Si bëhet një ri-konfigurim origjinal në pajisjen time Samsung?

Nëse funksionimi i smartphonit ose tabletit tuaj nuk është ai i zakonshmi ose pajisja nuk reagon siç pritet, përpiquni t zgjidhni problemin duke bërë një ri-konfigurim origjinal para se të kontaktoni qendrën e shërbimit. 
 

Ky hap do t'ju mundësojë juve të zgjidhni problemet e vazhdueshme me softuerin dhe sigurohuni që të gjitha të dhënat të hiqen. 

Jeni të lutur të vini re: Një ri-konfigurim origjinal do të heqë të gjithë informacionin personal, ndryshimet dhe të dhënat nga pajisja juaj dhe e kthen atë tek ato konfigurime dhe informacion që kishte fillimisht. Mos harroni të bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja para se të ri-konfiguroni sistemin. 

Për të bërë një ri-konfigurim origjinal: 

1 Shtypni ‘Settings’.
2 Zgjidhni ‘General Management’.

Jeni të lutur të vini re: Në modelet më të vjetër, seksioni ‘Settings’ mund të ketë një konfigurim të ndryshëm (fasho në krye në vend të listës vertikale). Në këtë rast shtypni ‘General’.

Shtypni ‘General Management’
3 Shtypni ‘Reset’ ose ‘Backup&restore’ në modelet e vjetra.
Shtypni ‘Reset’
4 Shtypni ‘Ri-konfigurim i të dhënave fillestare’. Ky hap mund të mos jetë në menytë e vjetra. Në këtë rast shkoni tek hapi 5.
Shtypni ‘Factory data reset’
5 Shtypni ‘Reset’ dhe ‘Delete all’.
Shtypni ‘Reset’
Shtypni ‘Delete all’

Pajisja juaj është ri-konfiguruar në gjendjen fillestare. Ju mund të ri-instaloni aplikacionet e duhura. Nëse problemet vazhdojnë, jeni të lutur të kontaktoni Qendrën e Shërbimit Samsung. 

Faleminderit për komentin tuaj