Përse shkarkohet kaq shpejt bateria e telefonit Samsung Galaxy?

Konsumimi dhe jetëgjatësia e baterisë ndryshon në varësi të një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin dhe zakonet e përdoruesit, numrin e aplikacioneve të instaluar dhe atyre të hapur, preferencat e cilësimeve si shpeshtësia e sinkronizimit dhe fuqia e mbulimit të rrjetit. Rrjetet 5G mund ta shkarkojnë baterinë më shpejtë, por telefonat Galaxy përdorin AI të avancuar të bazuar në softuer, për të kontrolluar me efikasitet konsumimin e baterisë për t’iu përshtatur mënyrës së përdorimit.

Përpara se të provoni rekomandimet më poshtë, sigurohuni që të kontrolloni nëse softueri i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë të përditësuara në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa: 

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i softuerit.

Hapi 2. Shtypni Shkarko dhe instalo.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Bateria mund të konsumohet pak më shpejt direkt pas blerjes

Mund të vëreni që bateria e telefonit tuaj të ri duhet sikur shkarkohet më shpejt, në krahasim me pajisjen tuaj të mëparshme, edhe pse e përdorni nën të njëjtat kushte.

Gjatë ditëve të para pas blerjes, ka ende aplikacione, të dhëna në cloud dhe servera emaili të sinkronizuar në sfond, që mund të kenë ndikim në konsumimin e baterisë.

Ju mund të ndieni që koha e përdorimit të baterisë është më e shkurtër, krahasuar me kohën kur keni përdorur pajisjen tuaj të mëparshme, por kjo është vetëm një pjesë e ndezjes fillestare të telefonit tuaj të ri.

Rekomandohet që të vazhdoni ta përdorni pajisjen normalisht; karikojeni pajisjen kur bateria shkarkohet dhe lejoni të paktën disa ditë derisa të përfundojnë proceset në sfond dhe sinkronizimi. Më pas, do të shihni që bateria e pajisjes të arrijë potencialin e saj më të lartë. 

Shërbimi 5G mund të konsumojë më shumë bateri

Ndërkohë që është lidhur në një rrjet 5G, telefoni juaj mund të konsumojë më shumë bateri se zakonisht. Shërbimet aktuale 5G janë në përputhje me standardin joautonom (NSA)*, që përdor 4G (LTE) dhe 5G së bashku. Për këtë arsye,qarqet 5G dhe 4G (LTE) përdoren njëkohësisht për përpunimin me shpejtësi të lartë të të dhënave me kapacitet të madh.

Duke qenë se telefoni juaj është i lidhur dhe kalon në disa rrjete, bateria mund të shkarkohet më shpejt se ç’mund të prisnit zakonisht dhe telefoni juaj mund të ngrohet pak më shumë sesa kur është vetëm në rrjet 3G ose LTE. Për ta kompensuar këtë, mund të përdorni cilësimet që do të optimizojnë dhe do të përmirësojnë performancën e përgjithshme të telefonit.

* NSA (joautonome): Regjistrimi i parë në rrjetet 5G dhe pajisjet do të bëhet nën procesin joautonom (NSA), që do të thotë se rrjetet 5G do të mundësohen nga infrastruktura ekzistuese 4G. Për këtë arsye, pajisjet me 5G aktive do të lidhen me frekuencat 5G për të dhënat, por do të vazhdojnë të përdorin 4G për proceset pa internet, si lidhja me stacionet bazë dhe serverat.

Shënim: Mbulimi i dobët ose përdorimi i ngarkuar, ndërkohë që kalimi në disa rrjete mund të rritë temperaturën e pajisjes.

Si të optimizoni baterinë e telefonit tuaj

Nëse doni të zgjasni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj ose nëse ndieni se bateria po shkarkohet shpejt, mund të optimizoni menaxhimin e pajisjes dhe aplikacionet individualisht. Ju mund të reduktoni konsumimin e baterisë në mënyrat e mëposhtme.

Ju mund ta optimizoni telefonin tuaj duke përdorur veçorinë e kujdesit të pajisjes, për të reduktuar konsumimin e baterisë duke mbyllur aplikacionet e papërdorura dhe duke kontrolluar përdorimin jonormal të baterisë. Ndiqni hapat më poshtë.

Hapi 1. Hapni Cilësimet, dhe më pas zgjidhni Kujdesi për baterinë dhe pajisjen.

