Mundësia e hyrjes në telefonat "Galaxy"
Voice Assistant
dhe programi udhëzues për Voice Assistant
Voice Assistant mund të veprojë sikurse sytë e tu kur përdor telefonin. Funksionet e tij të japin kontroll maksimal të telefonit edhe pse nuk mund ta shikosh. Kur Voice Assistant është aktiv, telefoni jep komente me zë për të ndihmuar përdoruesit e verbër ose me shikim të dobët. Për shembull, përshkruan se çfarë prek, zgjedh dhe aktivizon. Gjithashtu, mund të redaktosh tekstin ose të ndryshosh cilësime të ndryshme, si p.sh. volumin ose shpejtësinë e të folurit përmes rrëshqitjes së njohur dhe gjesteve me trokitje.
* Figurat e pajisjes të simuluara për qëllime ilustrimi.