Përse është i rëndësishëm rezolucioni për monitorin tënd
Çfarë do të thotë rezolucion?
Rezolucioni i monitorit është numri i pikselëve të shfaqur në ekran të cilët formojnë imazhin që sheh. Zakonisht, rezolucioni përfaqësohet nga dy numra: i pari tregon numrin e pikselëve horizontalë dhe i dyti tregon numrin e pikselëve vertikalë. Për shembull, një rezolucion 1920 x 1080 (zakonisht i quajtur 1080p ose Full HD) do të thotë se ekrani shfaq 1920 pikselë horizontalisht dhe 1080 pikselë vertikalisht.
Rezolucion më i lartë do të thotë më shumë pikselë, duke e bërë imazhin më të qartë dhe më të detajuar.
Ki parasysh se rezolucioni nuk është e njëjta gjë me madhësinë e ekranit. Ndërsa madhësia e ekranit nënkupton dimensionet fizike të monitorit, rezolucioni i referohet dendësisë së pikselëve ose qartësisë së ekranit.
Full HD, FHD ose 1080P
(1920 x 1080)
I arsyeshëm për përdorim të përditshëm
1920x1080 Full HD është një ndër rezolucionet më të zakonshme moderne dhe njihet ndryshe si: Full HD, FHD ose 1080p. Ky rezolucion përdoret gjerësisht për detyra të përditshme kompjuterike, transmetime dhe lojëra dhe është i përshtatshëm për produktivitet të përgjithshëm, si dhe kërkon burime minimale të sistemit.
Quad HD, QHD ose 1440P
(2560 x 1440)
Opsion i balancuar
Në 2560 x 1440 pikselë, Quad HD ose QHD (ndonjëherë i njohur edhe si 1440p) ofron qartësi më të lartë se Full HD. Është një zgjedhje e pëlqyer nga lojtarët dhe profesionistët që duan hapësirë më të madhe pune pa sakrifikuar qartësinë e imazhit. QHD zakonisht konsiderohet si e mesmja e artë mes rezolucioneve 1080 dhe 4K.
4K
(3840 x 2160)
Aty ku lojërat dhe videot performojnë më së miri
4K, i njohur ndryshe edhe si Ultra High Definition (UHD), ofron rezolucion prej 3840 x 2160 pikselësh, katër herë më të lartë se Full HD. Mundëson imazhe tejet të qarta, çka e bën ideal për lojëra, krijim videosh dhe multitasking. Kanavaca e tij më e madhe bën të mundur që programet të punojnë krahas njëri-tjetrit pa humbur cilësinë e imazhit.
5K
(5120 x 2880)
Nivele profesionale të detajeve
Rezolucioni 5K (5120 x 2880 pikselë) mundëson imazhe shumë më të qarta se 4K, me afërsisht 80% më shumë pikselë në të njëjtën hapësirë. Kjo do të thotë se detajet janë më të imëta dhe pamjet janë më të qarta dhe se ka më shumë hapësirë për të punuar, gjë që e bën ideal për profesionistët krijues të fushave të modifikimit të videove, dizajnit grafik dhe fotografive. Dendësia e shtuar e pikselëve ofron saktësi të përmirësuar për punë tejet të detajuara.
Prezantojmë monitorët ultra të gjerë 21:9 dhe 32:9
Shumica e rezolucioneve të zakonshme të listuara më lart janë për monitorët me gjerësi standarde. Por monitorët vijnë gjithashtu me raporte të ndryshme të pamjes. Opsionet gjithnjë e më të pëlqyera ultra të gjera, 21:9 Ultra WQHD madje edhe 32:9 Dual QHD ofrojnë një fushëpamje më të gjerë, çka i bën ata zgjedhjen fantastike për multitasking, lojërat përfshirëse ose modifikimin e videove. Këta monitorë zakonisht përdorin rezolucione më unike se monitorët standardë për të akomoduar gjerësinë e tyre. Nëse të intereson një monitor ultra i gjerë, Samsung ka një gamë të projektuar për përdorim dhe performancë të përsosur.
21:9 Ultra WQHD
Formati ultra i gjerë 21:9 zakonisht përdor rezolucionin Ultra WQHD (UWQHD). Me rezolucion 3440 x 1440, ai ofron përvojë gjithëpërfshirëse për produktivitet dhe argëtim. Hapësira më e gjerë horizontale e punës është ideale për multitasking, duke i lejuar profesionistët të menaxhojnë disa dritare me lehtësi. Lojtarët përfitojnë nga pamja e përmirësuar periferike, gjë që e bën ideal për përvoja gjithëpërfshirëse në zhanret e garave, simulimeve dhe lojërave nga pikëpamja e personazhit kryesor.
32:9 Dual QHD dhe Dual UHD
Monitorët ultra të gjerë 32:9, si Dual QHD (5120 x 1440) ose Dual UHD (7680 x 2160), kombinojnë hapësirën e punës të dy monitorëve në një ekran pa ndërprerje. Ky format është ideal për multitasking dhe i lejon përdoruesve të menaxhojnë pa ndërprerje disa aplikacione ose burime të dhënash njëkohësisht. Lojtarët gjithashtu përfitojnë nga pamja përfshirëse panoramike që përmirëson fushëpamjen periferike për gara, simulime dhe lojëra nga pikëpamja e personazhit kryesor.
A nevojiten më shumë pikselë për ekranet më të mëdhenj?
