Si të veproj nëse bateria e telefonit të ri duket se shkarkohet më shpejt?

Konsumi dhe jetëgjatësia e baterisë ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve, përfshirë këtu sa shpesh përdoret pajisja, sa aplikacione janë instaluar dhe përdoren, nëse ka probleme në sistemin operativ dhe çfarë lidhje me rrjetin përdoret. Rrjetet 5G mund ta shkarkojnë më shpejt baterinë, por telefonat Galaxy përdorin softuer të avancuar e të mbështetur në inteligjencën artificiale, për ta mbajtur në kontroll konsumin e baterisë në atë mënyrë që i përshtatet mënyrës si e përdorni ju vetë telefonin.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Bateria mund të konsumohet paksa më shpejt menjëherë pas blerjes

Mund të vini re se bateria e telefonit të ri duket se bie më shpejt në krahasim me pajisjen e mëparshme edhe pse e përdorni me të njëjtat kushtet pas blerjes.

Gjatë ditëve të para pas blerjes, përdoruesit zakonisht aktivizojnë shumë aplikacione dhe vendosin funksione të ndryshme për konfigurimin fillestar të pajisjes. Po ashtu, shpeshtësia e punës në sfond optimizohet gjatë së njëjtës periudhë. Prandaj edhe mund t’ju duket se koha e përdorimit të baterisë është më e shkurtër në krahasim me pajisjen e mëparshme.

Shërbimi 5G mund të konsumojë më shumë bateri

Kur lidhet me rrjetin 5G, telefoni mund të konsumojë më shumë bateri se zakonisht. Shërbimet e tanishme 5G zbatojnë standardin NSA (Non-Standalone)*, që përdor së bashku 4G (LTE) dhe 5G. Kjo do të thotë se qarqet 5G dhe 4G (LTE) përdoren njëkohësisht për përpunimin me shpejtësi të lartë të të dhënave me volum të madh.

Duke qenë se telefoni qëndron i lidhur me disa rrjete njëkohësisht, bateria mund të bjerë më shpejt se zakonisht dhe telefoni mund të ngrohet diçka më shumë se po të lidhej vetëm me një rrjet 3G apo LTE. Për ta kompensuar këtë, mund të përdorni funksione që e optimizojnë dhe rritin performancën e përgjithshme të telefonit.

* NSA(Non-Standalone): Faza e përhapjes së rrjeteve dhe pajisjeve 5G do të bëhet me standardin NSA (shfrytëzim jo i veçuar), që do të thotë se rrjetet 5G do të mbështeten nga infrastruktura ekzistuese 4G. Në këtë mënyrë, pajisjet që punojnë me 5G do të lidhen me frekuencat 5G për internetin gjatë gjithë kohës, por do të përdorin rrjetin 4G për funksione të tilla që nuk kanë të bëjnë me të dhënat por me funksione të tjera si lidhja me stacionet bazë apo me serverët. 

Shënim: Nëse ju duket se pajisja është nxehur shumë, mos e përdorni një copë herë dhe prisni të ftohet.

Si ta optimizoni baterinë e telefonit

Nëse doni t’ia rritni jetëgjatësinë baterisë së telefonit apo nëse ju duket se bateria bie shpejt, mund ta optimizoni telefonin në përgjithësi, të menaxhoni energjinë e përdorur nga aplikacionet dhe të optimizoni aplikacionet e veçanta. Mund ta zvogëloni konsumin e baterisë me mënyrat e mëposhtme.

Mund ta optimizoni telefonin duke përdorur funksionin e Kujdesit për pajisjen për ta zvogëluar konsumin duke mbyllur aplikacionet e papërdorura dhe duke mbajtur nën kontroll përdorimin anormal të baterisë. Ndiqni hapat e mëposhtëm. 

Hapi 1. Hapni Cilësimet dhe pastaj përzgjidhni Battery and device care (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

Hapi 2. Prekni Optimize now (Optimizo tani). Kujdesi për pajisjen e optimizon automatikisht telefonin. 

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

Ky funksion i shpejtë optimizimi e rrit performancën e pajisjes me këto veprime të mëposhtme.

  • Mbyll aplikacionet që janë hapur në sfond.
  • Menaxhon përdorimin anormal të baterisë.
  • Kontrollon se mos ka bllokim softueri apo malware.

 

Përdorimi i funksionit të optimizimit automatik

Mund ta konfiguroni pajisjen të kryejë optimizim gjatë kohës kur pajisja nuk përdoret. Prekni Opsione të tjera > Automation (Automatizimi) > Auto optimize daily (Automatizo auto përditë) dhe prekni çelësin përbri për ta aktivizuar.

Sa më shumë aplikacione të papërdorura të jenë hapur në sfond, aq më shumë energji përdoret nga bateria. Mund të vendosen kufizime të përdorimit në sfond për ta zvogëluar konsumin e baterisë. Ndiqni hapat e mëposhtëm. 

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

Hapi 1. Hapni Cilësimet dhe pastaj përzgjidhni Battery and device care (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen 2 Kujdesi për baterinë dhe pajisjen 2

Hapi 2. Prekni Battery (Bateria).

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen-Bateria Kujdesi për baterinë dhe pajisjen-Bateria

Hapi 3. Prek Background usage limits (Caqet e përdorimit në sfond).

Kufizimet e përdorimit në sfond Kufizimet e përdorimit në sfond

Hapi 4. Vendosni aplikacionin që dëshironi të mbani në kontroll.

Mund përzgjidhni nga këto cilësime: 

  • Put unused apps to sleep (Vendos në gjumë aplikacionet e papërdorura) që i vendos në gjendje pasive aplikacionet nëse nuk përdoren pas njëfarë kohe.
  • Sleeping apps (Aplikacionet e përgjumura) ju jep mundësi të përzgjidhni aplikacionet që dëshironi të jenë të hapura në sfond. Këtu mund të shihni edhe listën e aplikacioneve të tilla të vendosura në gjendje pasive.
  • Deep sleeping apps (Aplikacionet në gjumë të thellë) janë ato që nuk qëndrojnë kurrë në gjendje aktive në sfond dhe aktivizohen vetëm kur i hapni ju vetë.
  • Never sleeping apps (Aplikacionet që nuk vihen kurrë në gjumë) ju jep mundësi të vendosni ju vetë se cilat aplikacione nuk mund të kalojnë automatikisht në gjendje pasive.

Mund të optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri. Ndiqni hapat e mëposhtëm. 

optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri

Hapi 1. Hapni Cilësimet dhe pastaj prekni Apps (App-et).

optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-aplikacionet optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-aplikacionet

Hapi 2. Prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale).

optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-opsione të tjera optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-opsione të tjera

Hapi 3. Përzgjidhni Special access (Akses special).

optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-akses special optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-akses special

Hapi 4. Përzgjidhni Optimize battery usage (Optimizo përd. e baterisë).

optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-optimizo përdorimin e baterisë optimizoni aplikacione të veçanta për të përdorur më pak bateri-optimizo përdorimin e baterisë

Hapi 5. Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të optimizoni. Aplikacionet e optimizuara përdorin më pak bateri.

Shënim:

  • Aplikacionet e optimizuara përdorin më pak bateri, por kjo kufizon disa funksione në sfond.

Mësoni më shumë për baterinë Galaxy Battery, me Mbështjetjen Samsung.

Shënim: 

  • Jetëgjatësia e baterisë ndryshon sipas kushteve të rrjetit, funksioneve dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së thirrjeve dhe mesazheve, numrit të ngarkimit të baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • Pamja e ekranit të pajisjes dhe menyja mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj