Heqja e llogarive nga telefoni ose tableti Galaxy

Mund t’i shkëputni nga pajisja llogaritë Samsung, Google apo të postës elektronike kur të dëshironi. Ju lutemi, vini re se heqja e një llogarie do të thotë se nuk do të mund të hyni më në informacionet e përdoruesit apo të dhënat që kanë të bëjnë me llogarinë në fjalë. Mbajini shënim informacionet e llogarisë (emrin dhe fjalëkalimin) për më vonë dhe ruajeni në një vend të mbrojtur përpara se të vijoni me heqjen. Ndiqni hapat e mëposhtëm për heqjen e llogarive.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Heqja e llogarisë Samsung

Edhe nëse e hiqni një llogari Samsung nga pajisja, mund të identifikoheni të hyni sërish në të me emrin tuaj identifikues dhe me fjalëkalimin për ta rilidhur më llogarinë tuaj më vonë. Heqja e llogarisë dhe fshirja e përhershme e llogarisë nuk janë e njëjta gjë. Në një vend të mbrojtur, mbani shënim informacionet e llogarisë (emrin identifikues dhe fjalëkalimin) për ta pasur më vonë.

Ndiqni hapat e mëposhtëm për të hequr llogarinë Samsung.

llogaritë dhe arkivimi në cilësimet llogaritë dhe arkivimi në cilësimet

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni Accounts and backup (Llogaritë dhe rezervimi).

menaxho llogaritë menaxho llogaritë

Hapi 2. Prekni Manage accounts (Menaxho llogaritë) dhe përzgjidhni llogarinë tuaj Samsung.

hiq llogarinë hiq llogarinë

Hapi 3. Prekni Remove account (Hiq llogarinë) dhe prekni Remove account (Hiq llogarinë) në mesazhin që del në ekran.

shkëputu nga galaxy shkëputu nga galaxy

Hapi 4. Prekni Sign out (Shkëputu) dhe rishkruani fjalëkalimin e llogarisë suaj Samsung.

Shënim: Konfigurimi i menysë mund të ndryshojë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes.

Hiqja e llogarisë Google

Heqja e llogarisë Google është e ngjashme me procesin e heqjes së llogarisë Samsung. Kështu, mund të identifikoheni gjithmonë me emrin identifikues dhe fjalëkalimin tuaj për ta rilidhur llogarinë Google dhe pajijen tuaj.

Ndiqni hapat e mëposhtëm për të hequr llogarinë Google.

llogaritë dhe arkivimi në cilësimet llogaritë dhe arkivimi në cilësimet

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni Accounts and backup (Llogaritë dhe rezervimi).

menaxho llogaritë menaxho llogaritë

Hapi 2. Prekni Manage accounts (Menaxho llogaritë) dhe përzgjidhni llogarinë tuaj Google.

hiq llogarinë hiq llogarinë

Hapi 3. Prekni Remove account (Hiq llogarinë) dhe prekni Remove account (Hiq llogarinë) përsëri për të konfirmuar.

Shënim: Nëse është aktivizuar programi i mbrojtjes së avancuar Google, mund të merrni një kërkesë për verifikim duke përdorur çelësin e regjistruar të sigurisë (një çelës fizik në formë USB-je që përmban informacionin e shifruar të llogarisë) përpara heqjes së llogarisë.

çelësi i sigurisë

Heqja e llogarive të tjera

Llogaritë e tjera të lidhura me pajisjen mund të hiqen duke përdorur hapat e mësipërm. Mund të nevojiten hapa verifikues shtesë, si futja e fjalëkalimit ose verifikimi me postë elektronike, në varësi të rregullave të privatësisë dhe sigurisë të secilës llogari.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj