Samsung zgjeron aftësitë e aplikacionit SmartThings Find me gjurmuesin Galaxy SmartTag

10/02/2021

Lidhni Galaxy SmartTag inteligjent me çelësat, kuletën ose sende të tjera të rëndësishme, duke përfshirë smartphone-in tuaj Galaxy, për rikuperim të lehtë

Galaxy SmartTag

Tiranë, 9 shkurt 2021 – Samsung Electronics zbuloi së fundmi Galaxy SmartTag të ri, një pajisje që mund të përdoret me aplikacionin SmartThings Find. Produkti i ri ndihmon përdoruesit të lokalizojnë pajisjet e pajtueshme Galaxy më shpejt dhe më lehtë. Gjurmuesi Galaxy SmartTag madje lejon përdoruesit t'i bashkëngjisin sendet e tyre personale, të cilat mund të dërgojnë një sinjal Bluetooth në lidhje me vendndodhjen e artikujve te smartphone-t Galaxy.

Galaxy SmartTag mund të aktivizohet lehtësisht përmes aplikacionit SmartThings Find në smartphone-in tuaj vetëm me disa trokitje të lehta. Pasi të jetë aktivizuar opsioni Galaxy SmartTag, aplikacioni do t'i kërkojë përdoruesit të shtojë një pajisje të re ose artikull të zgjedhur në listën e tij të gjurmimit. Për të gjetur një artikull ose smartphone me gjurmuesin Galaxy SmartTag, thjesht zgjidhni opsionin „Notify me when found“ (Më njofto kur të gjendet) në ndërfaqen e përdoruesit të aplikacionit SmartThings Find. Kur pajisja të gjurmohet, SmartThings Find do t'i dërgojë një njoftim përdoruesit.

Përdoruesit mund të personalizojnë gjithashtu veçorinë opsionale të aplikacionit SmartThings Find në ndërfaqe. Për shembull, mund të konfigurohet të ndezë automatikisht ndriçimin e shtëpisë dhe televizorin inteligjent kur të ktheheni në shtëpi. Përdoruesit gjithashtu nuk duhet të shqetësohen për karikimin e Galaxy SmartTag sepse bateria zgjat për 300 ditë dhe vjen me një bateri të zëvendësueshme.

Gjurmuesi Galaxy SmartTag vjen me një çmim prej ALL 4,399. Për më shumë informacion mbi Samsung Galaxy SmartTag, klikoni në këtë link.

Lista Nuk ka faqe të mëparshme Nuk ka faqe përpara