Si t’ia ndryshoni krahun derës së frigoriferit Samsung

Ndonjëherë mund të ndodhë që t’ju duhet ta hiqni derën e frigoriferit apo t’ia ndryshoni krahun, për ta zhvendosur, për ta riparuar apo për arsye të tjera. Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për ndryshimin e krahut të derës. Nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutemi gjeni një manual përdorimi ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientët.

Ndryshimi i krahut të derës (nëse nevojitet)

Si t’ia ndryshoni krahun derës së frigoriferit Samsung Si t’ia ndryshoni krahun derës së frigoriferit Samsung

Vegla të nevojshme

Nuk furnizohen bashkë me pajisjen

Pjesë shtesë

Kaçavidë pllakë

Kaçavidë kryq

Çelës 11mm 

Çelës ballor 8mm 

Çelës hekzagonal 5mm

Kapak i menteshës

Kapak i hapësirës së derës

Hapi 1. Hiqeni spinën e frigoriferit nga priza e energjisë elektrike dhe zbrazeni frigoriferin, përpara se të filloni me procedurën e ndërrimit të krahut të derës.

Hapi 2. Hiqeni kapakun e majtë me kaçavidën e vogël.

Hapi 3. Hiqeni kapakun e menteshës me një kaçavidë të vogël për ta nxjerrë nga foleja kapësen e kapakut, duke treguar kujdes për të mos e dëmtuar kapakun.

Hapi 4. Hiqeni mbulesën e kabllos dhe kapakun e derës.

Hapi 5. Shkëputeni pajisjen.

Shënim: Dera është e rëndë, kini kujdes të mos vriteni gjatë heqjes së derës.

Hapi 6. Shkëputeni konektorin e kabllove.

Hapi 7. Hiqni 2 vidat e menteshës së sipërme.

Shënim: Kini kujdes të mos e dëmtoni kabllon gjatë këtij hapi.

Hapi 8. Hiqeni derën e frigoriferit nga mentesha e mesit.

Hapi 9. Çmontojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm (2 vida) dhe një kaçavidë me kokë kryq (1 vidë).

Hapi 10. Hiqeni derën e frigoriferit nga mentesha e poshtme.

Hapi 11. Ndërrojini vendin kapakut.

Shënim: Kini kujdes të mos e gërvishtni derën gjatë ndërrimit të vendit të kapakut.

Hapi 12. Vendoseni derën në një vend ku të punoni në mënyrë të sigurt dhe kini kujdes të mos e dëmtoni derën.

Hapi 13. Në pjesën e poshtme të frigoriferit dhe të derës së ngrirësit janë menteshat me vetëmbyllje dhe vidat të cilave u duhet ndërruar vendi.

Shënim: Kini kujdes të mos vriteni gjatë këtij hapi.

Hapi 14. Shtrijeni me kujdes mbi pjesën e pasme frigoriferin për të bërë ndërrimin e menteshës së poshtme dhe të këmbëve.

Hapi 15. Ndërrojini vendin kapakut të vidave.

Shënim: Kini kujdes të mos e dëmtoni frigoriferin.

Hapi 16. Montojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm dhe një kaçavidë me kokë kryq.

Shënim: Mos ia fshini grason menteshës së mesit.

Hapi 17. Montojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm.

Shënim: Mund të ketë një zhurmë të lehtë gjatë hapjes ose mbylljes së derës.

Hapi 18. Ndërrojani vendin menteshës së poshtme dhe këmbës.

Hapi 19. Kalojeni kabllon në anën tjetër.

Shënim: Kini kujdes të mos vriteni gjatë këtij hapi.

Hapi 20. Ngrijeni frigoriferin në pozicionin më këmbë.

Hapi 21. Montojeni kapakun e hapësirës së derës.

Hapi 22. Ndryshojani vendin guarnicionit të derës së frigoriferit dhe të ngrirësit.

Hapi 23. Shkëputini guarnicionet e frigoriferit dhe të ngrirësit dhe rivendosini pasi t’i keni rrotulluar 180°.

Hapi 24. Vendosni kapakun e kabllos së derës.

Hapi 25. Vendosni menteshën e sipërme.

Shënim:

  • Sigurohuni që guarnicionet e dyerve të jenë vendosur siç duhet. Nëse jo, mund të krijohet zhurmë ose mund të formohet vesë, çka cenon punën e pajisjes.
  • Dera është e rëndë, kini kujdes të mos vriteni.
  • Ju rekomandojmë që ky proces të bëhet nga dy a më shumë njerëz së bashku.

Hapi 26. Rilidheni konektorin e kabllove.

Hapi 27. Futeni kabllon.

Hapi 28. Montoni kapakun e kontrollit.

Shënim: Mos e futni frigoriferin në prizën e energjisë elektrike menjëherë pasi të keni mbaruar punë me ndërrimin e krahut të derës, por prisni të paktën një orë.

Shënim: 

  • Rekomandojmë që kjo procedurë të realizohet nga 2 persona.
  • Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji, duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.

Faleminderit për komentin tuaj