Në kërkim të TV Smart të përsosur

"A keni menduar ndonjëherë se çfarë është kaq inteligjente në “Smart TV”?
TV që keni tani a është një Smart TV? Dhe çfarë vlere jep me të vërtetë një Smart TV? Më duhej ta zbuloja."

Hapi i parë ishte të shihja në internet për përkufizimin e Smart TV. Pasi kërkova në Wikipedia dhe disa përkufizime të tjera të fjalorëve, konsensusi ishte se një Smart TV ka lidhje me internetin, funksionon përmes një sistemi operativ dhe shoqërohet me shërbimin e aplikacionit të tij.

Por tani pyetja ishte, nga të gjitha markat e Smart TV që gjenden, cila bën Smart TV më të mirë?

Korisnički interfejs aplikacije Smart Hub se prikazuje preko pozadinske slike sa motivom prirode na TV-ekranu; korisnički interfejs ima raznovrsne sadržaje, kao što su „Šta ima novo” i „Gledaj sledeće”, a uz to i nekoliko aplikacija kao što su Netflix, Amazon Prime Video, YouTube, Facebook Video, Google Play Movies & TV, SmartThings, Galerija, Internet.

Si të zgjidhni Smart TV e duhur

Përmbajtje e ndryshme

Vlera më e madhe e një Smart TV do të jetë aftësia për të shijuar përmbajtje përtej kanaleve të rregulltë TV. Një Smart TV me shërbimet tuaja të preferuara VOD si Netflix, Amazon, YouTube plus shërbimet e shkarkimit të muzikës si Spotify dhe madje përmbajtje e lojrave dhe sporteve të ndryshme për t’i shijuar sipas dëshirës. Edhe transmetimi i paguar me kabëll ose satelit që ishte i disponueshëm vetëm me një set-top box tani janë të disponueshme për t’u parë në Smart TV – thjesht duhet të instaloni aplikacionin që ju jep kompania e transmetimit me kabëll ose satelit. Dhe nëse jeni i abonuar tashmë në ato shërbime, mund të kapërceni procesin e mundimshëm të instalimit.

* Kërkohet një lidhje me internetin dhe abonim për shërbimin e përmbajtjes.

Kërkim i shpejtë dhe i lehtë

Një këshillë tjetër e mirë për t’u mbajtur mend kur kërkoni Smart TV më të mirë është të gjeni atë që ju lejon të kërkoni përmes përmbajtjes me lehtësi. Me sasinë e pafundme të përmbajtjes së disponueshme në internet, është bërë mjaft më e vështirë për të zgjedhur se çfarë të shihni, kështu që të paturit e një funksioni të leverdisshëm të kërkimit është e rëndësishme.

Diçka personale

Përmbajtja e pafundme gjithashtu nënkupton se kemi një numër të madh aplikacionesh të TV inteligjent që mund të zgjedhim për të përdorur atë përmbajtje. A nuk do të ishte mirë nëse mund të personalizonim renditjen e aplikacioneve në ekranin e TV tonë inteligjent, ashtu siç bëjmë në smartfonët tanë? Ata që shohin shumë dhe admiruesit e muzikës njësoj mund të vendosin aplikacionin e shkarkimit të zgjedhur prej tyre në krye të listës dhe të përdorin përmbajtjen e preferuar të tyre me aq më shumë lehtësi.

Smart TV në mur dhe ekrani i shikimit paraprak të Smart Hub me titullin "Bëni Smart Hub tuaj. Shtoni aplikacionet tuaja të preferuara për të krijuar vetë smart hub tuaj."

Përdorimi

Pavarësisht sesa të shkëlqyera të jenë veçoritë, gjithçka është e kotë nëse Smart TV është i pavolitshëm për t’u përdorur.

Një Smart TV i shkëlqyer duhet të zbulojë automatikisht çdo pajisje që lidhni përmes HDMI dhe të eleminojë nevojën për të përdorur disa telekomanda. Kanë kaluar ditët kur kërkonit çmendurisht telekomandat tuaja. Me vetëm telekomandën e TV, duhet të jeni në gjendje të shihni/ndaloni edhe përmbajtjen që shkarkohet nga aparati juaj.

Lidhje e lehtë me pajisje të tjera

Kontrolli për të parë nëse një Smart TV mund të lidhet kollaj me pajisje të tjera është një kërkesë tjetër e rëndësishme kur zgjidhni një Smart TV të ri. Më besoni, do të dëshironi t’a lidhni smartfonin tuaj me TV tuaj për të parë përmbajtje në një ekran më të madh. Fotografitë dhe videot nga telefoni juaj mund të duken krejtësisht ndryshe kur i shihni në një ekran të madh.

IoT po merr një popullaritetet të madh, kështu që natyrisht, lidhja e lehtë me pajisje të ndryshme të përshtatshme për internetin rreth shtëpisë është duke u bërë një kërkesë.

SmartThings UI në Smart TV me ikonat e IoT; telefoni celular, lavatriçe, kamera, çelësi, frigoriferi, drita.

Mendoni për atë, mund të shihni një film në telefonin tuaj rrugës nga puna në shtëpi dhe pa mundim të vazhdoni t’a shihni në ekranin e TV tuaj sapo të mbërrini në shtëpi. Ai nivel i kapacitetit të teknologjisë së lartë do t’ju bëjë të ndjeheni si një personazh në një film fantastiko-shkencor.

Në fund të fundit, ka të bëjë me atë që dëshirojnë konsumatorët. Smart TV më i mirë është i lehtë për t’u lidhur, me lidhje të thjeshta me pajisjet e tjera. Duhet të jetë e lehtë që të shikosh përmbajtjen dhe duhet të ketë vend për t’a personalizuar. Dhe mbi të gjitha, duhet të ketë përdorim të përgjithshme të lehtë . Mësoni më shumë për gjithçka që ofrojnë Smart TV Samsung dhe cilat veçori i bëjnë të dallohen nga turma këtu.