Si menaxhohen njoftimet dhe lejet e aplikacioneve nëpërmjet konfigurimeve në një telefon Galaxy

Telefoni juaj Galaxy është optimizuar për të përdorur dhe konfiguruar aplikacione. Nëse është e nevojshme, mund të vendosni lejet e hyrjes për të gjitha llojet e aplikacioneve në të njëjtën kohë, ose të zgjidhni individualisht dhe të vendosni njoftime për aplikacionet. Për të menaxhuar njoftimet dhe lejet e hyrjes përmes konfigurimeve, referojuni udhëzuesit më poshtë.

Para se të provoni rekomandimet më poshtë, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë azhurnuar në versionin më të fundit. Për të azhurnuar softuerin e pajisjes suaj celular, ndiqni këto hapa: 

Hapi 1. Shkoni tek Konfigurime > Përditësim Programi.

Hapi 2. Klikoni Shkarkoni dhe instaloni.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Si menaxhohen njoftimet për aplikacionet

 

Nëse njoftimet e aplikacionit janë çaktivizuar, nuk do të merrni njoftime për mesazhet hyrëse nga aplikacioni. Për më tepër, nëse dëshironi të hiqni veçmas njoftimet e padëshiruara, ndiqni hapat më poshtë.

Hapi 1. Shkoni tek Konfigurime dhe zgjidhni menynë Aplikacione.

Hapi 2. Zgjidhni një aplikacion që dëshironi të menaxhoni nga lista e të gjitha aplikacioneve të instaluara.

Njoftimet e konfigurimeve të aplikacioneve hapi1

Shënim: Për të gjetur aplikacionet që dëshironi, kërkoni duke përdorur zmadhuesin ose ikonën e kërkimit në të djathtë lart.

Hapi 3. Klikoni tek Njoftimet.

Hapi 4. Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni njoftimet menjëherë duke klikuar në butonin Shfaq njoftimet dhe gjithashtu mund të zgjidhni tiparet për të cilat dëshironi të merrni njoftime, p.sh. aplikacioni Chrome.

Njoftimet e konfigurimeve të aplikacioneve hapi2

Shënim: Karakteristikat e konfigurimit të njoftimit mund të ndryshojnë nga secili aplikacion.

Si menaxhohen lejet e hyrjes në aplikacion

 

Ndërsa instaloni ose përdorni aplikacionin, mund t'ju kërkohet të jepni lejen tuaj për të hyrë në funksione të ndryshme. Për shembull, E-mail-i mund të kërkojë leje për të parë Kontaktet tuaja, kështu që mund të importojë informacionet e kontaktit të miqve tuaj. Nëse keni dhënë leje aksidentalisht, ju mund të ndryshoni konfigurimet në çdo kohë. Lejet e hyrjes mund të menaxhohen drejtpërdrejt përmes menaxherit të Lejeve.

Hapi 1. Shkoni tek Konfigurime dhe zgjidhni menynë Apps.

Hapi 2.  Klikoni tek ikona më shumë opsione (tre pika vertikale).

Lejet e konfigurimeve të aplikacioneve hapi1

Hapi 3. Zgjidhni Menaxherin e lejes.

Hapi 4. Ju mund të kontrolloni listën e lejeve. Zgjidhni tiparin për të cilin dëshironi të kontrolloni lejet. 

Njoftimet e konfigurimeve të aplikacioneve hapi2

Hapi 5. Nëse dëshironi të ndryshoni hyrjen e disa aplikacioneve, zgjidhni atë që dëshironi të lejoni ose të refuzoni. Për shembull, aplikacioni Galaxy Wearable që lejohet hyrja në funksionin Vendndodhja.

Hapi 6. Ju mund të zgjidhni njërën nga sa më poshtë:

  • Lejoni gjithmonë: aplikacioni akseson këto të dhëna, edhe kur nuk është duke u përdorur.
  • Lejoni vetëm kur përdoret aplikacioni
  • Pyet gjithmonë
  • Refuzoni
Lejet e konfigurimeve të aplikacioneve hapi3

Shënim: Refuzimi i disa lejeve mund të ndikojë në funksionimin e disa aplikacioneve. Në këtë rast, mund të shfaqet një njoftim.

Si verfikohen dhe ndryshohen lejet e hyrjes së një aplikacioni të veçantë

 

Ju gjithashtu mund të përdorni informacione në lidhje me lejet e një aplikacioni individual. Filloni me menunë e cilësimeve të Aplikacioneve.

Hapi 1. Zgjidhni një aplikacion që dëshironi të menaxhoni nga lista e të gjitha aplikacioneve të instaluara, p.sh., aplikacioni YouTube.

Hapi 2. Klikoni tek Lejet.

Hapi 3. Ju mund të kontrolloni detajet e lejeve për aplikacionin. Zgjidhni një nga lejet për të ndryshuar në mënyrë që ta lejoni ose refuzoni atë.

Lejet e konfigurimeve të aplikacioneve individuale

Shënim: Fotografitë dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Nëse po përjetoni vështirësi me celularët, tabletët ose pajisjet tuaja Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm për sa kohë zgjat hetimi. Shihni më shumë në lidhje me dërgimin e një raporti gabimesh tek 'Si të përdoret aplikacioni Samsung Members'.

Faleminderit për komentin tuaj