Si të veproni nëse mikrofoni i Galaxy Buds nuk punon

Pasi regjistroni me anë të mikrofonit të Galaxy Buds, përpiquni të dëgjoni regjistrimin. Nëse nuk e dëgjoni dot tingullin e regjistruar, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për këshilla në lidhje me zgjidhjen e problemeve.

Pastroni kufjet

Nëse vrima e mikrofonit është e bllokuar, tingulli mund të mos hyjë siç duhet. Pastroni rregullisht vrimën e mikrofonit, altoparlantin dhe kanalin e ajrimit për të parandaluar grumbullimin e papastërtive. Përdorni një furçë të pastër, të butë dhe të thatë ose një tampon pambuku për të hequr dyllin e veshëve ose papastërtitë e tjera.

  • Fshijini kufjet me një copë të butë dhe të thatë pas përdorimit.

  • Mbajini kufjet të thata. Kini kujdes që të parandaloni lagien e kufjeve ose hyrjen e lëngjeve në to.

  • Pastroni rregullisht vrimën e mikrofonit, altoparlantin dhe kanalin e ajrimit për të parandaluar grumbullimin e papastërtive.

pastrimi i mikrofonit të galaxy buds

Shënim: Mos përdorni brisk të mprehtë etj. dhe mos ushtroni forcë të tepërt kur pastroni lëndët e huaja. Nëse bëni këtë, vrima e mikrofonit, altoparlanti dhe kanali i ajrimit mund të dëmtohen.

Rinisni kufjet

Mund të provoni gjithashtu të rinisni kufjet. Pas kontrollit të drejtimit të kufjeve, futini kufjet në vrimat përkatëse në kutinë e karikimit, e cila nuk është e shkarkuar, mbyllni kutinë e karikimit dhe nxirrini nga kutia pas 7 apo më shumë sekondave.

Shënim: Nëse niveli i baterisë së kutisë së karikimit është i ulët, fillimisht lidhni kutinë e karikimit me karikuesin.

Resetoni Galaxy Buds

Mund ta zgjidhni problemin me mikrofonin duke resetuar kufjet. Prekni aplikacionin Galaxy Wearable > Cilësimet e kufjeve > Reseto dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e resetimit në parametrat e fabrikës.

Shënim: Nëse vazhdoni të keni probleme me funksionin e mikrofonit të kufjeve, vizitoni një Qendër Shërbimi të Samsung.

Faleminderit për komentin tuaj