet në ngjyra mbresëlënëse, të cilat mbeten të pandryshuara, pavarësisht nga niveli i ndriçimit.

Zgjidhni televizorin tuaj ideal QLED dhe shijoni përfitimet shtesë të periudhës së promocionit që zgjat nga 17.8 deri në 30.9.2020 ose deri sa të përfundojë stoku dhe kjo vlen për blerjen e një modeli QLED të 2020 (nga seritë 8 e sipër).

Për tu kualifikuar për këtë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes, dhe listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni këtu.

QLED 8K TV

Gati që sot për të ardhmen

Shndërroni gjithçka që dashuroni në 8K me shkallëzim 8K AI. Inteligjenca e fuqishme e procesorit Quantum 8K rrit burimet dhe rezolucionet e ndryshme deri në 8K përmes mësimit mekanik. Shkallëzimi AI mundëson shfaqjen përbërjes perfekte dhe skajeve realiste, dhe parregullsitë në figurë zhduken nga pikseli në piksel. Përpara jush shfaqet vetëm realiteti perfekt.

Q950TS Q950TS

HW-Q800T 3.1.2ch Soundbar

Një kombinim perfekt me televizorin QLED

Tingull i avancuar në të gjitha drejtimet. Eksploroni thellësinë e tingullit me formatet Dolby Atmos dhe DTS:X. Ndërsa tingulli shpërndahet rreth e qark jush, këto dy formate ju mundësojnë të dëgjoni edhe detajet më të imta të tingullit, ashtu si do të dëgjohej në realitet. Soundbar Q800T, në sinkronizim me televizorin tuaj Samsung, do të krijojë një tingull që ju mbështjell plotësisht.

HW-Q800T 3.1.2ch Soundbar HW-Q800T 3.1.2ch Soundbar

HW-Q60T 5.1ch Soundbar

Tinguj që ju rrethojnë

Mos lejoni që tigulli të qëndrojë në një vend. Teknologjia “Acoustic Beam” e Samsung shpërndan valët e tingullit në atë mënyrë që efekti i tyre krahasuar me veprimin që ndodh në ekran të jetë plotësisht realist. I përkryer për lojëra dhe për të parë filma. Ky është një sistem i vërtetë 5,1 që ju mbështjell.

HW-Q60T 5.1ch Soundbar HW-Q60T 5.1ch Soundbar

TV QLED 80

Ndjeni detajet në çdo skenë

Ndriçimi preciz i kontrolluar i sfondit përshtatet në mënyrë inteligjente për ta kthyer ngjyrën e zezë në edhe më të pasur. Përgatituni për detaje të mprehta me kontrastin e pakrahasueshëm.
Procesori i fuqishëm i Samsung optimizon cilësinë e figurës deri sa të përmbushë kushtet më të mira të shikimit, duke përmirësuar të gjithë përmbajtjen tuaj.

QE80T QE80T