Shijoni televizorin tuaj Samsung Smart me Titra të Mbyllur për një eksperiencë më përfshirëse

Prezantimi i veçorive të aksesueshmërisë për përdoruesit që janë të verbër ose me vështirësi në dëgjim. Kur shikoni programe televizive, tipari CC (titra të mbyllur) mund të aktivizohet dhe të zhvendoset në një pozicion të dëshiruar në ekran.

Të gjitha modelet e televizorëve Smart Samsung kanë tipare të integruara të aksesueshmërisë, duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse dhe duke i bërë televizorët Smart Samsung më të këndshëm për të gjithë. 

Ç’është tipari i aksesueshmërisë?

Tipari i aksesueshmërisë ofron mbështetje shtesë për ata që janë të verbër ose me vështirësi në dëgjim. Televizorët Samsung Smart kanë funksione të ndryshme aksesueshmërie të inkorporuara, duke përfshirë Voice Guide, përshkrimin Video, Kontrastin e Lartë, Zmadhimin (Focus Magnification), Udhëzimet për telekomandën, konfiguracionet për Titrat, etj.

Këto përpjekje inovative janë njohur nga RNIB-i (Instituti Kombëtar Mbretëror për Personat e Verbër) si i pari në elektronikën e konsumatorëve. Televizori Smart Samsung ka marrë Akreditimin e Provuar dhe Testuar të RNIB-it. 

Tiparet e aksesueshmërisë të treguara në televizor

Shënim:

  • Tiparet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas modelit dhe versionit të programit.
  • Funksioni i shfaqjes së Titrave të Mbyllur mund të përdoret vetëm me programet që përfshijnë sinjale transmetimi të titrave.

Funksionet e aksesueshmërisë mund të konfigurohen për akses të thjeshtë. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për tipin tuaj specifik të telekomandës.

Opsioni 1. Për kontrollet Smart të telekomandës

Shtypni dhe mbani të shtypur butonin Volume ose Mute për menynë e Accessibility Shortcuts.

Opsioni 2. Për kontrollet e përgjithshme të telekomandës

Shtypni butonin Caption për menynë e Accessibility Shortcuts.

Udhëzues Zanor i zgjedhur në menynë e Aksesueshmërisë

Shënim: Udhëzuesi zanor për Accessibility Shortcuts ofrohet edhe nëse konfigurimi i Udhëzuesit zanor është i çaktivizuar ose i është hequr zëri. 

Ndiqni hapat e mëposhtëm për konfigurim të thjeshtë.

Hapi 1. Në telekomandë, shtypni butonin Home dhe navigoni tek Settings > General.

Hapi 2. Zgjidhni Accessibility > Caption Settings.

Konfigurimet e Captions të zgjedhura në menynë e Aksesueshmërisë

Hapi 3. Zgjidhni Caption dhe aktivizoni konfigurimin.

Konfigurimet e Captions në menynë e Aksesueshmërisë

Titrat mund të zhvendosen në një pozicion të dëshiruar në ekran.

Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. 

Hapi 1. Në telekomandë, shtypni butonin Home dhe navigoni tek Settings.

Hapi 2. Zgjidhni General > Accessibility > Caption Settings.

Digital Caption Options të zgjedhura në menynë e Aksesueshmërisë

Hapi 3. Navigoni tek Digital Caption Options dhe zgjidhni Position.

Zgjidhni pozicionin në të cilin dëshironi të shfaqen Titrat- vendosja e sipërme, vendosja e poshtme, raporti origjinal i sipërm ose raporti origjinal i poshtëm. 

Pozicioni i zgjedhur në menynë Digital Caption Options

Shënim: Ky funksion është i disponueshëm vetëm në programet që mbështesin titrat e transmetimit. 

Nëse madhësia e titrave është shumë e vogël ose dëshironi më shumë kontrast midis Titrave të Mbyllur dhe sfondit të ekranit, mund të përshtatni përkatësisht madhësinë ose ngjyrën e germave.

Hapi 1. Shtypni butonin Home në telekomandë dhe navigoni për tek Settings.

Hapi 2. Zgjidhni General > Accessibility > Caption Settings.

Digital Caption Options të zgjedhura në menynë Caption Settings

Hapi 3. Zgjidhni Digital Caption Options për të ndryshuar madhësinë, ngjyrën e sfondit të Titrave dhe ngjyrën e germës së Titrave.

Madhësia e zgjedhur në menynë Digital Caption Options

A mbivendosen ose ndërhyjnë në përvojën tuaj të shikimit Titrat e Mbyllur dhe titrat e hapur të ofruara nga kompanitë e transmetimit? Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ndarë pozicionin e dy titrave.

  • Titrat e Hapur: Të paravendosura në përmbajtje. Nuk mund ti aktivizoni ose çaktivizoni ato.
  • Titrat e Mbyllur: Mund ti aktivizoni ose çaktivizoni ato. 

Hapi 1. Në telekomandë, shtypni butonin Home dhe navigoni tek Settings.

Hapi 2. Zgjidhni General > Accessibility > Caption Settings.

Hapi 3. Aktivizoni Separate Closed Caption. 

Pozicioni i zgjedhur në menynë Digital Caption Options

Shënim: Ky funksion mund të aktivizohet vetëm nëse mbështeten titrat e mbyllura digjitale.

Është e lehtë të rivendosen konfigurimet Closed Caption në konfigurimin fillestar të fabrikës. Ndiqni hapat e mëposhtëm. 

Hapi 1. Në telekomandë, shtypni butonin Home dhe navigoni tek Settings

Hapi 2. Zgjidhni General > Accessibility > Caption Settings.

Hapi 3. Nga Digital Caption Options, zgjidhni Return to Default.

Reset to Default e zgjedhur në menynë Digital Caption Options

Shënim:

  • Nëse keni probleme me Samsung Smart TV, duhet të kontrolloni gjithmonë për të parë nëse ka ndonjë përditësim të disponueshëm të programit, pasi këto mund të përmbajnë një zgjidhje për problemin tuaj.
  • Fotografitë dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të programit.

Faleminderit për komentin tuaj