Cilat metoda kyçjeje mund të përdor në pajisjen time Samsung Galaxy

Ju keni opsionin e vendosjes së metodave të ndryshme të kyçjes në smartphonin tuaj Samsung Galaxy për të siguruar informacionin dhe të dhënat tuaja personale. Në këtë artikull gjendet një vështrim i përgjithshëm i metodave të ndryshme për të kyçur dhe çkyçur ekranin e smartphonit tuaj. 

Iridë, Ffytyre, Skanimi inteligjent, Gjurme gishtash, Model, Fjalekalim, Gjilpere

Jeni të lutur të vini re: Metodat e ofruara të kyçjes janë në varësi të modelit dhe sistemit operativ tuaj. Modelet e vjetra nuk i kanë disponueshme të gjitha metodat. 

Në varësi të konfiguracionit të smartphonit tuaj, ju mund të jeni të kufizuar vetëm tek disa metoda kyçjeje (p.sh., vetëm me PIN dhe fjalëkalim). Ky mund të jetë rasti kur funksione të caktuara (p.sh., VPN, shifrim i pajisjes, server i ndryshuar, aplikacione) janë të aktivizuara në smartphonin tuaj Galaxy.

Vendosja e një metode kyçjeje

Konfiguracionet e paracaktuara gjenden jo gjithmonë të njëjtin vend, në varësi të modelit tuaj dhe sistemit operativ.


Për pajisjet e reja që përdorin Androit Nugat ose Oreo, ju mund ta gjeni konfiguracionet e kyçjes së ekranit tek:

1 Hapni Konfiguracionet e paracaktuara (Settings).
2 Shkoni tek fusha e kyçjes dhe fusha e sigurisë OSE Kyçjes.
3 Shtypni llojin e kyçjes së ekranit.

Jeni të lutur të vini re: Për pajisjet e vjetra që kanë Androit 4.4 dhe më poshtë, konfiguracionet e fushës së kyçjes gjenden tek: Settings > Lock screen > Screen lock.

Metodat Biometrike

Metodat e kyçjes biometrike janë tiparet fizike unike si, irisi ose shenja e gishtit tuaj për të ofruar siguri të lartë për smartphonin tuaj Galaxy.


Para se të përdoret metoda e çkyçjes biometrike, duhet të vendoset një model, fjalëkalim ose PIN. Kjo metodë e çkyçjes alternative është e nevojshme në rrethana të caktuara, si p.sh., pajisja ri-startohet ose para ndryshimit të llojit të fushës ë kyçjes.


Ju mund të regjistroni informacionin biometrik tek Settings > Lock screen and security OR Lock screen > Screen lock type > Biometrics.


Ose si alternativë tek Settings > Biometrics and security.

Forma dhe modeli i i irisit tuaj janë unike. Nëse ju përdorni tiparet e veçanta të syve tuaj për të kyçur pajisjen tuaj, ju garantoni një siguri të lartë për smartphonin tuaj Galaxy.


Të dhënat tuaja për irisin mund të përdoren për qëllime të tjera vërtetimi, si pasaporta Samsung (verifikimi i llogarisë së Samsungut dhe regjistrimi në web) dhe Skedari i Sigurt.


Sensorët për skanimin e irisit gjenden në anën ballore në pjesën e sipërme të smartphonit tuaj. Mbajeni fytyrën tuaj në pjesën e shënuar dhe ndiqni udhëzimet për të çkyçur smartphonin tuaj me të dhënat e irisit tuaj.
 

Shikoni si bëhet Skaneri i Irisit dhe si hiqet një iris i regjistruar.

Jeni të lutur të vini re: Kur të përdorni sknerin e irisit, mbajeni pajisjen rreth 20-35 centimetra nga faqja juaj. Skaneri i irisit mund të mos punojë me efektivitet nëse ju keni një mbrojtës monitori në pajisjen tuaj, keni syze ose keni patur një operacion në sy.

Këtë opsion e kanë smartphonët e mëposhtëm Galaxy:
S8/S8+, Note8, S9/S9+, Note9

Njohja e fytyrës identifikon tiparet e fytyrës suaj dhe i krahason ato me të dhënat e regjistruara për të çkyçur smartphonin tuaj.


Smartphoni skanon fytyrën me kamerën e përparme. Mbajeni fytyrën tuaj në shenjën e treguar. Nëse fytyra nuk njihet gjatë çkyçjes, juve to t’ju kërkohet automatikisht PIN-i, fjalëkalimi ose kyçi i modelit.