Hapi 2. Prekni Optimizo taniKujdesi për pajisjen e optimizon automatikisht telefonin tuaj.

Optimizo baterinë tani

Veçoria e optimizimit të shpejtë përmirëson performancën e pajisjes përmes veprimeve të mëposhtme.

  • Mbyll aplikacionet që punojnë në sfond.
  • Menaxhon përdorimin jonormal të baterisë.
  • Skanon aplikacionet e dështuara dhe “malware”.

 

Përdorimi i veçorisë së optimizimit automatik

Ju mund ta konfiguroni pajisjen që të kryejë optimizimin automatik, kur pajisja juaj nuk është në përdorim. Shtypni Më shumë opsione > Automatizimi > Optimizimi automatik i përditshëm dhe shtypni çelësin për ta aktivizuar.

Sa më shumë aplikacione të papërdorura të jenë të hapura në sfond, as më shumë energji do të përdorë bateria. Kufijtë e përdorimit në sfond mund të caktohen në mënyrë të tillë që të reduktojnë konsumimin e baterisë. Ndiqni hapat më poshtë.

Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 1 Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 1

Hapi 1. Hapni Cilësimet, dhe më pas zgjidhni Kujdesi për baterinë dhe pajisjen.

Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 2 Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 2

Hapi 2. Shtypni Bateria.

Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 3 Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 3

Hapi 3. Shtypni Kufijtë e përdorimit në sfond.

Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 4 Kufijtë e baterisë me përdorimin në sfond hapi 4

Hapi 4. Shihni aplikacionin që doni të kontrolloni.

Mund të zgjidhni nga cilësimet e mëposhtme:

  • Vendosni “në gjumë” aplikacionet e papërdorura do t’i vërë automatikisht aplikacionit “në gjumë”, nëse nuk janë përdorur për pak kohë.
  • Aplikacionet në gjumë ju mundëson që të zgjidhni aplikacionet që nuk janë të hapura në sfond. Ju mund të shfaqni gjithashtu aplikacionet aktuale që janë në gjumë.
  • Aplikacionet në gjumë të thellë nuk do të punojnë asnjëherë në sfond dhe do të funksionojnë vetëm kur i hapni.
  • Aplikacionet asnjëherë në gjumë ju mundëson që të zgjidhni se cilat aplikacione nuk do të konfigurohen automatikisht në modalitetin “në gjumë”.

Ju mund të optimizoni aplikacione individuale që të përdorin më pak bateri. Ndiqni hapat më poshtë.

Optimizoni individualisht baterinë hapi 1 Optimizoni individualisht baterinë hapi 1

Hapi 1. Hapni Cilësimet, dhe më pas hapni App-et.

Optimizoni individualisht baterinë hapi 2 Optimizoni individualisht baterinë hapi 2

Hapi 2. Shtypni Më shumë opsione (tre pikat vertikale).

Optimizoni individualisht baterinë hapi 3 Optimizoni individualisht baterinë hapi 3

Hapi 3. Zgjidhni Qasje e veçantë.

Optimizoni individualisht baterinë hapi 4 Optimizoni individualisht baterinë hapi 4

Hapi 4. Zgjidhni Optimizoni përdorimin e baterisë.

Optimizoni individualisht baterinë hapi 5 Optimizoni individualisht baterinë hapi 5

Hapi 5. Zgjidhni aplikacionin që doni të optimizoni. Aplikacionet e optimizuar përdorin më pak bateri.

Shënim: Aplikacionet e optimizuara do të përdorin më pak bateri, por disa funksione të sfondit do të kufizohen.

Zbuloni më shumë për Bateria Galaxy me Samsung Support.

Shënim:

  • Jetëgjatësia aktuale e baterisë ndryshon në varësi të mbulimit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve në përdorim, frekuencave të thirrjeve dhe përdorimit, cilësisë së karikimit dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • Pamjet e çastit të pajisjes dhe të menuve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Si të përdorni aplikacionin Samsung Members

Si të përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse vëreni reagime të pazakonta në celularët, tabletat ose pajisjet që vishen Samsung, mund të na dërgoni një raport gabimi ose të na bëni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na mundëson të shohim nga afër se çfarë po ndodh. Të dhënat janë të anonimizuara dhe mbahen vetëm për kohëzgjatjen e investigimit. Zbuloni më shumë për dërgimin e një raporti gabimi përmes aplikacionit Samsung Members.

Faleminderit për komentin tuaj