Si të përdorni veçoritë e tingujve të mjedisit të Galaxy Buds2 Pro

Smartfon me dy Buds2 pro në ekran dhe kufje të bardha me kutinë poshtë

Veçoria e amplifikimit të tingujve të mjedisit e Samsung Galaxy Buds2 Pro përmban një opsion adaptimi që lejon kontroll të personalizuar të volumit dhe tonit të tingujve. Këto veçori do të ndihmojnë në personalizimin e sasisë së tingujve të jashtëm që dëshironi të dëgjoni kur është i aktivizuar regjimi, gjë që është veçanërisht e dobishme nëse keni ndonjë problem me dëgjimin.

Vini re: veçoria e përmirësuar e tingujve të mjedisit mbështetet vetëm te smartfonët me Android OS 8 dhe versione më të fundit.

Merrni përditësimin më të fundit të softuerit

1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable

2. Shkoni te Cilësimet e kufjeve > Përditësimi i softuerit të kufjeve

3. Përzgjidhni Shkarkoni dhe instaloni

Vini re: mund t'ju shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon të shkarkoni përditësimin kur hapni aplikacionin Wearable.

Si të qaseni tek veçoria Amplifiko tingujt e mjedisit

1 Hapni aplikacionin Galaxy Wearable
Ikona e aplikacionit Wearable
2 Trokitni tek ikona e tingujve të mjedisit nën Kontrollet e zhurmës dhe më pas Amplifikimi i tingujve të mjedisit.
Ekrani i smartfonit me ikonën e tingujve të mjedisit dhe amplifikimin e tingujve të mjedisit të përzgjedhur

Vini re: mund t'ju duhet që fillimisht të aktivizoni Amplifiko tingujt e mjedisit për t'u qasur te cilësimet: Cilësimet e kufjeve > Qasshmëria > Trokitni te butoni Amplifiko tingujt e mjedisit për ta aktivizuar

3 Këtu janë të gjitha opsionet e tingujve të mjedisit
Ekrani i smartfonit me opsionet e tingujve të mjedisit

Volumi i tingujve të mjedisit

Tani ka pesë nivele të volumit të tingujve të mjedisit në rrëshqitës, duke ju lejuar që të personalizoni nivelin e tingujve mjedisorë që dëgjoni përmes kufjeve tuaja. Keni gjithashtu mundësinë për të rregulluar volumin në mënyrë të pavarur për secilin vesh.

Rrëshqitësit e nivelit të volumit të tingujve të mjedisit

Për të marrë dy nivelet shtesë të amplifikimit, ndiqni këto hapa:

1.      Shkoni te Cilësimet e kufjeve

2.      Trokitni te Laboratorët

3.      Përzgjidhni Përmirësimet e dëgjimit

4.      Aktivizoni Volumi tepër i lartë i mjedisit

Vini re: dy nivelet shtesë synojnë t'i bëjnë tingujt e sfondit më të thjeshtë për t'u dëgjuar për njerëzit me humbje dëgjimi të lehtë deri në mesatare.

Adaptoni tingujt e mjedisit

"Adaptoni tingujt e mjedisit" sintonizohet për veshët tuaj, në mënyrë që Galaxy Buds2 Pro t'ju ndihmojë të dëgjoni tingujt përreth jush. Ka dy opsione për të zgjedhur: Standarde ose Të adaptueshëm.

Opsionet standarde dhe të adaptueshme të tingujve të mjedisit

Toni i tingujve të mjedisit

Toni i tingujve të mjedisit ndihmon në rregullimin e karakterit ose cilësisë së tingujve përreth për t'iu përshtatur preferencave tuaja. Toni varion nga I butë deri në I qartë në pesë nivele të ndryshme.

Nivelet e tonit të tingujve të mjedisit duke filluar nga i buti deri tek i qarti

Faleminderit për komentin tuaj