Dendësia e pikselëve është ajo që akordon rezolucionin e monitorit me madhësinë e ekranit. E matur në piksel për inç (PPI), dendësia e pikselëve tregon se sa pikselë ndodhen në sipërfaqen e dhënë të ekranit. Sa më e lartë të jetë PPI-ja, aq më i qartë dhe më i detajuar shfaqet imazhi, veçanërisht në ekrane më të vogla.
Dendësia e pikselëve është thelbësore pasi, për të njëjtin rezolucion, ekranet më të mëdhenj kanë PPI më të ulët dhe për rrjedhojë detaje më pak të dukshme. Ndaj, nëse preferon një monitor me ekran më të madh, është e rëndësishme që të zgjedhësh një me rezolucion relativisht të lartë për të mundësuar cilësi të lartë të pamjes.
* Vlerat e PPI-së (piksel për inç) mund të kenë dallime të vogla mes monitorëve të ndryshëm për shkak të ndryshimeve në përmasat konkrete të ekraneve.
Nëse nuk e di me siguri se cilin rezolucion po përdor, ky informacion mund të gjendet me lehtësi te cilësimet e ekranit të pajisjes. Në Windows, kliko me të djathtën në desktop, zgjidh "Cilësimet e ekranit" dhe rezolucioni yt do të shfaqet nën opsionin "Rezolucioni i ekranit". Në macOS mund ta gjesh te seksioni "Ekranet" te "Preferencat e sistemit".
Për më tepër, nëse përdor një monitor Samsung mund ta kontrollosh rezolucionin te vetë monitori. Monitorët Samsung vijnë me një meny Shfaqja në ekran (OSD), ku mund të shikosh rezolucionin aktual. Për ta aksesuar:
1. Shtyp butonin Menyja në monitor.
2. Navigo skedën Informacione në menynë OSD.
3. Rezolucioni aktual i ekranit tënd do të shfaqet në seksionin e informacioneve.
Në bazë të informacionit që ke për rezolucionet, mund të vendosësh nëse është i duhuri për ty ose nëse dëshiron një monitor me rezolucion më të lartë dhe me më shumë detaje.
|
FHD (1920x1080) |
• Ekonomik dhe gjerësisht i disponueshëm • Ideal për një kënd videolojërash të thjeshtë në mesatar • Ideal për produktivitet të përgjithshëm pa kërkesa për performancë te lartë |
|
QHD (2560x1440) |
• Balancë ideale mes cilësisë së imazhit dhe performancës • I përsosur për lojëra, multitasking dhe punë me natyrë krijuese • Ofron më shumë hapësirë ekrani për punë që kërkojnë produktivitet |
|
4K UHD (3840x2160) |
• Ideal për lojëra të nivelit të lartë me pamje të detajuara dhe gjithëpërfshirëse • Thelbësor për profesionistët krijues që kërkojnë dendësi të saktë të pikselëve • Ideal për modifikimin e videove dhe krijimin e përmbajtjes në rezolucion 4K |
|
5K (5120x2880) |
• Më i miri për profesionistët që kërkojnë dendësi tejet të lartë të pikselëve dhe saktësi të ngjyrës • I përsosur për punët me video me rezolucion të lartë dhe grafika të detajuara • Lejon hapësirë për mjete modifikimi si dhe përmbajtje 4K |
|
Ultra WQHD (3440x1440) |
• Ofron fushëpamje më të gjerë, gjë që e bën ideal për zhanre lojërash si garat, simulimi dhe lojërat nga pikëpamja e personazhit kryesor. • I shkëlqyer për të parë filma ose përmbajtje në format kinematografik pa shirita të zinj, falë raportit të pamjes 21:9. • I përsosur për profesionistët krijues të cilëve u nevojitet më shumë hapësirë horizontale për multitasking, arritjen e afateve, mjetet e dizajnit ose shtresa të shumta për modifikimin e softuerëve. |
|
Dual QHD (5120x1440) |
• Zë me efektivitet vendin e dy monitorëve 1440p krahas njëri-tjetrit, duke ofruar një hapësirë të rrjedhshme pune për multitasking pa ndarjen e kornizës. • Ofron një përvojë përfshirëse dhe ultra të gjerë për lojëra, me fushëpamje të rritur periferike, duke përmirësuar vëmendjen ndaj rrethanave të lojës. • I përsosur për krijuesit e përmbajtjes, analistët financiarë dhe dizenjuesit, të cilëve u nevojitet një ekran i gjerë për procese komplekse pune si modifikimi, përpilimi i pasqyrave financiare ose aplikacionet CAD. |
|
Dual UHD (7680x2160) |
• Ofron ekuivalentin e dy monitorëve 4K, duke e bërë atë ekranin e gjerë më të mirë dhe pa ndarje me hapësira ose korniza • Ideal për profesionistët që punojnë me përmbajtje me rezolucion ultra të lartë, duke bërë të mundur që çdo piksel të jetë i dallueshëm dhe çdo detaj të jetë i qartë. • Ofron një pamje masive dhe përfshirëse për lojëra si dhe mundësinë për të përballuar njëkohësisht disa aplikacione me rezolucion të lartë pa pasur nevojë për monitorë shtesë. |
Pavarësisht natyrës së kërkesave që mund të kesh për monitorin, ekziston një rezolucion ideal për ty. Mund të eksplorosh linjën e plotë të monitorëve Samsung që ofrojnë rezolucion të kombinuar me madhësitë dhe funksionet për ta shfrytëzuar plotësisht potencialin e monitorit.