Si mund ta përdor funksionin e vetëpastrimit të kondicionerit të ajrit?

Funksioni i vetëpastrimit pastron dhe than automatikisht pjesën e brendshme të pajisjes së brendshme të kondicionerit. Për ta mbajtur kondicionerin në gjendje optimale dhe për të ruajtur pastërtinë e ajrit të shtëpisë, është e rëndësishme ta pastroni rregullisht pajisjen e brendshme dhe pajisjen e jashtme. 

Çfarë është funksioni i vetëpastrimit?

Funksioni i vetëpastrimit pengon rritjen e mikroorganizmave të dëmshme duke eliminuar lagështinë brenda pajisjes së brendshme. Ky funksion pengon ndryshkjen e bobinës së avulluesit. Aktivizojeni këtë funksion për të pasur një ajër më të pastër dhe më të shëndetshëm. Përdorimi i vetëpastrimit varet vetëm nga përdoruesi dhe nga shpeshtësia e përdorimit. Ju rekomandojmë ta përdorni rregullisht funksionin e vetëpastrimit.

Në pajisen e brendshme ka dalë kodi Cl

  • Nëse është ndezur funksioni i vetëpastrimit, në pajisjen e brendshme shfaqet kodi Cl.
  • Kur fiket kondicioneri, vetëpastrimi punon për 10 minuta (në disa modele për 15-30 minuta).
  • Paneli i indikatorëve i pajisjes së brendshme tregon progresin e pastrimit (nga 1 deri në 99%). 
  • Pas vetëpastrimit, kondicioneri fiket automatikisht.
kontrollo kodin cl në panelin e indikatorëve

Si ta aktivizoni funksionin e vetëpastrimit

Kur vendosni funksionin e vetëpastrimit, ai fillon menjëherë kur fikni kondicionerin. Nëse filloni një funksion ndërkohë që është duke u bërë vetëpastrimi, funksioni i vetëpastrimit rikthehet në pozicionin nistor dhe rifillon nga e para kur ndalon ose përfundon funksioni tjetër që keni aktivizuar.

Hapi 1. Mbani të shtypur butonin “Options” (Opsione) për 3 ose më shumë sekonda. 

shtyp butonin option për 3 sekonda

Hapi 2. Përdorni butonin me shigjeta (majtas ose djathtas) për të përzgjedhur funksionin “Clean” (Pastrim) në ekranin e pultit të komandimit. 

përzgjidh funksionin pastrim për të përzgjedhur modalitetin

Hapi 3. Klikoni butonin “Settings” (Cilësime) për të konfirmuar përzgjedhjen.

klikoni butonin Cilësime për të konfirmuar përzgjedhjen

Shënim:

  • Pamja faktike e pultit të kontrollit (telekomandës) mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj. 
  • Mënyra 1: Mbani të shtypur butonin “Options” (Opsione) për 3 ose më shumë sekonda.
  • Mënyra 2: Shtypni butonin “Options” (Opsione) dhe përdorni butonin me shigjeta (majtas ose djathtas) për të përzgjedhur funksionin “Clean” (Pastrim) në ekranin e pultit të komandimit. Në fund, klikoni butonin “Settings” (Cilësime) për të konfirmuar përzgjedhjen.
2 mënyra për të çaktivizuar funksionin e vetëpastrimit me pultin e komandimit

Shënim:

  • Pamja faktike e pultit të kontrollit (telekomandës) mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

Për ta anuluar vetëpastrimit gjatë kohës kur është duke punuar, shtypni dy herë brenda 20 sekondave butonin “Power” në pultin e komandimit. 

anulo vetëpastrimin gjatë punës

Shënim:

  • Pamja faktike e pultit të kontrollit (telekomandës) mund të ndryshojë në varësi të modelit që keni.
  • Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

Faleminderit për komentin tuaj