Kupto se çfarë do të thotë pika e gjelbër në pjesën e sipërme të ekranit

Privatësia dhe transparenca në lidhje me përdorimin e kamerës dhe mikrofonit nga aplikacione të caktuara është një çështje e rëndësishme për Samsung dhe produktet e tij.

Që nga Android 12 (S OS), Samsung ka përfshirë disa përmirësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesit për mbrotjen e privatësisë.

Pamje e ekranit kryesor me pikë të gjelbër aktive në krye të panelit të njoftimeve.

Kjo pikë e gjelbër është një vegël që të bën me dije kur një aplikacion po akseson kamerën ose mikrofonin e pajisjes në kohë reale duke shfaqur një pikë të gjelbër në krye të panelit të njoftimeve.

Kur shikon ose lëviz nëpër meny, mund të shohësh nëse disa aplikacione po përdorin ose jo kamerën ose mikrofonin.

Mund të shohësh gjithashtu se cilat aplikacione po aksesojnë këto funksione duke trokitur te pika e gjelbër.

Si të kuptosh se cilat aplikacione po përdorin kamerën ose mikrofonin

Hapi 1. Pamje e një telefonate ku shfaqet ikona e kamerës dhe mikrofonit. Treguesit e tjetër janë të fshehur për pak kohë. Hapi 1. Pamje e një telefonate ku shfaqet ikona e kamerës dhe mikrofonit. Treguesit e tjetër janë të fshehur për pak kohë.

Hapi 1. Vegla do të shfaqë pikën e gjelbër në pjesën e sipërme djathtas, duke treguar nëse po përdoret mikrofoni, kamera ose të dyja.

Hapi 2. Pamje e pikës së gjelbër në pjesën e sipërme djathtas të ekranit gjatë një telefonate pas pak sekondash. Treguesit e tjerë shfaqen sërish. Hapi 2. Pamje e pikës së gjelbër në pjesën e sipërme djathtas të ekranit gjatë një telefonate pas pak sekondash. Treguesit e tjerë shfaqen sërish.

Hapi 2. Pas pak sekondash, do të shfaqet vetëm një pikë e gjelbër me pjesën tjetër të treguesve.

Hapi 3. Pamje e menysë së njoftimeve që shfaqet gjatë telefonatës me pikën e gjelbër në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Trokit te pika e gjelbër. Hapi 3. Pamje e menysë së njoftimeve që shfaqet gjatë telefonatës me pikën e gjelbër në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Trokit te pika e gjelbër.

Hapi 3. Hap shiritin e njoftimeve dhe trokit te pika e gjelbër.

Hapi 4. Pamje e menysë së njoftimeve që shfaq aplikacionet që po përdorin aktualisht kamerën ose mikrofonin. Hapi 4. Pamje e menysë së njoftimeve që shfaq aplikacionet që po përdorin aktualisht kamerën ose mikrofonin.

Hapi 4. Tani mund të shohësh se cili aplikacion po përdor kamerën ose mikrofonin.

Si të kontrollosh dhe të ndryshosh lejet e aksesit të kamerës dhe mikrofonit

Mund të kontrollosh lejet e dhëna për kamerën dhe mikrofonin dhe t'i ndryshosh ato nëse dëshiron.

Nëse dëshiron të kontrollosh listën e lejeve, ndiq hapat në vijim.

1 Në menynë "Cilësimet", trokit tek opsioni "Privatësia".
2 Në menynë "Privatësia", trokit tek opsioni "Menaxheri i lejeve".
3 Në menynë "Menaxheri i lejeve", mund të rishikosh se cilat aplikacione kanë leje për të përdorur kamerën, mikrofonin ose të dyja.

Ndiq hapat në vijim.

1 Në menynë "Cilësimet", trokit tek opsioni "Privatësia".
2 Në menynë "Privatësia", trokit tek "Aksesi i kamerës/aksesi i mikrofonit".
3 Në menynë "Menaxheri i lejeve", mund të rishikosh se cilat aplikacione kanë leje për të përdorur kamerën, mikrofonin ose të dyja.

Faleminderit për komentin tuaj