Këshilla sigurie për paketën tuaj të baterisë

Samsung është i përkushtuar ndaj ofrimit të një përvoje të sigurt me produkte të parrezikshme dhe të sigurta. Paketat e baterive Samsung kanë bateri të integruara me jone litiumi të cilësisë së lartë dhe me performancë të lartë. Ndiqni këta hapa për të mbrojtur paketën e baterisë dhe për të përfituar sa më shumë nga ajo.

Pamje e pajisjes Galaxy me paketën e baterisë.

Përpara se të përdorni paketën e baterisë

Si një produkt i konsumueshëm, paketat e baterive kanë karakteristikën e zvogëlimit të jetëgjatësisë së tyre të mbetur me rritjen e numrit ose të kohëzgjatjes së karikimeve. Përdorimi i zgjatur mund të rezultojë në një rritje të numrit të karikimeve ose në një ulje të kapacitetit të aftësisë së karikimit.

Ambientet për paketën e baterisë

  • Paketat e baterive Samsung janë disenjuar për të punuar mirë në ambiente me temperatura të ndryshueshme, si p.sh. temperatura të përkohshme të larta ose të ulëta. Karikimfji i vazhdueshëm i baterisë ose përdorimi në temperatura ekstreme mund të ndikojë në vjetrimin e baterisë.
  • Temperatura e përshtatshme funksionale e ambientit për paketën e baterisë është 0 ~ 35°C.
  • Përdorimi i zgjatur ose ruajtja në temperatura më të larta se 35°C ose më të ulëta se 0°C mund të ulë performancën e baterisë dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. 
  • Mos e përdorni ose mos e lini në një ambient me temperaturë të lartë siç është sauna ose në një makinë të parkuar nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, ambientet e jashtme me temperatura të ulëta, si p.sh. temperaturat nën zero në dimër, mund te kenë ndikim të pafavorshëm te bateria.

Përdorimi në mënyrë të sigurt i paketës së baterisë

  • Kur paketa e baterisë ose pajisja e lidhur të ketë përfunduar karikimin, shkëputni kabllon USB nga produkti dhe nga pajisja.
  • Paketa e baterisë dhe karikuesi mund të nxehen gjatë karikimit të paketës së baterisë. Nëse temperatura rritet shumë, produkti mund ta ndalojë karikimin për arsye sigurie.
  • Mos e ekspozoni produktin ndaj goditjeve të forta, si p.sh. ta rrëzoni. Jetëgjatësia e produktit ose e baterisë mund të shkurtohet ose mund të ndodhin dëmtime ose defekte.
  • Kur nuk përdoret për një periudhë kohore të zgjatur, ruajeni gjithmonë baterinë me rreth 50-70% të baterisë së karikuar dhe mbajeni në një ambient të freskët dhe pa lagështirë për të mbrojtur baterinë dhe performancën e saj. 
  • Karikojeni baterinë me një karikues origjinal Samsung për të parandaluar shkarkimin.
  • Mos e vendosni produktin në dysheme me ngrohje ose në batanije elektrike ku ka rrezik për mbinxehje. Nxehtësia mund të dëmtojë baterinë, duke shkaktuar mbinxehje ose lëndime.
  • Mos e vendosni produktin afër ose brenda pajisjeve me ngrohje, si p.sh. pajisjet për gatim (sobat, furrat me mikrovalë etj.) ose enët me presion të lartë.

Çfarë të bëj në rast se paketa e baterisë nuk punon

  • Nëse drita LED pulson shpejt gjatë karikimit të paketës së baterisë, kjo mund të tregojë se ka ndodhur gjenerimi i nxehtësisë ose shkarkimi i thellë brenda baterisë. Nëse kjo ndodh, ndaloni karikimin menjëherë. Nëse kjo ndodh përsëri, kontrollojeni në qendrën më të afërt të shërbimit.
  • Paketa e baterisë dhe karikuesi mund të nxehen gjatë karikimit. Nëse produkti nxehet shumë, shkëputni karikuesin dhe lëreni produktin të ftohet përpara se ta karikoni përsëri.
  • Nëse konektori i karikimit ose paketa e baterisë po has nxehtësi ekstreme, është e mundur që kablloja e lidhur e karikimit të jetë dëmtuar. Në këtë rast, ndërrojeni me një kabllo të re origjinale përpara përdorimit.

Asgjësimi në mënyrë të sigurt i paketës së baterisë

  • Ndiqni udhëzimet lokale mjedisore për asgjësimin e sigurt ose riciklimin e baterive.
  • Mos i asgjësoni bateritë me mbeturinat e zakonshme.
  • Mos i përzieni bateri të llojeve të ndryshme gjatë asgjësimit.
  • Mos i hidhni bateritë në zjarr.

Kini parasysh: Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet specifike të pajisjes suaj për karikimin e baterisë dhe përdorimin e saj.

Faleminderit për komentin tuaj