Këtë opsion e kanë smartphonët e mëposhtëm Galaxy:
A8 (2018), A6/A6+, J4/J4+, J6/J6+, S8/S8+, Note8, S9/S9+, Note9, A7 (2018), A9

Skanimi Inteligjent përdor fytyrën dhe irisin tuaj për të çkyçur smartphonin tuaj, duke rritur sigurinë dhe lehtësinë e përdorimit. Me këtë tipar, ju mund të çkyçni me lehtësi ekranin edhe nëse mjedisi është shumë i errët apo shumë i ndritshëm.


Këtë opsion e kanë smartphonët e mëposhtëm Galaxy:
S9/S9+, Note9

Ashtu si të dhënat e irisit tuaj, ju mund të përdorni kredencialet e shenjave të gishtave për të verifikuar identitetin tuaj në Pasaportën e Samsungut ose në skedarin e Sigurisë.


Në varësi të modelit, sensori i shenjës së gishtave është në anën e pasme, të poshtme të pajisjes ose në krah të kamerës, ose në anën e djathtë të telefonit. Në modelet më të vjetra, një sensor është vendosur në butonin kryesor.


Mund të regjistrohen deri në katër shenja gishtash.


Këtë opsion e kanë smartphonët e mëposhtëm Galaxy:
Butoni kryesor: S6/S6+ (Edge), S7/S7+ (Edge), A5 (2017)
Nga ana e pasme A8 (2018), A6/A6+, S8/S8+, Note8, S9/S9+, Note9, A9
Në anën e djathtë; J6/J6+, A7 (2018)

Metodat e kyçjes konvencionale

Çaktivizon kyçin e tashëm të ekranit dhe ekranin e kyçit të regjistruar. 

Jeni të lutur të vini re: Ky opsion nuk garanton siguri për telefonin tuaj. Kështu ne do t'ju këshillonim të zgjidhnit një metodë tjetër kyçjeje që ofron mbrojtje më të mirë për informacionin tuaj personal.

Jeni të lutur të vini re: Nëse ju e zëvendësoni metodën e kyçjes së ekranit me Swipe ose None, të dhënat biometrike fshihen. Nëse ju doni të përdorni të dhënat tuaja biometrike në apps ose tipare të tilla si Samsung Pass, ju duhet ti ri-regjistroni ato.

Çkyçeni pajisjen duke kaluar gishtin mbi ekranin e kyçur.

Jeni të lutur të vini re: Ky opsion nuk garanton siguri për telefonin tuaj. Kështu ne do t'ju këshillonim të zgjidhnit një metodë tjetër kyçjeje që ofron mbrojtje më të mirë për informacionin tuaj personal.

Jeni të lutur të vini re: Nëse ju e zëvendësoni metodën e kyçjes së ekranit me Swipe ose None, të dhënat biometrike fshihen. Nëse ju doni të përdorni të dhënat tuaja biometrike në apps ose tipare të tilla si Samsung Pass, ju duhet ti ri-regjistroni ato.

Kjo metodë kyçjeje u mundëson të krijoni një model që është i vizatuar në ekran për të çkyçur pajisjen tuaj. 


Juve u jepet një fushë me 3/3 pika, që ju mund ti bashkoni me njëra-tjetrën si të doni (mos harroni që çdo pikë mund të preket vetëm një herë.

Jeni të lutur të vini re: Bëni kujdes kur fusni modelin në publik pasi ai mund të shihet dhe kopjohet lehtësisht.

Përdorni çdo kombinim germash, numrash dhe karaktereve të posaçme dhe krijoni një fjalëkalim prej të paktën katër, por jo më shumë se 16 karaktere.


Për siguri maksimale, krijoni një fjalëkalim kompleks dhe zgjidhni një kombinim germash dhe numrash. 

Jeni të lutur të vini re: Bëni dallimin e germës së madhe kur përdorni një fjalëkalim si një lloji kyçjeje të ekranit. Është e këshillueshme të shënohet veçmas informacioni (fjalëkalimi, modeli, PIN-i).

Fusni çdo kombinim numrash. PIN-i i telefonit tuaj duhet të ketë të paktën katër shifra.

Jeni të lutur të vini re: Bëni kujdes kur fusni PIN-in në publik pasi ai mund të shihet dhe kopjohet lehtësisht nga të tjerët.

Jeni të lutur të vini re: Nëse ju nuk mund të çkyçni telefonin tuaj duke përdorur llojin primar të kyçjes, përdorni metodën alternativë që ju keni specifikuar gjatë konfigurimit. 
 

Nëse nuk mund të çkyçni telefonin tuaj duke përdorur këtë metodë, ju mund të çaktivizoni ekranin e kyçjes në llogarinë e Samsungut dhe të keni përsëri akses në telefonin tuaj. 

Faleminderit për komentin tuaj