TV juaj, celulari juaj. Dyfish argëtim.

Lidhni celularin tuaj me TV tuaj dhe shijoni përmbajtjen tuaj sipas dëshirës tuaj.

imazhe smartthings
Kjo video tregon mënyra të ndryshme për të shijuar përmbajtje në TV dhe celularin tuaj. Hapni aplikacionin SmartThings në celular dhe lidheni me TV. Pastaj shijoni veçoritë e mëposhtme: Mirror Screen, View TV on Phone ose Play TV Sound on Phone.

Filloni duke lidhur celularin tuaj me TV

Aplikacioni SmartThings është gjithçka që ju nevojitet për të lidhur celularin tuaj me TV tuaj. Është e lehtë.

Lidhja e telefonit celular me Smart TV përmes aplikacionit SmartThings me ikonën e Wi-Fi.
Faqja kryesore e SmartThings në një telefon celular.

Hapi 1:

Hapni aplikacionin SmartThings në celularin tuaj.

Aplikacioni SmartThings në një telefon celular; dritarja që shfaqet tregon pajisjen e zbuluar.

Hapi 2:

Nëse shihni një dritare që shfaqet, shtypni SHTONI TANI për të lidhur celularin tuaj me TV.
Nuk shfaqet dritarja? Hapni pajisjet dhe zgjidhni TV tuaj.

Transformoni celularin tuaj në një telekomandë

Celular telekomandë

Disa herë telekomanda është shumë larg për t’u përdorur ose ndoshta jeni mësuar të përdorni ndërfaqen e telefonit tuaj. Sido që të jetë, këtu është sesi mund t’a shndërroni celularin tuaj në një telekomandë.

Funksioni i telekomandës në telefonin celular përmes aplikacionit SmartThings, në ekranin Smart TV banda e rrokut është duke dhënë një koncert.

Direkt tek ekrani i madh

Pasqyrimi i ekranit (Smart View)

Jeni duke bërë filma të shkëlqyer të shtëpisë me telefonin tuaj. Pse të mos i shijoni në maksimum në TV tuaj? Ekran më i madh, volum më i lartë. Thjesht më shumë nga gjithçka.

Celulari dhe Smart TV duke ndarë të njëjtin ekran; fotografi e prindërve dhe një fëmije.

TV në lëvizje. Pa tela.

Shihni TV në telefon

Humbët disa pamje sepse u desh të largoheni nga TV? Vazhdoni të shihni në celularin tuaj ndërsa lëvizni dhe mos humbisni kurrë një pamje.

Dy gra ulur pranë tryezës së kuzhinës janë duke parë TV në telefonin celular. Ikona e Wi-Fi që qëndron mbi telefonin celular të saj tregon se është i lidhur me Samsung Smart TV.

Hapi 1. Hapni aplikacionin SmartThings dhe prekni TV tuaj në Dashboard.
Hapi 2. Klikoni menunë lart.
Hapi 3. Klikoni "Shihni TV në telefon"
Hapi 4. Shihni ekranin e TV në ekranin e celularit tuaj.

* Ky funksion është I mbështetur me një numër të kufizuar pajisjesh celulare Samsung.

Shijoni argëtimin tuaj me qetësi

Dëgjoni tingullin e TV në telefon

Shihni programet dhe filmat tuaj me zë aq të lartë sa dëshironi pa zgjuar familjen tuaj që fle. Shijoni veprim dinamik në ekranin e madh dhe tingull gjallërues përmes celularit tuaj.

Një grua është duke parë TV në sallon me kufje ndërsa mban një foshnje natën.

Hapi 1. Hapni aplikacionin SmartThings dhe prekni TV tuaj në Dashboard.
Hapi 2. Klikoni menunë lart.
Hapi 3. Klikoni "Dëgjo tingullin e TV në telefon"
Hapi 4. Futni kufjet tuaja në celular dhe vetëm dëgjoni tingullin e TV tuaj

* Ky funksion është I mbështetur me një numër të kufizuar pajisjesh celulare Samsung.
* Kërkon kapacitetin e Bluetooth për TV dhe pajisjen celulare.