Si ta mbroni pajisjen Galaxy nga malueri

Duke qenë se pajisjet Galaxy bëjnë skanim për të gjetur maluer përpara shkarkimit të aplikacioneve dhe Play Store, është e ulët mundësia që t’ju infektohet pajisja nga malueri. Por, në pajisje mund t’ju instalohen gjithsesi softuere të dëmshme përmes reklamave ose mesazheve të postës elektronike. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për ta mbrojtur më tej pajisjen.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Vendosni se cilave aplikacioneve u lejohet aksesi

Pas instalimit të një aplikacioni, mund të vendosni ju vetë se cilave aplikacioneve u lejohet aksesi në pajisje. Një aplikacion keqbërës mund të bëjë nxjerrje të informacioneve nga pajisja, prandaj bëni kujdes gjatë dhënies së lejeve. Edhe nëse ia lejoni aksesin, nëse nuk e keni përdorur aplikacionin njëfarë kohe, lejet ricilësohen automatikisht dhe do t’ju duhet t’i jepni përsëri lejet kur ta përdorni aplikacionin herës tjetër.

Si t’i ndryshoni lejet e aplikacionit:

Cilësimet e aplikacionit Cilësimet e aplikacionit

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni Apps (App-et).

Përzgjidhni aplikacionin për t’ia ndryshuar lejet Përzgjidhni aplikacionin për t’ia ndryshuar lejet

Hapi 2. Përzgjidhni aplikacionin që doni t’ia ndryshoni lejet.

Përzgjidhni lejet e aplikacionit Përzgjidhni lejet e aplikacionit

Hapi 3. Përzgjidhni “Permissions” (Lejet).

Lejoni lejet për aplikacionin Lejoni lejet për aplikacionin

Hapi 4. Përzgjidhni një opsion për të lejuar aksesin.

Përzgjidhni lejo ose mos lejo për lejet e aplikacionit Përzgjidhni lejo ose mos lejo për lejet e aplikacionit

Hapi 5. Select “Allow” (Lejo) ose “Don’t allow” (Mos lejo).

Edhe nëse vizitoni faqe të sigurta në internet me pajisjen tuaj, mund të ekspozoheni gjithsesi ndaj reklamave të dëmshme. Për shkak të rrezikut të infektimit me maluer përmes reklamave të dëmshme, ju rekomandojmë të përdorni funksionin e bllokimit të reklamave në aplikacionin Internet të Samsung-ut, për t’i kufizuar dritaret e mesazheve dhe për ta mbrojtur pajisjen.

Hapni aplikacionin Internet Samsung Hapni aplikacionin Internet Samsung

Hapi 1. Hapni aplikacionin Internet Samsung.

Përzgjidhni menynë Përzgjidhni menynë

Hapi 2. Përzgjidhni Menynë (tri vijat horizontale).

 Përzgjidhni cilësimin bllokues reklamash  Përzgjidhni cilësimin bllokues reklamash

Hapi 3. Përzgjidhni “Ad blockers” (Bllokues reklamash).

Përzgjidhni nga aplikacionet e sugjeruara Përzgjidhni nga aplikacionet e sugjeruara

Hapi 4. Përzgjidhni nga aplikacionet e Sugjerohen për t’i shkarkuar.

Shënim:

  • Për ta shkarkuar aplikacionin bllokues të reklamave duhet të jeni identifikuar me llogarinë tuaj Google.
  • Mund t’ju duhet të paguani për disa prej aplikacioneve bllokues të reklamave, prandaj lexojeni përshkrimin dhe vlerësimet e secilit aplikacion përpara se ta shkarkoni.
  • Nëse përdorni një aplikacion interneti të një pale të tretë, bëni ndryshimet përkatëse në cilësimet e sigurisë të aplikacionit në fjalë.

Ju rekomandojmë ta aktivizoni “Device protection” (Mbrojtja e pajisjes) për ta mbrojtur pajisjen nga malueri.

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Përzgjidhni Mbrojtja e pajisjes Përzgjidhni Mbrojtja e pajisjes

Hapi 2. Përzgjidhni “Device protection” (Mbrojtja e pajisjes).

Prekni Skano telefonin Prekni Skano telefonin

Hapi 3. Prekni Scan phone (Skano telefonin).

Edhe pse shumë pak e mundur, nëse ju është cenuar pajisja nga malueri, mund ta hiqni një aplikacion keqbërës në Modaliteti i sigurisë. Të gjitha aplikacionet e palëve të treta çaktivizohen gjatë Modaliteti i sigurisë, prandaj mund të jetë më e lehtë të hiqet nga pajisja aplikacioni problematik.

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 1. Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Përzgjidhni Power off (Fik) Përzgjidhni Power off (Fik)

Hapi 2. Përzgjidhni Power off (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 3. Pasi të jetë fikur ekrani, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit

Hapi 4. Kur të shfaqet në ekran stema Samsung, lëshojeni tastin anësor, gjithë duke e mbajtur tastin e uljes së volumit.

Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt

Hapi 5. Kur të shfaqet Safe mode (Modaliteti i sigurisë) në cepin e poshtëm majtas të ekranit, lëshojeni tastin.

ndiqni hapat e mëposhtëm për ta fshirë aplikacionin në Modaliteti i sigurisë.

Menyja e aplikacioneve Menyja e aplikacioneve

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Apps” (App-et).

Identifikoni aplikacionet e panjohura ose keqbërëse Identifikoni aplikacionet e panjohura ose keqbërëse

Hapi 2. Identifikoni aplikacionin që nuk e njihni ose që mendoni se është keqbërës.

Çinstaloni aplikacionin Çinstaloni aplikacionin

Hapi 3. Përzgjidhni “Uninstall” (Çinstalo).

Prekni OK Prekni OK

Hapi 4. Prekni OK.

Nga Modaliteti i sigurisë kaloni në regjimin normal të punës, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Hapi 1. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.
Hapi 2. Prekni “Restart” (Rinis).

Kaloni nga regjimi i sigurt në regjimin normal

Shënim:

  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Mënyra të tjera për ta mbrojtur pajisjen

Ja edhe disa këshilla të tjera praktike si ta mbroni pajisjen dhe ta ruani nga malueri:

  • Shkarkoni aplikacione vetëm nga Play Store ose Galaxy Store, të cilat e verifikojnë sigurinë e të gjitha aplikacioneve.
  • Nuk ju rekomandojmë të përdorni aplikacione anti-maluer të palëve të treta.
  • Mbajeni të përditësuar softuerin dhe sistemin operativ të pajisjes.
  • Çaktivizojeni Bluetooth dhe Wi-Fi gjatë kohës që nuk janë në përdorim.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj